BREAKING NEWS

Zbulohet struktura re e Rithemelimit, ja ndryshimet drastike që do të ndodhi nga nënkryetarët deri te emërimet e mbështetësve që janë në pozicionin e anëtarëve të Kryesisë

Zbulohet struktura re e Rithemelimit, ja ndryshimet drastike që do të
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj urdhrat që mori Rama dhe Zelensky nga NATO, Samiti për Ukrainën nuk ishte reklamë për kryeministrin, ja plani amerikan që po thuret në fshehtësi të plotë për Shqipërinë

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj urdhrat që mori Rama dhe Zelensky nga NATO,
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni zbardh arsyen pse Ilir Meta braktisi protestën e Rithemelimit dhe rrëfen të pathënat e 20 shkurtit 1991: Ja mashtrimet e Sali Berishës, bustin e Enver Hoxhës e bëri vetë gati për ta rrëzuar diktatura

Daut Gumeni zbardh arsyen pse Ilir Meta braktisi protestën e Rithemelimit
x
BREAKING NEWS

SPAK merr në pyetje për 7 orë Damian Gjiknurin, në skaner pasuritë e tij, udhëtimet, shtëpitë dhe dyshimet për llogari të fshehura bankare në Maltë, ja aferat që mund të fundosin deputetin, nga abuzimet në projektin e rrugës Tiranë-Elbasan, te dosja e ...

SPAK merr në pyetje për 7 orë Damian Gjiknurin, në skaner
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta vulos “divorcin” me Sali Berishën pas izolimit në shtëpi, “zbret” në terren dhe kërkon të marrë kreun e opozitës

Ilir Meta vulos “divorcin” me Sali Berishën pas izolimit
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e fshehta mes Ramës, Berishës, Metës dhe Gazment Bardhit, kodet e tyre mafioze për të kërcënuar njëri-tjetrin, lidhjet me oligarkët, prapaskenat e akuzave të fshirjes së serverëve në “21 janar” dhe detajet nga lufta e madhe që ka plasur për ...

Ja pazaret e fshehta mes Ramës, Berishës, Metës dhe Gazment
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Ja ‘Thembra e Akilit’ në drejtësi që mund të shpëtojë Sali Berishën nga ‘arresti në shtëpi’ dhe rasti i vetëm kur mund t’i digjet mandati si deputet, pse ish-kryeministri mund t'ia hedhë paq nëse hetohet dosja e ‘21 Janarit’...

Spartak Ngjela: Ja ‘Thembra e Akilit’ në drejtësi që
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ja të gjitha tentativat e Berishës për të mbuluar krimin e 21 Janarit 2011, skema për t’ia faturuar vrasjet opozitës, sajesa e plagëve nga afër dhe shpërblimi që iu dha gardistëve, gati të çojmë në SPAK një video që nuk e ka parë Prokuro...

Idajet Beqiri: Ja të gjitha tentativat e Berishës për të
x

Opinion / Editorial

Tirana në 104 Vjetorin e saj

Tirana në 104 Vjetorin e saj

Sot, në 104 Vjetorin e saj, Tirana numëron mbi 900 mijë banorë. Në vitin 2022, Tirana jonë ishte Kryeqyteti Europian i Rinisë, duke realizuar mbi një mijë aktivitete kulturore dhe artistike atë vit, ose gati tre të tilla në ditë. Vitin e kaluar Tirana u bë Kryeqyteti Europian i Sporteve, ku më 25 maj 2023, mikpriti 22 mijë tifozë italianë dhe holandezë, për finalen e Ligës së Konferencës, gara e tretë më e madhe e futbollit evropian, pas Kupës së Kampioneve dhe Ligës së Kombeve. Këtë vit, kryeqyteti ynë është qendra që drejton të gjitha bashkitë premtuese e në shtim të Ballkanit Perëndimor, për të promovuar projektet e tyre zhvillimore, përmes presidencës së rrjetit më të të bashkive të Ballkanit, të quajtur “B-40”, duke i përgatitur këto bashki dhe komunitetet e tyre për integrimin në Bashkimin Evropian. Në 10 vitet e fundit, Tirana jonë është rritur me rreth 330 mijë qytetarë, ose mbi 50 përqind. Vlera mesatare e një metri katror apartament ose dyqan në kryeqytet sot është një mijë e 250 euro, në një kohë kur 10 vite më parë ishte vetëm 680 euro.

Nga viti 2014 deri tani, ky çmim mesatar është dyfishuar. Qytetarët sot kanë në dorë apartamentet e tyre, me një vlerë dy herë më të madhe nga viti 2014, në sajë të investimeve të bashkisë së kryeqytetit dhe përqëndrimit të aktivitetit ekonomik në Tiranë. Kryeqyteti përfaqëson të vetmin qytet të Shqipërisë, që në 9 vitet e fundit është rritur papushim (Saranda, Vlora dhe Durrësi janë rritur vetëm në 5 vitet e fundit). Tirana shtohet me një ritëm mesatar 15-16 mijë banorë në vit. Në kryeqytet pulson mbi 60 përqind e ekonomisë së vendit dhe qarkullojnë rreth 63 përqind e fondeve shtetërore dhe private të Shqipërisë. Nga 102 mijë sipërmarrje aktive të regjistruara në të gjithë vendin, rreth 68 mijë veprojnë në Tiranë. Kryeqyteti rritet çdo ditë me ndërtimet e reja. Në raport me sipërfaqen e tij, kryeqyteti ynë ka ritmin më të lartë të shtimit të sipërfaqeve të reja të banimit dhe për biznes, në nivel të kryeqyteteve të rajonit. Në Evropë, ai renditet i treti me ritmin më të lartë të ndërtimeve, në raport me sipërfaqen. Gjate vitit 2023, numri i vizitorëve të huaj në kryeqytet u rrit me 28 përqind, në krahasim me vitin e jashtëzakonshëm 2022. Një shtim të tillë të vizitorëve të huaj brenda një viti nuk e ka përjetuar asnjë kryeqytet tjetër në Evropë. Në Tiranën e sotme bashkëjeton historia me modernen, trashëgimia kulturore me drejtimet e reja të zhvillimit urbanistik. Në kryeqytet gjen turizmin kulturor, atë artistik, historik dhe të natyrës, nomad digjital dhe dentar, apo shëndetësor në tërësi.

Turizmi i shumëllojshëm e ka shndërruar Tiranën në vitet e fundit, në një tërheqje të pamohueshme dhe të fortë për vizitorët vendas dhe të huaj. Edhe tani, në shkurtin e ftohtë, rrugët e kryeqytetit i shet plot me vizitorë të huaj, kryesisht italianë dhe spanjollë. Me rastin e 104-vjetorit të shpalljes së Tiranës kryeqytet në vitin e largët 1920, bashkia e kryeqytetit organizoi aktivitete të shumta me muzikë, sport dhe zona argëtimi për të gjitha grupmoshat në rrugën model të Tiranës, rrugën “Myslym Shyri”. Bashkia po synon që në çdo lagje të kryeqytetit të identifikojë një rrugë-arter kryesor të qytetit dhe fundjava të jetë pa makina për këtë rrugë, e mbushur me jetë dhe me gëzimin që sjellin gjithë fëmijët dhe aktivitetet sportive e artistike në të. Pas riparimit të trotuarëve dhe asfaltit të rrugës “Myslym Shyri”, Bashkia e Tiranës po punon edhe për rehabilitimin e fasadave të pallateve të kësaj rruge.

Të njëjtin “fat” do të pësojnë edhe të gjitha rrugët e tjera kryesore, mjafton që qytetarët të aplikojnë në Fondin e Komunitetit, për të përfituar ndihmë financiare, për të bërë rrugën dhe jetën e tyre komunitare më të bukur e moderne. 104-vjetori i shpalljes së Tiranës si kryeqytet, e gjen këtë qytet të madh e pulsues në ditët e tij më të mira. Bashkia ka mundur të krijojë 12 mini qendra në zonat më të populluara, që funksionojnë si 12 mini-qytete brenda kryeqytetit. “Mini-qytete” i thënçin, se janë qytete të mëdha, brenda kryeqytetit. Në vitin 2025, Tirana jonë do të jetë Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut. Me ritmin e lartë me të cilin kryeqyteti ynë shtohet në banorë dhe ndërtesa, brenda 2-3 viteve të ardhshme, më shumë se gjysma e vendit do të jetojë në Tiranë, në qytetin që nuk fle, por punon dhe rritet.