Një lajm i hidhur ka trishtuar këtë të dielë korçarët dhe dashamirësit e muzikës.
Tenori i korit Lyra, Thanas Konini ka ndërruar jetë në moshën 71 vjeçare.
Mësohet se Thanas Konini vuante nga probleme të shëndetit, pasi pak kohë më parë ka pësuar ishemi dhe gjendja e tij është përkeqësuar gjatë ditëve të fundit.
Ai ishte një nga korçarët më të njohur, pjesë e Korit Lyra prej një jete. Thanas Konini ishte tenor i korit, me një zë të veçantë dhe njihej nga të gjithë për talentin e tij.
Ai ka interpretuar si solist në këngët: “Dua më shumë Shqipërinë”, “O moj ti me sytë e zinj”.