BREAKING NEWS

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir Metës në Angli, udhëtimet e tyre të shpeshta dhe të pajustifikuara drejt Londrës, zbardhen detaje nga pasuritë e tij të fshehura në bankat e Zvicrës, Kongos, Qipros dhe San Marinos, dalin në skenë edh...

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e SPAK, ja “asi i tij nën mëngë”, Evi Kokalari bën deklaratën e fortë

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e
x
BREAKING NEWS

Altin Dumani akuzon Edi Ramën se ka bllokuar punën e SPAK, nuk jep fonde për shtesë personeli të BKH dhe këshilltarë ligjorë që do asistojnë prokurorët në luftën kundër korrupsionit

Altin Dumani akuzon Edi Ramën se ka bllokuar punën e SPAK, nuk jep
x
BREAKING NEWS

SHELL i plas “bombën” Edi Ramës, Shpiragu “gropa e zezë” e kompanisë, tërhiqen nga 600 milionë euro investime pa asnjë pikë nafte, bie propaganda e fondit 500 milionë euro të pensioneve të kryeministrit

SHELL i plas “bombën” Edi Ramës, Shpiragu “gropa e
x
BREAKING NEWS

Ja kush janë familjet që kontrollojnë mediat dhe bëjnë pazare me qeverinë në Shqipëri, “Freedom House” jep alarmin, prania e korrupsionit, tentativat e vazhdueshme të Berishës për të destabilizuar vendin dhe sabotuar SPAK shqetësuese, zbardhet raporti ...

Ja kush janë familjet që kontrollojnë mediat dhe bëjnë
x
BREAKING NEWS

“Bomba” e Bardhyl Resos: Edi Rama ka dosje në SHBA, në 2025 nuk do të jetë më kryeministër dhe po fituan socialistët me vota, ja rreziku që e pret

“Bomba” e Bardhyl Resos: Edi Rama ka dosje në SHBA, në
x
BREAKING NEWS

Monika Kryemadhi shpërthen kundër Ilir Metës, aludon se po bëhet “kurban” i tij, çifti në krizë të thellë pas fundosjes nga SPAK

Monika Kryemadhi shpërthen kundër Ilir Metës, aludon se po
x
BREAKING NEWS

Ja lëvizja e dyshimtë e parave mes Monika Kryemadhit dhe nënës së saj që vuri në lëvizje SPAK, i gjithë burimi i pasurisë përrallorë të familjes “Meta” i ka tek dhurimi i 500 m2 tokë dhe kursimi i 5 milionë lekëve, pallati dhe vila e tyre “mbinë si me ...

Ja lëvizja e dyshimtë e parave mes Monika Kryemadhit dhe
x

Opinion / Editorial

 Bastardët

 Bastardët

Në gazetën DITA të datës 27 Shkurt 2024, gazetari i mirënjohur, Viktor Malaj, midis të tjerave shkruan: “Gangsterë ka pasur, ka dhe do të ketë kudo e kurdoherë, por dendësia dhe pafytyrësia pa droje dhe kaq shumë e përhapur, alarmuese dhe e dëmshme e gangsterëve tanë ordinerë e politikë nuk njeh shembuj, përveç vendeve ku, prej kohësh, e bëjnë ligjin Mafia, krimi dhe kaosi”. Duke qenë plotësisht dakord me këtë ligjëratë realiste, personazheve të mësipërme që përmend autori, do të dëshiroja t’u shtoja edhe nofkën “bastardë”. Veçanërisht për dy nga politikanët që, në tre dekadat e fundit kanë drejtuar shtetin në pjesën më të madhe të kohës, por edhe për “gjurmët” e pashlyeshme që kanë lënë, e po lënë në subkoishencën e qytetarëve. Është fjala për Sali Berishën dhe Edi Ramën, i pari “ish” pushtetar, e i dyti “bish” i tillë. Gangsterë ordinerë e politikë, siç thotë gazetari Malaj, ka patur e do të ketë me shumicë, sidomos në sistemin borgjezo-kapitalist, ndërsa “bastardët” janë në një numër më të vogël, por fatkeqësisht shkaktojnë më shumë dëme se të parët. Gangsterët lindin e “afirmohen” në rrugë, duke kaluar nga gangster ordinerë, në gangster politikë.

Ndërsa “bastardët”, kanë origjinë të caktuar, madje origjinë të pëlqyeshme, por që degradojnë rrugës, duke u bërë “bastardë” të rracës së tyre. Vini re: Dy personazhet e shkrimit tonë, Berisha e Rama, nëse do të vinin nga radhët e qytetarëve të dënuar e persekutuar nga sistemi socialist, thjeshtë për vuajtjet që kanë pësuar, sjelljet dhe veprimet e tyre prej gangsteri, katili e tirani, do të ishin disi të justifikueshme. Por “dyshja jonë karizmatike”, vjen nga i njëjti sistem shoqëror, ku ata dhe familjet e tyre i shërbyen me përkushtim e me ndërgjegje të plotë. Ndryshimi prej 180 gradësh nga militantë të socializnmit, në militantë të sistemit kapitalist, ndodhi thjeshtë se tek ata u materializua shprehja e popullit, e cila thotë: “Duke u rritur, e duke u bastërduar”! Megjithatë, midis dy “bastardëve” tanë ka edhe ndryshime, të paktën në formë. Berisha e nisi si militant i kohës së socializmit, ndaj dhe hyri me bindje në radhët e Partisë Komuniste (PPSH), ku shërbeu me përkushtim. Po me të njëJtin pasion e përkushtim e mori kthesën, sapo sistemi ndryshoi ngjyrën dhe kahjen. Në të dy rastet, Berisha ishte dhe mbeti militant i vendosur e i përkushtuar, sepse në të dy sistemet shoqërore, ai kishte mision. Në të parin, mision të përqafuar me bindje, ndërsa në të dytin, mision të imponuar nga padronët.

Këtë “mision” të dytë Berisha e vijon edhe sot, kur ka dalë plotësisht nga loja politike, për të mos iu ndarë gjer sa të ketë frymë. Madje, nëse qëllon që të ndërrohet përsëri sistemi, ai me siguri do të vërë në qarkullim kthesën tashmë shpëtimtare të 180 gradëshit. Ndërsa me Ramën, ka ndodhur disi ndryshe. Bastardimi tek ai nuk erdhi me imponim, por evuloi e zuri vend qysh nga adoleshenca e gjer sa u burrnue, duke marrë me plot meritë nofkën e “bastardit” të origjinës e të familjes së tij, fillimisht kjo për “modë”, e në të pastajmen me bindje e ndërgjegje të plotë. Të dy këta liderë bastardë, me qëndrimet dhe veprimet e tyre, do të mbeten në histori si shembëlltyra me e zezë e racës shqiptare: I pari, Berisha, si “Neron” i Shqipërisë, ndërsa i dyti, Rama, si degjenerues i saj. Ndonëse me ngjyra e pretendime të ndryshme, në thelb janë si dy degët e të njëjtës pemë, pemës së kalbur tashmë të sistemit kapitalist. Bastardët tanë mbajnë njëri – tjetrin, sepse ata dhe padronët e tyre, e dinë fort mirë, se po ra njëri, bie edhe tjetri. Ky konkluzion u vertetua edhe në vizitën më të fundit të sekretarit të Shtetit, Blinken. Kjo vizitë pritej të sillte furtunë në politikën shqiptare, por ndodhi krejt e kundërta. Miku i madh i përtej Atllantikut, na e la aty ku ishte, si “ballkonin” e Berishës, edhe “poltronin” e Ramës, madje, duke e shoqëruar këtë të fundit me togfjalëshin “lidër i shkëlqyeshëm”, ngjashëm me “burrë-shtetasin” e ambasadorit Arvizu, adresuar Berishës, në ditët e tmerrshme të 21 janarit 2011.

Berisha, tashmë është në grahmat e fundit të politikbërjes, por sivëllami i tij, Rama, është ende në lulëzim. Falë ngjyrës rozë që ka mbërthyer këtu e dy dekada më parë, ai tashmë është padron absolut i shumnicës dërmuese të votuesve, të cilët, të tromaksur nga bëmat e Saliut, mbylli sytë dhe vrapojnë mbas Ramiut. Ky i fundit, ndryshe nga Saliu, deklarohet rrallë kundër sistemit socialist, që të mos trembë militantët dhe simpatizantët nostalgjikë e të trullosur, por ama tek veprimet nën rrogoz, është recidivist i pandreqshëm. Jo njëherë i ka evidentuar hapur pikëpamjet dhe veprimet e tij antisocialiste, e madje edhe antikombëtare, por dëgjuesit dhe militantët e partisë së tij, sapo shohin germat PS mbi ngjyrën herë rozë e herë mavi të kostumit apo flamurit, qetësohen dhe ngjishen në rresht pas klanit të tij. Veçoria e Ramës, qëndron në faktin se, edhe kur gafat e tij prej bastardi dalin sheshit, nuk le mënyrë pa provuar për t’i sfumuar ato në maksimum, duke organizuar “Samite”, që gjer tani nuk kanë siguruar asnjë “simite” për interest e vendit të tij. Madje këto ditët e fundit, kur në vendin tonë pati disa aktivitete “pikante”, gafat e Ramës dolën shumë shpejt me “byth në diell”, çka çvlerësuan plotësisht “gjetjet” e tij oratorike. Gjatë vizitës së përbashkët me Sekretarin Blinken tek Piramida e Kryeqytetit, Rama lëshoi këtë ligjëratë mirëseardhjeje për mikun e madh: “Diktatori për të cilin kjo piramidë u ndërtua, sot po rrotullohet në varr. Ai na rriti me urrejtje për ju. Por ne sot ju mirëpresim dhe urojmë një marrëdhënie të gjatë”. Dy tre ditë më vonë, në mbyllje të Samitit të vendeve të Ballkanit Perendimor për mbështetjen e Ukrainës, Rama ynë, me kërkesë të presidentit Zelensky, nënshkroi një marrëveshje për bashkëpunimin e dy vendeve në fushën e prodhimit të armatimeve, sidomos të municioneve të artilerisë.

Presidenti i Ukrainës, me siguri kishte dëgjuar për uzinat e armatimit e të municionit të Shqipërisë, por ndoshta nuk e dinte se ato objekte, “demokracia” shqiptare, e drejtuar prej bastardëve Berisha, Rama e soji i tyre, i ka rrafshuar gjer në themele. Gjatoshi ynë, nuk arriti të përkulej gjer tek veshi Zelinskit të shkurtër, që t’i thoshte se uzinat në fjalë nuk figurojnë më në inventarin e shtetit të tij, ndaj firmosi letrat duke u munduar të fshehë skuqjen e pjesës së fytyrës që nuk ia mbulonte mjekrra alla qemaliste. Batuta që dy – tre ditë përpara lëshoi me Blinkenin, për ‘’rotullimin e diktatorit në varr”, ju faneps realisht si e vërtetë. Tek piramida, nuk pati “rrotullim të diktatorit në varr”, sepse “Diktatori”, as ëndërroi për piramida, e as qëndroi qoftë dhe një sekond tek ajo.

Por ama, kur Kryeministri ynë Rama, nënshkroi marrëveshjen për prodhim armatimesh në uzinat e armëve, që ai pati lënë në të gjallë të tij, tashmë të shkretuara prej Ramës me shokë, vërtet u rrotullua në varr, duke folur me dhimbje: “Si është e mundur që djali i Kristaqit, që e kishim nga skuptorët më të mirë dhe njëherësh edhe në kryesinë e Kuvendit Popullor, u bë bastard i familjes dhe i vendit të tij?!” Dhe këtë pyetje dëshpëruese e bëjnë të gjithë ata që e kanë njohur skulptorin e Popullit, Kristaq Ramën, duke ndjerë dhimbje për të birin, i cili degradoi në bastard të familjes së tij dhe të vendit që e lindi dhe e rriti. Shoqëria shqiptare, ka patur e do të ketë gangsterë, firarë e tradhëtarë, prej të cilëve kemi vuajtur e do të vuajmë si popull. Por dështakët dhe sidomos bastardët, përveç dëmeve kolosale në jetën dhe veprimtarinë tonë, na sjellin shpërfytirim të genit tonë kombëtar. Aq më tepër kur këta tipa i lejojmë të na dalin në krye të oxhakut të konakut tonë.