Milianov Kallupi, ndjesë pastë, i quajtur tashme edhe “babai”i haikut shqiptar,pasi ishte ai qe haikun japonez e beri te flase shqip pas viteve nentedhjete,duke themeluar edhe “ Haik- Klubin Shqiptar”,ne te cilin u mblodhen krijues qe filluan te shkruajne haiku nga vise te ndryshme shqiptare,duke realizuar zhanrin e vertete te haikut shqiptar,ka lene pas nje krijimtari te larmishme ne shkollen e tij haikiane,ku duhet mesuar vazhdimisht ata qe kane deshire ta levrojne ate.Mirepo,duke qene se kohet e fundit ka patur dyndje te levrimit te kesaj gjinie magjike, e njeherazi, duke tjetersuar formen dhe permbajtjen e haikut,aq sa ka arritur te botohen dhe te “pagezohen” haiku me dy vargje,apo libra , duke i cilesuar haiku,po ne fakt asgje nuk I ofron me te, po hedhim keto shenime,si nje sprove per studimin e haikut nga kritiket e mirefillte te letersise dhe te haikut shqiptar.Ne nje perkthim te para disa vitesh, Jorma Maria Loci, shkruan se haiku eshte nje nga format me te rendesishme te poezise japoneze.eshte nje forme poetike mjaft e shkurter,krijuar se pari nga Masaoka Shiki ne fillimin e shekullit XX,si nje ritrajtim I hokkut.nje forme kjo shume me e vjeter tradicionale japoneze.
Shiki mbajti vetem vargun e pare nga seria e vargjeve te lidhura ( renga ).Ky lloj hokku apo “vargu hapes”,fillimisht konsistonte ne tri radhe,afersisht 5,7,5 njesi fonetike ( morae ),te cilat vetem perafrojne me rrokjet ne shqip.Haiku kombinon elemente te ndryshem te nje pershtypjeje ndjesore unike,me nje pauze,apo e quajtur ndryshe “fjala prerese”, ne fund te 5 njesive fonetike te para ose 7 te dytave.Me gjithese rralle here thyer nga poetet japoneze,keto rregulla jane thyer me vone me levizjen e ashtuquajtur “forma e lire” haiku ne japonisht si dhe ne gjuhe te tjera te botes,qe me sa duket evoluan nga hokku.Pa me te voglin dyshim,asnje diskutim mbi haikun bashkekohor nuk mund te quhet I plote pa permendur dhe folur me pare per hollun.Tre mjeshtrat e medhenj japoneze te formes se hokkut qene Matsuo Basho,Yosa Busson dhe Kohayashi Issa,krijuesi dhe shkruesi I pare me I madh I formes se haikut ,si forme e vecuar dhe e dallueshme prej tradites se vjeter te hokkut ( hajkai me renga ),ka qene Masaoka Shiki.Poeti I haikut modern shkruan per nje moment ne kohe,nje eksperience te shkurter qe qendron vecmas.ndersa hokku tradicional fokusohet tek natyra dhe vendi qe zene njerezit ne te,poeti I haikut modern zakonisht prek cdo teme qe I duket e pershtatshme,qofte kjo e lidjhur me natyren,qofte me nje vend urban ,qofte edhe me material me permbajtje teknologjike.
Ndersa hokku i vjeter i shmangte te tilla tema,si romanca,dhunen e hapur,etj.,haiku bashkekohor shpesh trajton vecanarisht tema te tilla.”Tashme ne sofren poetike shqiptare eshte ulur kembekryq edhe nje mik i mire,haiku .Ai ka bere rruge te gjate per te arritur deri ketu.Ka ardhur nga Japonia e larget e fantastike.Pak I vonuar ,pak i lodhur,por jo I deshperuar.Ai tingellon embel e qarte sin je valezim valesh e feshferitje gjethesh ne bjeshke,shushurime burimi e perplasje flatrash”,shkruante poeti Milanov Kallupi.Haiku erdhi ne fillimvitet 2000 fuqishem,me nje zemer qe I rreh para 500 vjetesh,me nje fytyre te praruar e gjithe drite dhe me nje ze te magjishem.Por tashme haiku shqiptar,duke mos qene i pagoje,me modesti po flet,bile po ngre zerin deri ne qiell,flet shqiptarce,duke u lutur qe mos ta denigrojne,mos ta shperfytyrojne kete bukuri dhe krijese te shenjte,se haiku si vete poezia ,eshte sin je mushke e mbrapshte,qe jo kushdo mund t’I hypin.
Ajo hedh shqelma e te vret.Duhet te dish ta besh per vete.Ta perkedhelesh,t’i ujdisesh tri fjale te embla,te mira e ta miklosh.Ja ,pra si eshte haiku,kjo mushke xanxare.Pra haiku asnje here nuk behet prone e nje kalimtari te rendomte,as e njerezve me deficiste intelektaule e krijuese,as e mediokerve. Dhe jane keta te pakuptueshmit qe edhe e kane tjetërsuar, e kane cunguar, se rruga e haikut eshte e veshtire,shkruante Milianovi, ndjese paste. Ndaj duam t’ju sugjerojme edhe disa kolegeve te letrave dhe miqve tane,qe rendom kane shkruar per haikun, pa e njohur ate,se haiku bashkekohor ndonese ka ruajtur dhe vazhdon ta ruaj traditen e hokkut te vjeter japonez,po tenton te perhapet drejt nje individualizmi me forma standard bashkëkohore,jo vetëm ne Japoni,por edhe ne vende te tjera ku levrohet dhe praktikohet.Ndaj miqesisht do u thoja ketyre shkruesve se ne shqip tingellon bukur fjala haiku e krijohet pa shenja apostrofike,se shqipja eshte e bukur,vargezonjese,tingelluese dhe poetike.