BREAKING NEWS

Zbulohet struktura re e Rithemelimit, ja ndryshimet drastike që do të ndodhi nga nënkryetarët deri te emërimet e mbështetësve që janë në pozicionin e anëtarëve të Kryesisë

Zbulohet struktura re e Rithemelimit, ja ndryshimet drastike që do të
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj urdhrat që mori Rama dhe Zelensky nga NATO, Samiti për Ukrainën nuk ishte reklamë për kryeministrin, ja plani amerikan që po thuret në fshehtësi të plotë për Shqipërinë

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj urdhrat që mori Rama dhe Zelensky nga NATO,
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni zbardh arsyen pse Ilir Meta braktisi protestën e Rithemelimit dhe rrëfen të pathënat e 20 shkurtit 1991: Ja mashtrimet e Sali Berishës, bustin e Enver Hoxhës e bëri vetë gati për ta rrëzuar diktatura

Daut Gumeni zbardh arsyen pse Ilir Meta braktisi protestën e Rithemelimit
x
BREAKING NEWS

SPAK merr në pyetje për 7 orë Damian Gjiknurin, në skaner pasuritë e tij, udhëtimet, shtëpitë dhe dyshimet për llogari të fshehura bankare në Maltë, ja aferat që mund të fundosin deputetin, nga abuzimet në projektin e rrugës Tiranë-Elbasan, te dosja e ...

SPAK merr në pyetje për 7 orë Damian Gjiknurin, në skaner
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta vulos “divorcin” me Sali Berishën pas izolimit në shtëpi, “zbret” në terren dhe kërkon të marrë kreun e opozitës

Ilir Meta vulos “divorcin” me Sali Berishën pas izolimit
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e fshehta mes Ramës, Berishës, Metës dhe Gazment Bardhit, kodet e tyre mafioze për të kërcënuar njëri-tjetrin, lidhjet me oligarkët, prapaskenat e akuzave të fshirjes së serverëve në “21 janar” dhe detajet nga lufta e madhe që ka plasur për ...

Ja pazaret e fshehta mes Ramës, Berishës, Metës dhe Gazment
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Ja ‘Thembra e Akilit’ në drejtësi që mund të shpëtojë Sali Berishën nga ‘arresti në shtëpi’ dhe rasti i vetëm kur mund t’i digjet mandati si deputet, pse ish-kryeministri mund t'ia hedhë paq nëse hetohet dosja e ‘21 Janarit’...

Spartak Ngjela: Ja ‘Thembra e Akilit’ në drejtësi që
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ja të gjitha tentativat e Berishës për të mbuluar krimin e 21 Janarit 2011, skema për t’ia faturuar vrasjet opozitës, sajesa e plagëve nga afër dhe shpërblimi që iu dha gardistëve, gati të çojmë në SPAK një video që nuk e ka parë Prokuro...

Idajet Beqiri: Ja të gjitha tentativat e Berishës për të
x

Opinion / Editorial

Besoj se korrupsioni, zgjedhjet e drejtësia do jenë tema të rëndësishme gjatë vizitës së Z. Blinken në Tiranë

Besoj se korrupsioni, zgjedhjet e drejtësia do jenë tema të

Pa SHBA-të nuk do ishin shembur Perandoritë komuniste sovjetike dhe as ajo jugosllave dhe pa SHBA-të nuk do ishte e mbrojtur dhe as e sigurtë as sot Europa. Pa kontributin vendimtar të SHBA-ve nuk do të ishte shembur as komunizmi në Shqipëri. Pa mbështje e SHBA-ve nuk do ishte anëtarësuar Shqipëria në NATO, nuk do ishin liberalizuar vizat dhe as nuk do ishte miratuar Vetting-u në drejtësi dhe jo siç mashtrojnë e gënjejnë politika dhe partitë politike në Shqipëri sikur gjoja ato janë arritje të tyre. Se çfarë meritash ka politika shqiptare e sidomos kjo aktuale në pushtet por edhe opozita shikoni se si prej 30 vitesh Shqipërinë e sundojnë krimi, hajnija e korrupsioni, shikoni se çfarë drejtësie dhe se çfarë demokracie me vjedhje e blerje votash e me manipulime ka realizuar politika shqiptare. Pra prej 30 vitesh Shqipëria është në udhëkryq. Dhe prandaj them se këto janë tema të cilat janë shqetësim edhe për SHBA-të. Demokracia funksionale dhe me standarde, lufta kundër korrupsionit dhe sundimi i ligjit dhe shtetit ligjor forcojnë sovranitetin e Shqipërisë dhe shërbejnë edhe si mbështetje për Kosovën. Është urgjencë kombëtare çmontimi i sistemit të korrupsionit i cili tmerrësisht po përkeqëson cilësinë e jetës dhe sigurinë e njerëzve, dhe se prej korrupsionit po boshatiset dhe po shpopullohet Shqipëria. Njoftimi se Shqipërinë do ta vizitojë me 16 Shkurt 2024 Sekretari Amerikan i Shtetit z. Blinken , duke parë realitetin në Shqipëri se në çfarë përmasash është zhytur dhe shtrirë sot korrupsioni i tmerrshëm, padrejtësia dhe zgjedhjet pa standarde kjo më solli në kujtesë vizitën e ish-sekretares amerikane znj. Hillary Clinton dhe fjalimin historik të saj në parlamentin shqiptar para 12 vitesh me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

Ajo u ndal dhe porositi tri gjëra të rëndësishme për Shqipërinë që ishin por që edhe vazhdojnë të jenë si problematika dhe shqetësime kryesore kombëtare: korrupsioni, zgjedhjet e lira dhe drejtësia. Nga fjalimi i saj po citojmë:”ju nxis të përballeni me problemin që ndikon aq shumë në demokraci në botë sot, dhe pikërisht korrupsionin. Kjo është një luftë që çdo vend duhet ta kryejë dhe të fitojë sepse në mbarë botën, korrupsioni është një kancer që gërryen shoqëritë. Shteron burimet, bllokon rritjen ekonomike, është mburojë për udhëheqës të paaftë dhe joetikë, dhe ndoshta më e keqja, krijon një kulturë pandëshkueshmërie që iu gërryen njerëzve vullnetin për të përmirësuar jetët dhe komunitetet e tyre. Çrrënjosja e korrupsionit kërkon përpjekje të pandalshme dhe një përkushtim të përbashkët. Pavarësisht cilës parti i përkisni, pavarësisht cilat janë mosmarrëveshjet tuaja, nxis të gjithë udhëheqësit e Shqipërisë të gjejnë vullnetin politik për të punuar sëbashku, për t’u përballur me këtë kërcënim ndaj pavarësisë suaj”. Dhe ishte korrupsioni shkaku kryesor që pas 6 muajsh nga ky fjalim i znj. Klinton PD-LSI humbën thellë zgjedhjet e vitit 2013. Mirëpo aktualisht korrupsioni në Shqipëri është shumëfish herë më i madh nga keqqeverisja socialiste. Dhe pse mos të shkojë mëndja se edhe gjatë vizitës së këtyre ditëve të Sekretarit Amerikan të Shtetit temë kryesore bisedimesh do të jetë korrupsioni, si një paralajmërim se kjo qeveri duhet të largohet sepse ka dështuar rëndë në luftën kundër korrupsionit. Luftën kundër korrupsionit SHBA-të e kanë prioritet kryesor cituar ky fakt nga ish-sekretarja znj. Clinton kur deklaronte se: “nxis të gjithë udhëheqësit e Shqipërisë të gjejnë vullnetin politik për të punuar sëbashku, për t’u përballur me këtë kërcënim ndaj pavarësisë suaj”. Pra, korrupsionin e cilësojnë SHBA si kërcënim për pavarësinë. Kjo do të thotë se për shqiptarët sot më e rëndësishme është lufta kundër korrupsionit për çrrënjosjen e tij dhe për dëbimin demokratik nga pushteti të bartëses së korrupsionit që aktualisht është qeveria e Ramës.

Mposhtja dhe çmontimi i korrupsionit i cili tmerrësisht po përkeqëson cilësinë e jetës dhe sigurinë e njerëzve, dhe se prej korrupsionit po boshatiset dhe po shpopullohet Shqipëria. SHBA në vazhdën e mbështetjes së Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit SHBA ua imponuan politikanëve shqiptarë miratimin e Reformës në Drejtësi dhe të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion,SPAK, si dhe ndërmarrjen e sanksioneve , atë të shpalljes non grata të personazheve e peshqve të mëdhenj të korrupsionit, ku njëri prej tyre është edhe ish-kryetari i PD dhe ish-kryeministri Sali Berisha. Sot gjendja e korrupsionit në Shqipëri është përkeqësuar akoma më shumë në krahasim me atë të vitit 2013 kur humbi PD zgjedhjet, dhe ashtu siç iku ne vitin 2013 nga pushteti PD, tani radhën që të largohet e ka Rama dhe PS. Politika e lartë amerikane nga President amerikan Biden dhe të tjerët e deri te ish-ambasadorja amerikane Znj. Kim dhe tani e në vazhdim korrupsionin e kanë cilësuar vazhdimisht se ai përbën kërcënim serioz për sigurinë kombëtare. Dhe aktualisht qeverinë e sotme e ka pllakosur dhe zhytur korrupsioni dhe që është shembulli më madh në historinë e shtetit shqiptar si qeverisje e korruptuar, ku vetëm skandale korrupsioni shpërthejnë për çdo ditë kudo në ministritë , dikasteret ,drejtoritë dhe në administratë. Probleme të tjera të madha që vazhdojnë të jenë akoma shqetësim edhe sot për demokracinë në Shqipëri janë drejtësia dhe zgjedhjet e manipuluara dhe të blera nga makineria e pushtetit .Edhe për këto problematika aktuale , që para 12 vitesh znj. Clinton në fjalimin e saj i lutej politikës shqiptare :”ju lutem të punoni për të siguruar që zgjedhjet tuaja të ardhshme të jenë të lira dhe të ndershme dhe që të shihen si të tilla nga e gjithë bota. Në radhë të parë, kjo duhet në mënyrë që populli i Shqipërisë të mund të ketë besim tek rezultati dhe tek ju si udhëheqësit tuaj.

Është po ashtu një sinjal i rëndësishëm për BE-në që politika shqiptare mund të funksionojë paqësisht dhe pa konflikte. Ndaj, nxis jo vetëm udhëheqësit e Shqipërisë, por popullin, qytetarët e Shqipërisë, që të punojnë fort për t’i shndërruar këto zgjedhje të ardhshme një sukses që pasqyron thellësinë e përkushtimit tuaj ndaj demokracisë. Në të njëjtën kohë, është gjithmonë me rëndësi t’i kujtojmë vetes që konsolidimi i demokracisë kërkon më shumë se sa thjesht zgjedhjet. Kërkon sundimin e ligjit. Kërkon institucione të forta, përfshi një gjyqësor të efektshëm dhe të paanshëm”. Po të ishte opozita shqiptare në nivelin e duhur dhe e cila të krijonte besim dhe të ngjallte shpresë për ndryshimin, nuk do të kishim sot këtë qeveri zullumqare. Mirëpo kjo gjendje korrupsioni në qeveri dhe ky nivel demokracie pa zgjedhje të lira e pa standarde nuk mund të vazhdojë më tej , sepse vetëm sa gjendja po përkeqësohet akoma dhe më shumë,pasi qeveria e korruptuar dhe e kapur nga korrupsioni nuk mundet që ta luftojë vetë veten e saj pavarësisht se SPAK-u po vepron me sukses. Korrupsioni luftohet dhe çmontohet me zgjedhje të lira e demokratike në një shtet ligjor e demokratik duke e përzënë qeverinë e korruptuar nga pushteti , ashtu sikurse që demokracia dëboi në vitin 2013 qeverinë e korruptuar të kryeministrit Berisha. Dhe pse mos të themi se vizita e Blinken mund të shihet edhe si inkurajim për unifikimin dhe bashkimin e PD-së dhe opozitës dhe si mbështetje për opozitën për t’u ndarë përfundimisht nga Foltorja, nga e vjetra dhe korrupsioni dhe si mbështetje për të ardhur në pushtet për të bërë ndryshimin e qeverisjes për ta nxjerrë Shqipërinë nga ky udhëkryq dhe nga tranzicioni korruptiv.

SHBA patjetër që do mbështesë alternativën për ndryshimin dhe për ndëshkimin e korrupsionit. dhe ajo alternativë do jetë politika të cilën SHBA e përcaktojnë dhe e vlerësojnë si partnere te besueshme të saj, dhe ajo alternativë është ajo politikë të cilën SHBA e vlerësojnë si partnere të besueshme të saj , që kur të vijë në pushtet të luftojë korrupsionin; dhe si partnere SHBA është ajo politikë për të cilën në Shtator të vitit 2021 ish-ambasadorja amerikane deklarohej: “E kuptojmë fare mirë që PD ndodhet në një pozitë të vështirë, proces tranzicioni, por shpresojmë se do të dalë me të fortë dhe më e bashkuar, që të kthehet dhe të fitojë përsëri zgjedhjet…Dhe e gjithë kjo kërkon që të ketë një PD të fortë dhe të bashkuar dhe të bëjë përpara, por nuk mund të bëhet përpara nëse njëra këmbë ka mbetur në të shkuarën,” deklaronte Kim. Dhe kuptohet pra se këmba që ka mbetur në të shkuarën është Berisha me ata që e mbështesin atë dhe prej të cilëve PD u ndëshkua në vitin 2013, dhe prej të cilëve PD është sot në këtë gjendje. SHBA mbështesin politikën antikorrupsion dhe jo ish-politikën dhe as politikanët e konsumuar politikisht, të korruptuar dhe të shpallur “non grata” për korrupsion; mbështesin për kryeministër një kandidat të përshtatshëm ,të besueshëm dhe që të jetë më i pranueshëm jo vetëm nga opozita por edhe publikisht.