Në moshën 86-vjeçare, gazetari gjerman Carl von Ossietzsky fitoi Çmimin Nobel për Paqe, ndërsa më pas Komiteti në Oslo u akordoi të njëjtin vlerësim „për guximin në mbrojtjen e shprehjes së lirë”dy gazetarëve të tjerë – Maria Ressa në Filipine dhe Dimitri Muratov, në Rusi. Maria Ressa drejton Rappler, një website investigimesh, që nxori në shesh publikisht korrupsionin në vendin e saj në nivelin më të lartë, duke pëtrfshirë Presidentin e Filipineve Duterte. Dimitri Muratov është, qysh nga viti 1995, kryeredaktor i organit Novaia Gazeta, në Moskë, një nga zërat e pakët kritikë që kanë mbetur ende gjallë në Rusi. „Ata janë përfaqësues të të gjithë gazetarëve që përkrahin këtë ideal në një botë në të cilën demokracia dhe liria e shiypit përballen me kushte gjithnjë e më kundërvënëse” nënvizoi gjatë ceremonisë përkstëse Presidentja e Komitetit të lartpërmendur Berit Reiss-Andersen.
Maria Ressa u dënua me burg për shkrimet e saj dhe deklaroi në një intervistë për Reuters në Manila se sa e rëndë ishte gjendja në Filipine. Ndër të tjera, ajo theksoi : „Asnjëherë nuk e ka pasur kaq të vështirë publicistika sa tani. Çmimi përbën një vlerësim global të rolit që luajnë gazetarët për ndreqjen e botës sonë me difekte. Politikanët kanë në dorë mjetet për të memecuar zërat jokomodë ”.
Redaksia e Muratovite pësoi keq: vdiqën në kushte të dyshimta Igor Domnikov, Iuri Scekocikin, Ana Politkovskaia, Stas Markelov, Anastasia Baburova, Natasha Estemirova. Pikërisht këtyre ua kushtoi Muratovi Çmimin dhe vuri në dukje se në Rusi publicistika është një nga profesionet më të rrezikuara. Paskëtaj trysnitë u shtuan edhe më tej në Rusi. Një numur i madh gazetarësh regjimi i shpalli „agjentë të huaj” dhe u dëbuan ose u dënuan me gjoba prej mbi 60.000 dollarë, që të falimentonin publikimet e tyre. Kërcënimi me vdekje shpesh herë u konkretizua, si në rastin e Ana Polikovskaias, ndërsa arrestimet e paligjshme u bënë të panumurt. Dan Smith, drejtor i Stockholm International Peace Research Institute, mendon se „kjo dukuri gjithnjë e më e theksuar shtron problemin e një lufte më të madhe për mbrojtjen e të drejtave dhe të sigurisë së gazetarëve”.
Novaia Gazeta e ruajti pavarësinë ngaqë gazetarët janë aksionerët kryesorë e sidomos për arsye se ata i dolën burrërisht zot misionit të tyre, duke shpërfillur trysnitë. Kremlini madje e përgëzoi me hipokrizi Dimitri Muratovin.
Në demokracitë e konsoliduara korrupsioni, në shumicën dërrmuese të rasteve, ndëshkohet pothuajse njëqind përqind. Këtë e ilustron, për shëmbull, ajo që ndodhi jo shumë kohë më parë me kancelarin e Austrisë Sebastian Kurz, i cili u detyrua të paraqitte dorëheqjen sepse u dyshua që i dha ryshfet pronarit të Mediengruppe Österreich, Wolfgang Fellner, që të botonte sondazhe opinioni në favor të Partisë Popullore, që kryesonte. Sondazhet do të paguheshin me të hollat publike nga ministri i Financave, që i përkiste të njëjtës parti. Kancelari Kurz e përligji dorëheqjen duke e trajtuar si një veprim të përgegjshëm për të mos krijuar kaos dhe krizë politike në vend. Megjithatë e mbajti funksionin e kreut të partisë dhe imunitetin politik, çka u kritikua nga shtypi i pavaruar. Një premierë absolute ishte qëndrimi i Presidentit të Austrisë, Alexander van der Bellen, i cili u kërkoi ndjesë qytetarëve për mungesën e respektit dhe të imazhit moral të kancelarit Kurz e të bashkëpunëtorëve të tij të afërt partiakë.
Në demokracitë e konsoliduara, duke qënë në kërkim të së përkryerës, nuk ndruhen të shprehin pakënaqësi për arritjet e shënuara. „Në Gjermani nuk ka pluralizëm. Në Gjermani liria e shtypit është një iluzion”. Ai që ka thënë këto quhet Udo Ulfkotte, ish-këshilltar politik i ish-kancelarit gjerman Helmut Kohl, redaktor në „Frankfurter Allgemeine Zeitung” dhe drejtues i revistës „Whistleblower”. Kjo e fundit konsiderohet si burim informacionesh alternative ndaj lajmeve që mediat „klasike” nuk i pasqyrojnë. Para ca kohësh Ulfkotte botoi librin me titull Gekaufte Journalisten (Gazetarë të blerë) e me nëntitull: „Si udhëhiqen mediat gjermane nga politikanë, nga shërbimet sekrete dhe nga grupet e mëdha financiare”.
Në faqet e librit të mësipërm gjen shprehje të tilla, si: „Gazetarët na manipulojnë çdo ditë e çdo orë”: „Zërat kryesorë të shtypit në fakt janë zgjatime të zyrës së komunikimit të NATO-s”; „Liria e shtypit është e gjasmuar”. Libri përmban akuza jo gjithnjë të argumentuara për korrupsion, manipulim, për gazetarë të shitur tek shteti, tek amerikanët apo tek kompani të fuqishme.
Megjithëse shumë tëdhëna të librit shihen si të dyshimta, nuk mohohet fakti që autori i tij Udo Ulfkotte e ka kuptuar si shkojnë punët në tregun e massmediave dhe si funksionojnë mekanizmat e manipulimit të opinionit publik.
Në Shqipëri dhe në vende tëtjera ish-komuniste përdorja e financave për të krijuar njëimazh të caktuar politik në shtyp është shndërruar në një praktikë jotransparente, përderisa mediat eshkruara dhe pamore financohen gjithnjë e më shumë nga subvencionet që u akordohen partive të ndryshme dhe nuk janë të pakët gazetarët që blihen për të ndikuar në masat që të votojnë në favor të aksh formacioni politik. Pra kemi gazetarë dhe „gazetarë”.
„L’argent fait la guerre” („Paraja bën luftën”) ka thënë Napoleon Bonaparti për „luftën e nxehtë”. Por fjalët e tij kanë vlerë edhe për „luftën e ftohtë”, një variant i së cilës zhvillohet ktualisht në „fushën e betejës” së propagandës.