Modelja e famshme Miranda Kerr është bërë nënë për të katërtën herë, teksa lajmin e bukur e ka ndarë në Snapchat, aplikacion që zotërohet nga bashkëshorti i saj, ndërsa ka zbuluar edhe emrin e vogëlushit, për të cilin cifti ka zgjedhur emrin Pierre.
“Jemi të tejmbushur me gëzim nga lindja e rrezes sonë të diellit, Pierre Kerr Spiegel”- shkruan Miranda, duke shtuar se ndihet shumë e bekuar, ndërsa bashkangjitur publikoi një foto me lule portokalli dhe të verdha, si dhe një palë çorape bebi dhe një batanije me emrin e të porsalindurit.
Kujtojmë se modelja 40-vjeçare dhe bashkëthemeluesi i Snapchat, Evan Spiegel, janë prindër të 2 fëmijëve të tjerë, Hart, 5 vjeç dhe Myles, 4 vjeç, ndërsa Miranda është edhe nëna e Flynn, për të cilin bashkëprindëron me Orlando Bloom.