BREAKING NEWS

Arti në zi/ Ndahet nga jeta piktorja e njohur (Emri)

Arti në zi/ Ndahet nga jeta piktorja e njohur (Emri)
x
BREAKING NEWS

Zbulohen 12 emrat e propozuar nga qeveria për ambasadorë (Lista)

Zbulohen 12 emrat e propozuar nga qeveria për ambasadorë (Lista)
x
BREAKING NEWS

Publikuan sekretet hetimore për arrestimin e Vangjush Dakos, SPAK bën lëvizjen urgjente

Publikuan sekretet hetimore për arrestimin e Vangjush Dakos, SPAK bën
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur zbardh detaje nga ngjarja në “Don Bosko”, ja kush është Nikoll Sherrniku i arrestuar edhe më parë për vrasje

Gazetarja e njohur zbardh detaje nga ngjarja në “Don Bosko”, ja
x
BREAKING NEWS

Ndryshime në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, ja kush emërohet zëvendësministëri i ri (Emri)

Ndryshime në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, ja
x
BREAKING NEWS

Arrestohet personi 'kyç' në atentatin e bujshëm ndaj rivalit të Ervis Martinaj ku mbeti e vrarë banakierja në "Don Bosko" (emri)

Arrestohet personi 'kyç' në atentatin e bujshëm ndaj
x
BREAKING NEWS

Tragjedia e Gërdecit/ Përfaqësues të ambasadës së SHBA-së në gjyqin e Mediut

Tragjedia e Gërdecit/ Përfaqësues të ambasadës së
x
BREAKING NEWS

Pas 9 orësh mbledhje të kryesisë, Bardhi zbulon datën e zgjedhjes së kryetarit të PD-së

Pas 9 orësh mbledhje të kryesisë, Bardhi zbulon datën e
x

Lifestyle

A doni një jetë të lumtur? Duhet të hiqni dorë nga këto gjëra

A doni një jetë të lumtur? Duhet të hiqni dorë nga

Ne mbajmë me vete shumë “bagazhe” të panevojshme dhe krijojmë shumë zakone të këqija. Ngatërrohemi nëpër këto zakone dhe shpesh herë kemi nevojë për kujtesa, që të pastrojmë mendjen tonë. Ja disa prej zakoneve dhe sjelljeve më të këqija, nga të cilat duhet të hiqni dorë.

Asgjë nuk është e përsosur dhe nuk duhet të harxhoh kohë në pritje të të përsosurës. Jeta e përsosur, partneri i përsosur, puna e përsosur dhe trupi i përsosur nuk ekzistojnë. Ne mund të përpiqemi vetëm që të pranojmë me të vërtetë atë që jemi, duke u përmirësuar ne vetë, bashkë me aspektet e jetës sonë.

Mos e kalo jetën duke e parë gotën gjysmë bosh. Negativiteti është një pjesë e qëndrueshme e jetës së gjithësecilit. Mos injekto në mënyrë aktive më shumë negativitet në jetën tënde. Merr aspektet negative të jetës tënde dhe shih potencialin për rritje.

Nuk na është garantuar asgjë në jetë. Një njeri mund të punojë drejt një objektivi, dhe pa patur aspak faj ai vetë, gjithçka mund të shembet. Për të qenë të suksesshëm dhe të lumtur, duhet të jeni fleksibël. Trajtojeni të ardhmen ashtu si është, një e panjohur, por mos e mbush të panjohurën me frikërat e tua apo me negativitet.

Ju nuk jeni budallenj, të pavlerë apo të shëmtuar. Jeni ata që jeni, por nuk është e gjitha. Mos e destino vetveten për të dështuar apo mos e ndëshko veten për shkak të opinioneve të pavërteta. Jeni të përsosur ashtu si jeni, dhe kjo mund të jetë  e vështirë për t’u kuptuar. Nëse kuptoni se ka aspekte të vetes suaj që nuk ju pëlqejnë, ndryshojini.

Cdo herë, ju bëni aq mirë sa mundeni. Mbas faktit mund të kuptoni se mund të kishit bërë më shumë, por në atë kohë, këtë gjë e kishit të paditur. Mos i vër fajin vetes apo të tjerëve për mosarritjet e jetës. Prano atë që ka ndodhur dhe mëso prej saj.

Marrëdhënia mori fund për një arsye, besoju atyre arsyeve dhe ec përpara. Nëse jeni shumë i zënë duke parë në të shkuarën, atëherë do ju shpëtojë gjëja më e mirë që ju vjen. Mund të jetë e lehtë të kërkosh një ndjesi përmbylljeje pas një marrëdhënieje, por duhet të kuptosh se marrëdhëniet e vjetra kanë qenë humbje kohe, vetëm nëse ne i lejojmë të jenë të tilla.

Nëse mund të bësh një gjë për veten tënde, atëherë duhet të jesh ti që duhet ta bësh. Duhet të përpiqesh të vazhdosh të rritësh dhe kultivosh burimet e tua. Të tjerët do ju lënë në baltë, në mos një ditë, një ditë tjetër, kështu që është më mirë të kesh aftësinë t’i bësh vetë gjërat e tua.