BREAKING NEWS

Romeo Kara: Ilir Meta ka marrë vesh lajmin se do ta arrestojnë, Ismailaj kishte frikë se mund ta eliminonin në qeli, nëse ai ka dalë kundër ish-presidentit është hapur ‘Kutia e Pandorës’, nga pazaret që thurnin në ish-bllok, te bisedat në Pragë dhe mes...

Romeo Kara: Ilir Meta ka marrë vesh lajmin se do ta arrestojnë,
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho: Sherri mes Metës e Monikës lojë për të shpëtuar nga prangat e SPAK, ja pse u largova nga Iliri dhe pse PL është një eksperiment i dështuar, ish-presidenti do të ketë të njëjtin fati si Berisha

Spartak Braho: Sherri mes Metës e Monikës lojë për të
x
BREAKING NEWS

Gjykata e Lartë merr në dorë vrasjen e Azem Hajdarit, në 23 maj merret vendimi për Izet Haxhinë, avokati i tij jep detajet e forta: Plani ishte për të vrarë Saliun në ’98, jo ish-deputetin demokrat, ja 23 provat që ish-truproja disponon për krimet e Be...

Gjykata e Lartë merr në dorë vrasjen e Azem Hajdarit, në 23
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi rrëfen detajet “bombastike” për “SKY ECC” dhe dosjen “McGonigal”, në përgjime ka rënë edhe Edi Rama, ja të fshehtat nga koncesioni prej 20 milionë euro që ka përfituar ish-agjenti i FBI nga kryeministri shqiptar...

Avokati Arben Llangozi rrëfen detajet “bombastike” për
x
BREAKING NEWS

Myslim Murrizi: Gazment Bardhi dhe Sali Berisha nuk janë bashkë, gjysma e grupit parlamentar të PS kanë vila në Lalëz dhe shtëpi te rezidenca e Gentiana Sulës, ja si rrëzohet Rama nga pushteti

Myslim Murrizi: Gazment Bardhi dhe Sali Berisha nuk janë bashkë,
x
BREAKING NEWS

E akuzoi se nuk kanë denoncuar korrupsionin, Endri Shabani nxjerr blof gazetarin Klodian Tomorri, zbulon disa nga skandalet e bëra publike nga Nisma Thurje dhe del hapur në mbështetje të SPAK

E akuzoi se nuk kanë denoncuar korrupsionin, Endri Shabani nxjerr blof
x
BREAKING NEWS

Eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli: Ja sa do të jetë rritja e pensioneve që do të realizohet në tetor, skema që po ndiqet dhe detajet nga dy bonuset që do të marrë mosha e tretë për këtë vit

Eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli: Ja sa do të
x
BREAKING NEWS

Pakti për emigrantët/ Reagojnë mediat italiane: Engjëll Agaçi, njeriu kyç në marrëveshjen Shqipëri-Itali, një ish-avokat i...

Pakti për emigrantët/ Reagojnë mediat italiane: Engjëll
x

Lifestyle

Lajme të mira! Meri Gjini bën parashikimin për muajin prill: Më i mbarë se marsi, ja shenja më me fat

Lajme të mira! Meri Gjini bën parashikimin për muajin prill:

Meri Gjini ka treguar me detaje se çfarë e pret çdo shenjë të Horoskopit këtë muaj, dhe ka dhënë disa këshilla per shenja të caktuara qe duhet të tregojnë kujdes.

Dashi: Venusi te Dashi në datën 5, në të gdhirë të datës 6. Gjëja e parë që do të rregullojë janë çështjet emocionale që kanë qenë të ngurta, me shumë situata që janë shoqëruar me ankth që nga eklipsi i Hënës së marsit. Kemi gjithashtu çështje që i përkasin pagesave. Nuk është se do të mungojë stresi. Është i pranishëm thuajse çdo ditë pjesa “si do ia bëj”, por momente të papritura do të ndihmojnë të paktën në dy faza. Faza e parë që janë veprimet serioze që do të bëni diku rreth datës 10 dhe faza më e rëndësishme është diku rreth datës 20. Me kalimin e Diellit te Demat, pritshmëritë tuaja duhet të vijnë duke u rritur.

Demi: Bashkimi i Uranit dhe Jupiterit ndodh te Demat kështu që nuk ka se si të mos përfshihen drejtpërdrejt, sidomos të lindurit në fundin e 10-ditëshit të dytë të qendrës së shenjës së Demave. Te Demat është shumë e rëndësishme kjo periudhë për të siguruar çështje të ekonomisë, ose të lëvizjeve bankare, ose çështje pronësie. Mërkuri në të kundërt duket sikur ka tërheqje zvarrë të ditës. Duket sikur mungesa e kohës për të kaluar me shoqërinë do të jetë arsye që do të grinden. Megjithatë me Venusin te Dashi dhe Mërkurin në të kundërt do të duhet të jeni të kujdesshëm te pjesa e jetës personale.

Binjakët: Zhvillime me pjesën e punës dhe te ekonomisë, ky është prioriteti. Kjo është çështja që do të merren pjesën më të madhe të muajit prill. Do të ndihen sikur vlerësohen pak më pak, do të ndihen sikur lehtësisht mund të ketë keqkuptime me miq dhe më shokë. Çdo gjë do të ketë një zgjidhje të mirë dhe çdokush do të marrë atë që mendon se meriton. Kujdesi do të duhet të tregohet në atë që ka të bëjë me komunikimin, telefonatat. Duket sikur do të ketë probleme me humbjen e lekut. Pak kujdes me lekun.

Gaforrja: Sa i përket prioritetit të muajit, është për të mbyllur çfarë detyrimesh kanë për të mbyllur. Një pjesë e mirë është lënë pas një periudhë e cila ka qenë prej një kohe shumë të gjatë, prej një viti me shumë paqartësi për pjesën më të madhe të Gaforreve, por njëkohësisht me pasiguri për sa i përket vazhdimësisë profesionale. Korrigjime të mundshme do të jenë të pranishme.

Luani: Mërkuri në të kundërt te Dashi ndikon te pjesa e kujdesit që do duhet të tregojnë me komunikimin me njerëzit me familje, apo me njerëzit që i ndjejnë të familjarizuar. Sa i përket hyrjes më të rëndësishme, që kanë përballë Plutonin, i jep mundësinë për të marrë në dorë pushtetin ekonomik.

Virgjëresha: Vendime të rëndësishme që i përkasin profesionit apo çështjeve bankare do të duhet të jenë shumë të kujdesshme. Mund të shoqërohen me shumë pak vonesa në hartimin e agjendës, por nuk do të ketë një dëm që nuk korrigjohet brenda së njëjtës ditë.

Peshorja: Për sa i përket ndjesisë së parë, është faktori i së papriturës që do të jetë present nga dita e nesërme deri në datën 20 të muajit prill. Ajo që do të jetë tipike është se do të harxhojnë shumë kohë në ndihmesë të të tjerëve.

Akrepi: Një mërkur në të kundërt, do të duhet të tregoni kujdes me komunikimin te njerëzit e familjes. Ajo që është e rëndësishme është profesioni sidomos për të lindurit në datën 10 të nëntorit.

Shigjetari: Në familjen e 10 të tyre kemi Marsin dhe Saturnin. Sa i përket Mërkurit në të kundërt te Shigjetarët, është çështje vonesash apo kujdes mos i dërgoni gabim mesazhet sepse kjo do t’ju bënte të ndiheshit pak si të zbuluar. Venusi është shumë i bukur për Shigjetarët.

Bricjapi: Ka vend për luhatje të forta të humorit për të kaluar nga ekstremi në ekstrem. Do duhet të menaxhoni pjesën emocionale. Data 20 do t’i favorizoje për çështje zyrash, shteti.

Ujori: Për të mbyllur çështje të rëndësishme, Prilli do të rezultojë magjik për të hequr nga kurrizi barra të cilat i kanë të mbartura prej kohësh. Do hapet rruga për një periudhë shumë të mirë.

Peshqit: Kanë Marsin dhe Saturnin në hyrje të drejtpërdrejtë, lëvizjet bankare, lëvizjet me pronat, me trashgiminë është e detyrueshme të jetë si prioritet. Me shpenzimet e tyre, nuk ka vend për entuziazëm.