BREAKING NEWS

Zgjedhjet e 14 majit/ PS mbledh Kryesinë për të shpallur kandidatët përfundimtarë, shtyhet me dy orë, zbardhet arsyeja

Zgjedhjet e 14 majit/ PS mbledh Kryesinë për të shpallur
x
BREAKING NEWS

Vazhdon ‘lufta’ brenda opozitës/ Alibeaj vetëm me 17 kandidatë në zgjedhje? Ja të gjithë EMRAT e bërë publikë deri më tani

Vazhdon ‘lufta’ brenda opozitës/ Alibeaj vetëm me 17
x
BREAKING NEWS

KQZ merr vendimin e fundit dhe hedh shortin për përcaktimin e subjekteve zgjedhore

KQZ merr vendimin e fundit dhe hedh shortin për përcaktimin e
x
BREAKING NEWS

Arsimimi i qeverisjes Rama, Niko Peleshi ministri më “gdhë” me 13 vite studime për shkollën e lartë, Ogerta Manastirliu dhe Ulsi Manja “magjistarë” të doktoraturave plagjiaturë, Lindita Nikolla mesatare mbi 5, Taulant Balla ka nisur gjimnazin 18 vjeç...

Arsimimi i qeverisjes Rama, Niko Peleshi ministri më
x
BREAKING NEWS

PD e Lulzim Bashës vendos sot për zgjedhjet e 14 majit, ja kush janë 3 kandidat e propozuar për kryetar në Bashkinë e Tiranës

PD e Lulzim Bashës vendos sot për zgjedhjet e 14 majit, ja kush
x
BREAKING NEWS

Ambasadorja Yuri Kim mesazh të fortë Berishës dhe politikës shqiptare: Duam kandidatë të pastër në zgjedhje, boll me shitblerje votash, të korruptuarit janë kërcënim për sigurinë e SHBA

Ambasadorja Yuri Kim mesazh të fortë Berishës dhe politikës
x
BREAKING NEWS

Eksodi me gomone drejt Anglisë, Çuçi shpërthen me deklaratën shokuese dhe iu ‘pret’ shpresat shqiptarëve ilegal: Ndalojini dhe kthejini pasi janë të zgjuar dhe e manipulojnë sistemin kudo

Eksodi me gomone drejt Anglisë, Çuçi shpërthen me
x
BREAKING NEWS

SPAK trondit Arben Ahmetajn, sekuestron vilat e bashkëjetueses dhe ish-gruas së tij në Hamallaj e Palasë, bllokohen fatura dhe sende personale, ish-ministri socialist në ankth

SPAK trondit Arben Ahmetajn, sekuestron vilat e bashkëjetueses dhe
x

Gossip

"Për 4 dekada të kam urryer i dashur..."/ Dalina Buzi shkruan letrën e pazakontë për jetën e saj dhe shpërthen në lot gjatë emisionit: Doja të të zhdukja njëherë e përgjithmonë!

"Për 4 dekada të kam urryer i dashur..."/ Dalina Buzi

Dalina Buzi ka shkruar një letër të pazakontë, kushtuar gjoksit të saj. Moderatorja tregoi në "Goca dhe gra", se nuk është prekur aspak nga komentet pas paraqitjes së saj në "Dancing with the stars", por përkundrazi këto komente e kanë nxitur të shkruante këtë letër kaq domethënëse e të veçantë.

"Sot i kam bërë për herë të parë një letër gjoksit tim sepse kam një histori të gjatë. Doja ta bëja këtë letër për gocat e mia që një ditë do e dëgjojnë, për çdo vajzë ose djalë që ka vuajtjet e veta fizike. Mua komentet nuk më vranë fare, por do doja të dinit që ka ca histori prapa çdo gjëje", u shpreh Dalina.

Letra e Dalinës: "I dashur gjoksi im! Të kam urryer që ditën e parë që u ndërgjegjësova për praninë tënde. Kam qenë në klasë të katërt në plazh në Pogradec dhe mbaj mend asnjë nga shoqet e mia nuk mbante reçipeta përveç meje. Të urreva sepse më bëre grua para kohe. Të urreva se i dhe çunave material për shaka e ngacmime dhe mamit tim arsye për të më mbërthyer deri në grykë e për të më përsëritur çdo ditë të njëjtën frazë: Kujdes se të doli! Të urreva për reçipetat e shëmtuara bezhë të komunizmit që mezi i mbërtheja. Të urreva dhe për reçipetat e bukura që s’rrinin kurrë tek ty si tek gocat e Victoria’s Secret. Të urreva sepse asnjë vrap apo hedhje e imja në fiskulturë nuk kalonte pa u përmendur. Të urreja sepse më dukej sikur asnjë çun s’më shihte në sy edhe kur më shihnin. Por e di për ça të urreva më shumë o gjoks? Që u bëre kaq faktor tek mua, aq sa më përcaktohej se kush isha për çdo milimetër shfaqje tënden në publik. Një kopsë e hapur më shumë dhe isha e përdalë e kërkoja të joshja. Një pulovë e trashë sipër dhe isha e shëndoshë dhe e padëshiruar. Ti rriteshe dhe unë të shtypja poshtë reçipetave sportive sepse nuk e honepsja dot praninë tënde. Ankesat e shoqeve të mia për gjokset e tyre nr 1 apo 2 më dukeshin llastime. Sa herë thoja me shaka që nëse do të mundja do ta prisja një copë me gërshërë dhe do t’ua jepja. Do e bëja vërtetë nëse do gjeja ato lloj gërshërësh magjike. Kur humba qumështin, 40 ditë pas lindjes së vajzës së madhe, aty doja të të zhdukja njëherë e përgjithnjë. Çfarë funksioni kishte ti tek unë si grua kur as nënë s’më bëje dot? Kur mami u sëmur nga kanceri në gji fillova të të shihja si armik në jetën time. Një personazh negativ, një e keqe e panevojshme. Kur s’më bën të ndihem seksi, kur s’më bën të ndihem nënë, kur rrezikon jetën e njerëzve të mi të shtrenjtë për çfarë dreqin ekziston? Kur pastaj ti re, u zvogëlove dhe u rrudhe pas humbjes së kileve të tepërta në lindjen e dytë, u bëre një e keqe e shëmtuar dhe e padurueshme. Por nuk të zhdukja dot ndaj vendosa të të zbukuroj me kirurgji plastike. Ti nuk u zbukurove kurrë. Proteza krijoi infeksion dhe unë u futa 3 herë nën thikë për ty derisa më në fund, ekzaktësisht 1 vit më parë në 2021 të riktheva aty ku të lashë dikur, në gjimnaz kur sa kisha nisur të të urreja me shpirt, të ktheva te ajo formë natyrale pa dhjamin e kileve të tepërta, pa thikat e operacioneve, pa shtrëngimet e lidhjet për të të fshehur. Të takova për herë të parë në nëntor 2021 pas operacionit dhe u dashurova me ty. Dhe qava! Qava se më erdhi keq kur ti paske qenë kështu pse unë të kam urryer kaq shumë. I dashur gjoksi im, në moshën time 44-vjeçare ti u bëre faktor sërish. Ata dhjetëra që komentuan ekspozimin tënd në rripat e fustanit tim të zi të premten e Dancing ëith the stars më thanë të alarmuar se unë nuk kam nevojë të të bëj ty faktor për të fituar vëmendje. Sepse mua më mjafton veç truri. I shtrenjti gjoksi im, askush nuk e di përveç ti dhe unë që për herë të parë në jetën tonë të përbashkët, ti veç faktor nuk bëhesh dot më, as për mua dhe as për të tjerët. Ti nuk më përcakton të jem asgjë sepse ti je pjesë e një gjëje shumë më të madhe që përfshin shpirtin, trupin dhe mendjen time. Ti nuk ekspozohesh sepse unë kam nevojë për ty, por sepse tani pas 4 dekadash urrejtje të vazhdueshme unë të dashuroj, je i imi. Të dua!"

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Goca & Gra (@gocadhegra)