BREAKING NEWS

Çfarë nuk funksionoi në mbrojtjen e Berishës? Karamuço 'zbërthen' momentin e sulmit nga 31-vjeçari

Çfarë nuk funksionoi në mbrojtjen e Berishës?
x
BREAKING NEWS

“Sulmi ndaj Berishës ishte i kurdisur”, gazetari zbardh detajet dhe tregon provat e forta

“Sulmi ndaj Berishës ishte i kurdisur”, gazetari zbardh detajet
x
BREAKING NEWS

A do ta marrë postin e nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës? Ja si përgjigjet Alimehmeti

A do ta marrë postin e nënkryetarit të Bashkisë së
x
BREAKING NEWS

“Sulm ndaj Berishës ishte i organizuar”, Këlliçi zbardh detaje të forta: Autori ishte një i infiltruar, ja cili ishte qëllimi

“Sulm ndaj Berishës ishte i organizuar”, Këlliçi
x
BREAKING NEWS

Njoftuan largimin e Yuri Kim, Jozefina Topalli zbërthen deklaratën e ministrisë së Jashtme dhe zbardh prapaskenat: Ja pse po largohet ambasadorja amerikane

Njoftuan largimin e Yuri Kim, Jozefina Topalli zbërthen deklaratën e
x
BREAKING NEWS

Detaje të pathëna, Klodiana Lala zbulon se çfarë u gjet në telefonin e Gerti Shehut: Ngjarja nuk është rastësore

Detaje të pathëna, Klodiana Lala zbulon se çfarë u gjet
x
BREAKING NEWS

"E planifikuar", Artan Hoxha zbardh prapaskenat ndaj sulmit të Berishës: E çuditshme që Gerti Shehu...

"E planifikuar", Artan Hoxha zbardh prapaskenat ndaj sulmit të
x
BREAKING NEWS

“E turpshme!”/ Largimi i ambasadores amerikane Yuri Kim, Salianji zbulon çfarë po tenton të bëjë Edi Rama

“E turpshme!”/ Largimi i ambasadores amerikane Yuri Kim, Salianji
x

Gossip

Nuk ka më enigma! Arbana Osmani i tregon të gjitha, nga fillimi i nisjes së 'Big Brother Vip', tek personazhet deri tek surprizat për këtë edicion, flet moderatorja e njohur

Nuk ka më enigma! Arbana Osmani i tregon të gjitha, nga fillimi i

Moderatorja Arbana Osmani, e ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake Up”, na foli pak më shumë mbi impenjimet e saj të shumta, nga të qenurit nënë e deri te projektet e saj, siç është “Big Brother VIP” dhe më i fundit ku do ta shohim së shpejti, Festivali i Këngës.

Si ia del duke menaxhuar kohën tënde mes prindërimit dhe projekteve televizive?

Të gjitha këto projekte kanë qenë që para se të vinte Zoi në jetë. Jemi përpjekur të ruajmë një ekuilibër mes punëve dhe prindërimit. Të trija këto projekte kanë qenë mjaft me impenjim, si filmi, “Big Brother VIP” dhe tani Festivali i Këngës. Nuk është e lehtë. Kam dashur ta përkrah Edin që çdo promovim filmi. Për fat të mirë, kam një skuadër profesioniste që më vjen në ndihmë. Kjo ndërmarrje e re e Festivalit është shumë sfiduese për mua, por gjithashtu dhe atje ka një grup profesionist që po ma bëjnë punën shumë të lehtë.

Kur do të nisë “Big Brother VIP 2”?

Do të nisë brenda këtij viti. Është përzgjedhur kasti. Kemi kërkuar personazhe dhe karaktere që njerëzit të afeksionohen pas tyre. Edhe në edicionin e parë, publiku e ndiqte sepse u pëlqenin personazhet, jo skandalet. Ndryshe nga viti i kaluar janë personazhe më të njohur dhe kanë karriera më aktive dhe më të gjata. Ka një konkurrencë shumë më të madhe se kush do të hyjë, nga viti që shkoi. Kemi gati një edicion të ri me një kast të shkëlqyer që mbase do t’i lënë në hije ata të edicionit të kaluar.

Cili mendon se ka qenë suksesi i edicionit të kaluar të “Big Brother VIP”?

Çdo personazh është trajtuar me dinjitet. Janë theksuar pikat e tyre të forta. Të gjithë ata janë shfaqur në një mënyrë që publiku nuk e kishte njohur. Janë trajtuar me shumë kujdes, ka qenë një edicion që shihej me kuriozitet nga të gjithë.

Ndërkohë çfarë mund të na thuash për këtë sfidë të re siç është dhe moderimi i Festivalit të Këngës?

Ftesa për ta prezantuar festivalin më është bërë dhe vite të tjera dhe nuk ka qenë momenti i duhur. E mendova si një spektakël ndryshe nga ato që kam bërë. Një festival ndryshe, ku theksi është te kënga, jo tek dukja. Kemi vendosur që këngët të mos dalin më parë por të njihen gjatë festivalit, që njerëzit t’i presim me kuriozitet. Diçka ndryshe nga vitet e tjera është që këngën përfaqësuese në Eurovizion do të jetë publiku ai që e zgjedh, jo juria. Kemi dashur që ta ndajmë këtë dhe do të ketë 3 çmime të para, Çmimi i Karrierës, Artisti i ri më i mirë dhe ai i Eurovizionit.