1-Historia e krimbit: Të gjithë na ka qëlluar që arra të jetë e krimbur. Kemi “mallkuar” krimbin , apo shitësin dhe e kemi hedhur. Historia e krimbit? Krimbi hap një vrimë në lëvoren e arrës dhe hyn brenda. Brendësia e arrës ngjason me trurin e njeriut, dhe ai fillon ta hajë atë. Duke ngrënë, krimbi trashet dhe i rritet barku. Pas ngrënies së tepërt do të dalë, por vrima që kishte hyrë tashmë është shumë e vogël. Më e keqja është se arra e shpuar tashmë e tharë është forcuar dhe e pamundshme që vrima të zgjerohet. E vetmja zgjidhje për të dalë është humbja e peshës. Krimbi duke vazhduar urinë, kthehet në formën e vjetër e del , por shumë i dobësuar dhe i “frikësuar”! Ata që nuk bien në peshë, ngordhin brenda arrës. Ne mërzitemi kur shohim një krimb, apo një arrë të zbrazët.
-Shumë njerëz të dehur nga prona dhe pasuria i ngjajnë krimbit të arrës. Disa kënaqen kur pasurohen ! Por shumica,vonë shumë vonë ndalojnë së vrapuari për pasuri, por frikën e kanë ! Vjen koha që pranverat dhe verat kanë mbaruar. Çfarë kanë mbetur janë vetëm ‘vjeshtat’ dhe ‘dimrat’ e jetës tyre dhe duhen shumë ilaçe e dieta për të mbijetuar. Këta ‘krimba”ushqehen me” dhjamin” e mbetur nga arra e nuk e duan punën e përpiqet të jetojnë “qyl”. Tek ne gjen shumë të tillë. Ata janë kudo mbase” arra” këto 33-vjet ka patur me bollëk . Dua të theksoj se shumë ‘krimba’ kanë patur frikë që të futen brenda arrës , jo se s’kanë dashur të ushqehen , por kanë patur frikë se mos mbeten brenda . Dhe në fakt tek ne shumë kanë mbetur brenda! Të tjerët kanë pranuar atë pak ushqim jashtë, sa të jetonin të izoluar në lëvozhgën e arrës .Disa të tjerë nuk duan të hyjnë e quajnë veten” të ndershëm” e kanë frike si i thonë“parazit”. Vuajnë shumë jashtë , por më mirë jashtë të lirë e të pangënë sa brenda dhe të izoluar . Disa të tjerë nuk dalin , por frika i ka zënë ,mbase vjen një ditë mbaron ushqimi e gjenden të ngordhur brenda një arre të krimbur
2- “Tahmaja e madhe ha kokën e të zot”: Thonë se arrat që nuk kanë krimba janë të shtrenjta! Duken të bukura nga jashtë, por të krimbura brenda.! Pyetja që bëjmë kur psonisim ? Mos janë të krimbura ? Jo vetëm për arrat , por dhe mollët , kumbullat , dardhat kanë zënë krimba, dhe harxhojmë lekët me këto fruta të krimbura !Shitësit na mashtrojnë jo vetëm se janë ‘bio’, por në peshë e llogari !Atëhere pse i do këta ” krimba” shoqërisë jonë ?Ata janë ushqyer me pjesën më të mirë të këtyre frutave dhe kur dalin ndoshta te dobësuar na shesin mënd dhe hiqen si të ndershëm. Atje brenda kanë gjetur” parajsën “ e kanë shtuar shumë në peshë, por jashtë si do t’i vej halli tani, a do ta mbajnë dot këtë peshë …..?!
-3“Krimbi i korrupsionit”
Krimbi i shkon frutave (mollës, dardhës , arrës etj.) drejt e në zemër?. Të njëjtën gjë bën dhe korrupsioni, i cili e godet ekonominë pavarësisht nga ngjyrat e politikës. Shoqëria e sotme shqiptare po vuan dhe nga krimbi moral . Pra të mos gënjehemi nga pamja e jashtme e arrës apo mollës ,por ta shohim jetën jo si na i servirin , por ashtu si është në të vërtetë. Departamenti i Shtetit në SHBA “Përmendin korrupsionin endemik, përfshirë gjyqësorin dhe prokurimet publike, konkurrencën e pandershme, ekonominë informale, ndryshimet e shpeshta të legjislacionit fiskal dhe zbatimin e dobët të kontratave si sfida të vazhdueshme për investimet dhe biznesin në Shqipëri. Më tej vihet në dukje se, raportimet për korrupsion në prokurimet qeveritare janë të zakonshme. Përdorimi i vazhdueshëm i kontratave të partneritetit publik privat (PPP) ka reduktuar mundësitë për konkurrencë, përfshirë nga investitorët e huaj, në infrastrukturë dhe sektorë të tjerë”.Pasojat .Në Shqipëri. 74.7% e popullsisë në moshë pune rrezikojnë të bien në varfëri, pasi jetojnë në familje me intensitet të ulët të punës, raportoi sot Eurostat. Rreth 1 në 3 shqiptarë vuan nga pasiguria për ushqim për shkak të mungesës së parave apo burimeve të tjera. Dënime të vogla janë karakteristike në Shqipëri . Disa qindra njerëz në vit gjykohen për korrupsion, shumica dërrmuese e të cilëve janë, ose qytetarë që tentojnë të korruptojnë dikë, ose zyrtarë të vegjël që në tërësi, dënohen me më pak se 2 vjet burg. Korrupsioni pasiv. Disa vepra penale, veçanërisht ajo që dënon dhënien e ryshfetit nga qytetarët te zyrtarët, duket se janë më lehtë të dënueshme. Ndryshe nga vepra penale që dënon pranimin e ryshfetit nga zyrtarët e lartë që vazhdojnë me vite !
Dënime të shkurtra. Janë rastet e korrupsionit që kanë tendencën të jenë të lehta. Çfarë thuhet për korrupsionin? Nga një sondazh mësojmë se afro 86% e të anketuarve mendojnë se korrupsioni në Shqipëri është një problem serioz. Ndërsa 69 % e tyre pohojnë se kanë besim që SPAK-u po mund ta bëjë punën e vet pa ndikime politike. Ata pohuan se korrupsioni më i përhapur në bashkitë e tyre është vjedhja ose keqmenaxhimi i qëllimshëm i fondeve, veprimet për interes vetjak, ryshfetet, klientelizmi në kurriz të meritokracisë dhe mosndëshkimi i keqbërësve. Ai mbizotëron në shumë fusha në Shqipëri dhe vazhdon që të përbëjë një problem serioz. Ky është përfundimi i raportit të KE-së në lidhje me luftën ndaj korrupsionit. Duhet pranuar se është masiv dhe i kudo ndodhur. Nuk mbaron punë po nuk dhe diçka. Kjo në përputhje “me nderin që të është bërë. “Në teori kemi 33-vjet që e dëgjojmë këtë emër . Më kujtohet se në Diktaturë shuma që dënoheshe ishte 2000 lekë . Thuhet se korrupsioni shter burimet jetike, prandaj jemi të varfër. Shiko vilat , makinat , pronat e atyre qe na bëjnë moral CD dite. Ata zotërojnë shumë më tepër sa kanë deklaruar. Mundohen ti justifikojnë në mënyrat nga më të ndryshme. Është krijuar një opinion për secilin pushtetar .Ne jetojmë në këtë vend , dëgjojmë, lexojmë . Edhe pse ka fakte e tani S.P.A.K.U , ka krijuar besueshmëri tek njerëzit, problem mbetet zbulimi e vënia para përgjegjësisë të të korruptuarve. Përfundimisht: ‘E keqja nuk na vjen nga të varfërit që nuk kanë çfarë të shtyjnë muajin, por nga të pasurit që s’ kanë të ngopur !”