BREAKING NEWS

Zbulohet struktura re e Rithemelimit, ja ndryshimet drastike që do të ndodhi nga nënkryetarët deri te emërimet e mbështetësve që janë në pozicionin e anëtarëve të Kryesisë

Zbulohet struktura re e Rithemelimit, ja ndryshimet drastike që do të
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj urdhrat që mori Rama dhe Zelensky nga NATO, Samiti për Ukrainën nuk ishte reklamë për kryeministrin, ja plani amerikan që po thuret në fshehtësi të plotë për Shqipërinë

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj urdhrat që mori Rama dhe Zelensky nga NATO,
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni zbardh arsyen pse Ilir Meta braktisi protestën e Rithemelimit dhe rrëfen të pathënat e 20 shkurtit 1991: Ja mashtrimet e Sali Berishës, bustin e Enver Hoxhës e bëri vetë gati për ta rrëzuar diktatura

Daut Gumeni zbardh arsyen pse Ilir Meta braktisi protestën e Rithemelimit
x
BREAKING NEWS

SPAK merr në pyetje për 7 orë Damian Gjiknurin, në skaner pasuritë e tij, udhëtimet, shtëpitë dhe dyshimet për llogari të fshehura bankare në Maltë, ja aferat që mund të fundosin deputetin, nga abuzimet në projektin e rrugës Tiranë-Elbasan, te dosja e ...

SPAK merr në pyetje për 7 orë Damian Gjiknurin, në skaner
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta vulos “divorcin” me Sali Berishën pas izolimit në shtëpi, “zbret” në terren dhe kërkon të marrë kreun e opozitës

Ilir Meta vulos “divorcin” me Sali Berishën pas izolimit
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e fshehta mes Ramës, Berishës, Metës dhe Gazment Bardhit, kodet e tyre mafioze për të kërcënuar njëri-tjetrin, lidhjet me oligarkët, prapaskenat e akuzave të fshirjes së serverëve në “21 janar” dhe detajet nga lufta e madhe që ka plasur për ...

Ja pazaret e fshehta mes Ramës, Berishës, Metës dhe Gazment
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Ja ‘Thembra e Akilit’ në drejtësi që mund të shpëtojë Sali Berishën nga ‘arresti në shtëpi’ dhe rasti i vetëm kur mund t’i digjet mandati si deputet, pse ish-kryeministri mund t'ia hedhë paq nëse hetohet dosja e ‘21 Janarit’...

Spartak Ngjela: Ja ‘Thembra e Akilit’ në drejtësi që
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ja të gjitha tentativat e Berishës për të mbuluar krimin e 21 Janarit 2011, skema për t’ia faturuar vrasjet opozitës, sajesa e plagëve nga afër dhe shpërblimi që iu dha gardistëve, gati të çojmë në SPAK një video që nuk e ka parë Prokuro...

Idajet Beqiri: Ja të gjitha tentativat e Berishës për të
x

Gossip

Video/ Elvis Myrtaj rrezikon të lërë shtëpinë e BBV, kolegët dalin në mbështetje të gazetarit dhe u bëjnë thirrje qytetarëve për ta votuar

Video/ Elvis Myrtaj rrezikon të lërë shtëpinë e BBV,

Gazetari i kronikës së zezë, Elvis Myrtaj, është një nga personazhet më të dashura të publikut, i cili është bërë pjesë e shtëpisë së "Big Brother VIP" këtë edicion të tretë.

Me integritetin e tij, me mirësjelljen, me thjeshtësinë e tij ka rrëmbyer zemrat e publikut shqiptar, i cili e përqafoi menjëherë figurën e tij.

Këtë javë ai ndodhet në një nomimin kur përballë ka aktorin Romeo Veshaj dhe modelen Heidi Baci.

Në mbështetje të tij, sot ka pasur një nismë nga kolegët e Elvisit, gazetarë të cilët para Prokurorisë së Posaçme para institucionit ku shpesh ai raportonte, të cilët ftojnë qytetarët të përkrahin gazetarin në mënyrë që të qëndrojë sa më gjatë brenda shtëpisë.

Gjatë qëndrimit të tij në "Big Brother VIP", Elvisi është nga të paktat personazhe që ka treguar se mund të bëhesh pjesë e një loje apo një realityshow pa përdorur  gjuhë skandaloze, sjellje vulgare, agresivitet ndaj të tjerëve, gjëra të cilat nuk kanë munguar as në këtë edicion të "Big Brother VIP".

Elvisi ka treguar se përtej të qenit VIP është një njeri i thjeshtë, i dashur, i përkushtuar ndaj familjes dhe punës dhe një figurë me integritet.

Pak ditë më parë ai ndau me të gjithë publikun shqiptar dhe historinë e jetës së tij. Vështirësitë ekonomike me të cilat i është dashur të përballej kur ishte fëmijë apo problemet shëndetësore të babait të tij.

Gjatë rrëfimit tregoi se dita më e lumtur dhe e bukur e jetës së tij ishte momenti kur gjendja e babait të tij u stabilizua dhe doli nga koma.

Gazetari tha se ishte futur në "Big Brother" për të rigjetur veten pasi pas problemeve që kishte kaluar kishte një gjendje të rëndë psikologjike.

“Jam lindur 16 gusht, 1986. Jam djali i fundit i familjes, një familje e vogël, por e lumtur. Jam rritur në një lagje e cila ka pasur një komunitet shumë të lumtur dhe si rrjedhojë edhe fëmijëria ime ka qenë e lumtur. Në pranverën e 2004-ës, për shkak të problemeve të babit në biznesin e tij, filluan problemet ekonomike.

Bënim ekskursione me shkollën në Kosovë dhe Sarandë, dhe i thashë babait që nuk do shkoj, nuk e harroj atë ditë, ka qenë e martë. Babi im ka hyrë në shtëpi me 100 euro dhe 100 mijë lekë, i kishte marrë borxh për mua që të mos ndahesha nga shokët. Dhe doja të kurseja sa më shumë dhe i kam kthyer 70 euro dhe 50 mijë lekë. Ka qenë një nga momentet më të bukura të jetës sime, kuptova se në një familje të bashkuar arrihet çdo gjë.

Ky vit që lamë pas ka qenë edhe më i vështirë, babai ka pasur hemorragji të brendshme në stomak dhe e shtruam në spital. Pësoi një atak dhe prej katër ditësh qëndroi në koma, mendova se e humba, nuk e kisha menduar se do ta përjetoja kështu.

Një telefonatë më dha shpresë dhe më tha që gjendja e babit u stabilizua dhe kjo ishte ndjesia më e mirë që kam pasur ndonjëherë. Pas këtij momenti nuk kam pasur një gjendje të mirë psikologjike, mund edhe të kem kaluar në depresion, kisha frikë të konsultohesha me një psikolog se kisha frikë nga përgjigjja që do merrja.

U futa në 'big' që të ktheja Lisin që kisha humbur. Doja të gjeja veten se e kisha humb veten, frymoja kot, nuk kisha asnjë lloj motivi, asnjë lloj emocioni. Jam shpreh me disa nga banorët që edhe sikur të dal tani jam në rregull sepse e kam gjetur sërish veten time”, rrëfeu gazetari.