BREAKING NEWS

Ilir Demalia plas “bombën”, Sali Berisha do të lirohet, ja dy njerëzit që po përdor ish-kryeministri për të mbyllur pazaret e tij të pista, si po hidhen miliona euro në prapaskenë

Ilir Demalia plas “bombën”, Sali Berisha do të lirohet, ja
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara paralajmëron zhvillime të forta: Ja politikani i njohur që do të arrestohet nga SPAK, lidhjet e tij me personazhet e botës së krimit që u fundosën nga Prokuroria e Posaçme dhe detajet si ka pastruar pasuri marramendëse

Romeo Kara paralajmëron zhvillime të forta: Ja politikani i njohur
x
BREAKING NEWS

Detajet e plota nga megaoperacioni i SPAK, si u zbardhën aleancat mafioze, nga pakti i Martinajt me Ben Ndokën dhe Shullazin për të vrarë Durim Bamin, te planet e të “ fortit” të Niklës me Dukajt për eliminimin e bosit të lojërave të fatit dhe ish-depu...

Detajet e plota nga megaoperacioni i SPAK, si u zbardhën aleancat mafioze,
x
BREAKING NEWS

Dosjet përvëluese të francezeve dhe belgëve do të godasin të tjerë zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit, politikanë dhe gazetarë,  SPAK sekuestron telefonin e një zyrtari të lartë, ja skandali ku është përfshirë

Dosjet përvëluese të francezeve dhe belgëve do të
x
BREAKING NEWS

Politika, media dhe bizneset të mbushura me spiunë të ish-Sigurimit të Shtetit, KGB dhe UDB, ja si po shantazhohen e kërcënohen me dosjet e “zeza” personazhet “VIP”, Lulzim Basha zbardh kulisat më të fundit

Politika, media dhe bizneset të mbushura me spiunë të
x
BREAKING NEWS

Kreu i Nismës Thurje Endri Shabani flet hapur, nga pazaret Rama-Berisha kundër drejtësisë dhe shqiptarëve, te arsyet pse ka vendosur të hyjë në politikë, vizionet që ka për të ardhmen e Shqipërisë dhe planet e tij për të promovuar zhvillimin ekonomik t...

Kreu i Nismës Thurje Endri Shabani flet hapur, nga pazaret Rama-Berisha
x
BREAKING NEWS

Shqipëria bazë për klandestinët, pas Melonit dhe kryediplomati britanik kërkon ofertë si ajo e Shëngjinit për emigrantët e paligjshëm që shkojnë në Britani, ja detajet e vizitës

Shqipëria bazë për klandestinët, pas Melonit dhe
x
BREAKING NEWS

Qeveria në panik pas thirrjes së Belinda Ballukut dhe Engjëll Agaçit në SPAK, 17 vendimet që rëndojnë pozitat e Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, dëshmitë e tyre kundër Erion Veliajt, mazhoranca në kaos

Qeveria në panik pas thirrjes së Belinda Ballukut dhe Engjëll
x

Opinion / Editorial

Vangjel Pëllumbi, Poeti që mbledh lotë e shkruan vargje

Vangjel Pëllumbi, Poeti që mbledh lotë e shkruan vargje

Kohët e fundit, poeti i ri Vangjel Pëllumbi, nga fshati Tren i Zonës së Devollit, vjen në rradhën e poetëve të rinj, me dy librat e tij me poezi “Më vodhët rininë” dhe “Jeta, mall e dashuri”, botime të dy viteve të fundit, me shtatëdhjetë e katër poezi.
Poezitë, sjellin ngjarje të rëndësishme nga jeta e vet, jeta e njerrëzve në planin shoqëror, dashurinë, vëndlindjen, traditën, zakonet etj.
Qysh në fillim, mund të themi që autori, nëpërmjet revoltës e tij, n.q.s do e quajmë kështu, atë revoltë që kanë qindra e mijëra të rinj qysh nga fillimet e proceseve demokratike e deri në ditët e sotme, që vazhdojnë të ikin në dhe të huaj, të braktisin vëndlindjen, për të filluar një jetë tjetër, për të gjetur lumturinë e vertetë.por që në c ‘do vënd ku kanë shkuar, nuk e kanë gjetur atë lumturi të ëndëruar, nëpërmjet kësaj “revolte”, ta quaj kështu, Poeti,jep mesazhe të rëndësishme, në mënyrë të vecantë për të rinjtë të rejat që Lumturia e vërtetë, është vetëm në Atdheun e vet, në vëndlindje, dhe askund tjetër.


Bota e brëndshme e poetit, është bota e brëndëshme e të rinjve e të rejave të brezit të tij, larg vëndlindjes , që mëndjen e kanë tek Atdheu, që kujtojnë me mall prindërit e dashur, por shprehin edhe revoltë, që një Vënd i bekuar nga Perëndia, me të gjitha të mirat, i mungon ajo më kryesore, liria pë të shprehur lirshëm mendimet e tyre, të realizojnë ëndrat e tyre.
.Por, a mundet që këto ëndrra të realizohen duke qënë endacak në dhe të huaj?. Me shpirt t’ë përbaltur, ata ikën për një jetë tjetër, për pak lumturi . Jo pa qëllim, poeti e titullon librin e tij ,”Më vodhët rininë”, sepse është i pikëlluar, jo vetëm për vehten e tij, por për të gjithë ata që emigruan në lulen e rinisë, Është edhe kjo një meritë e poetit i cili ka mundur të depërtojë thellë në botën e bëndshme të rinisë, të lexojë mendimet e tyre, gëzimet e hidhërimet, që asnjëherë nuk janë të kompletuara pa “baltën” e ëmbël, të Atdheut, vëndlindjes



Sic e shpreha edhe më lart, në këto njëqind e shtatëdhjete e katër poezi, autori , ka shkruar pa mllefe, pa hakmarrje e me gjakftohtësi , vërtetësi, e me dhëmbshuri, të cilat këto, tregojnë që poeti, përcjell mesazhin tjetër, atë të brengës dhe mallit, që I mungojnë të gjithë, edhe prindërit, edhe vëllezërit e motrat, të dashurisë për të gjithë, në qëndër të të cilave, kryefjala,,mbetet Atdheu, atdhedashuria familja, Vëndlindja..
Poeti, nuk ka kryer shkollë të mirëfilltë në fushën e letërsisë, por duke qënë që talenti i tij, është i lindur, gjithcka ja shpreh zëmra, frymëzimin e merr nga vetë realiteti i jetës e duke bërë krahasimin, mes të djeshmes dhe të sotmes, mes Vëndlindjes dhe në Dhe të huaj, që nuk kanë të krahasuar..
Në kohën e fëmijërisë, i pëlqente letërsia dhe shkruante vargje, duke ja kushtuar ato vëndlindjes, jetës në fshatin e tij, , aktiviteteve që zhvilloheshin në vëndlindje etj,
Shpirtit të tij prej poeti, aktivizimi në shkrimet e organeve të ndryshme dhe puna si gazetar në gazetat lokale në Rrethin e Korcës si gazeta “Përpara”, e në gazetat “Koha jonë” “Zërri I Rinisë” etj bëri atë që edhe niveli dhe cilësia e poezive të tij, të vijë duke u përsosur. . Krahas punës që bënte në bujqësi apo peshkim, clodhjen e gjente tek të shkruarit e poezive të cilat ishin shprehje e ndjenjave të tij njerrëzore, të ciltra, si gëzime, hidhërime etj.


Autori, ka emigruar në lulen e rinisë dhe si i tillë, emigracioni, ishte “brumi” me të cilin ai shkroi librat “Më vodhët rininë” dhe “Jeta, mall e dashuri”,me një këndvështrim kritik. Kur them me këndvështrim kritik, kam parasysh edhe “vjedhjen e rinisë” , edhe “burgosjen” e lirisë së mendimit” në systemin e kaluar, por edhe për atë që në emigracion, as nuk të dëgjon kush, atje, ku je vetëm nje “rrobot”, një puntor krahu, “Guri, peshon në vëndin e vet, “thotë populli, as njeriu, nuk mund të ketë atë vlerë që ka në vëndin e tij, sikur edhe ideal te jesh, por përsëri, ndihesh i përbuzur, përderisa je i larguar nga ëndlindja, nga dheu ku u rritëm dhe përsëri, rrevoltohet: “Të kthehemi të shkojmë / Të kthehemi në vëndin tonë /… Eh, c ‘pret moj zëmër që s ‘pëlcet / Mbetëm vec të poshtëruar / Me shtëpi cati zbluar /… Të shijoj erën e malit të pastër / Zëmra po më coptohet
Me të drejtë, Autori, shpërthen: “Ashtu si pa kuptuar, nuk më latë të flas/ Të shkruaj, të bëja një peisazh / Të hidhja notat në pentagram / Të këndoja ashtu si desha vetë… … “Jo, nuk më latë / Më cuat në dhe të huaj si varfanjak / Më vodhët gjithcka / Më vodhët lumturinë të vëndit tim / Por tani jam i lirë,/ Dua të bërtas, të ulëras, jam i lirë / Por ah, sa keq / Askush nuk më dëgjon / Shruaj e shkruaj në copa letre / Asnjë njeri nuk më lexon tani / Dhe copat e letrave I bëj tallash /Nuk kanë vlerë si në kohën time/ Të Rinisë”!…
Nga kush i kemi të gjitha këto? I kemi nga ata, që mbartin të katër epitetet, Ligësinë, Poshtërsinë, Djallëzinë, Pabesinë..
Kudo që shkojmë, nuk e gjejmë atë lumturi që kërkojmë, ajo është në ëndin tim, aje ku “ Më njeh edhe Lumi, edhe shelgu edhe gurrët,/ Atje ku më ngop edhe aroma e bushit, e lajthisë / Ku më ndjek qëngji si manar / Ku jetoj me arromën e barit të thatë / Me errën e murrizit, me gurgullimën e ujit të Gollombracit / Vetëm atje unë, jam njeri….
Poeti ka mall e dashuri për prindërit, për të afërmit, që tek i kujon larg në emigrim, e mbytin lotë..
E kujton me mall Babain e tij, Sotirin, atë njeri që edhe unë, e kam njohur si një njeri me cilësi të vecanta, që sakrifikonte ditë e natën, puntor, mjeshtër për të gjitha llojet e punëve, për ndërtime, për peshkim, për bujqësi, specialist i aftë, që me aq mund e sakrifica ka bërë,për të ushqyer, ritur shkolluar e martuar fëmijët e tij. E ndjen boshllëkun që i krijon mungesa e Babait, që nuk ju gëzua njëherë, që nuk ndjeu atë mall si tani që është i larguar..
“Në zëmrën time të ngrita Lapidar / Nga jeta u largova / Me lotin të mbulova / Po flas me vehte / Sikur ju kam pranë..


E kujton me mall Nënën që e la vetëm “ E lashë Nënën, kërcure vetëm / Me sy të thellë e të larë në lot / Dhe ika e ika përjetë / Mes deteve e Qyteteve të Europës lanete….Dhe ikan ga nëna, të rritesha, s ‘prita..!
E kujton me mall Atdheun.. “Atdhe, këtu ku jam / Jam më keq se atje / Na ndan koha të jemi larg / Të vetmuar pa njeri / Që errën e baltës tënde / të mos e ndjejmë dot / Atje larg ku jemi ..
Poeti, penën e tij e ngjyen në hallet e tij, të familjes e të fshatit të lindjes Tren, që janë hallet e gjithë Shqipërisë , e të gjitha familjeve shqiptare.
“Dua të shoh fshatin që lulëzon / Në fshatin Tren frymën ta qëndroj / Që zëmra qan e’s pushon. .Poetin e “shëron ” vetëm vëndlindja e tij, vetëm atje ku: “Shoh freskinë e trëndafilit të Malit / Ku shoh syrin e sarkadhes briartë / Ku shoh shkëlqimin e djellit syndezur / Ku ndjej puhizën e ngrohtë të natës /… Ku ecja unë...!.

Personazhet në poezitë e këtyre dy librave të Autorit Vangjel Pëllumbi, janë personazhe të vëndlindjes së tij që e kanë në traditë punën, kanë dëshirën pë punë, kanë dashuri për njerrëzit, kanë traditë patriotizmin, bujarinë, humanizmin... Është një popull puntor që punën e ka në gjak, që është fjalëpak e punëshumë -
Dëgjoni ju politikanë ? “Jepuni njerrëzve punë, të punojnë / Jo drogë e heroinë / Ndërto ëndin, mos përzë rininë / I hoqët vëndit bukurinë / Mos e ngisni më rininë / Lërini të vijnë / Vëndin të ndërtojnë ..As bashkëfshatarët e mij, as shqiptarët, nuk i kanë në traditën e tyre këto këto “viruse” të pashërueshme, këto të këqia që janë burimi I fatkeqësive…


Në dy librat e tij ,Autori Pullumbi, i shkruan dashurisë, herë në varg të lirë e herë në vargje të rimuara, por gjithmonë i bazuar në folklorin e Zonës së Devollit, ku rrënjët e poezisë janë të thella dhe truallin e zbukuruar.
Poeti, me poezitë e tij, e do dashurinë, dashurinë e gjallë, të vërtetë. Ai, kërkon një shoqe të jetës, që të jetojë në fshatin e tij dhe për t ‘i dhënë kuptim ekzistencës njerrëzore, një dashuri të shëndetshme,
Jeta e tij në emigracion, vjen e hidhur, me pesimizëm, kur shkruan: “Eh Shqipëri / Të ikën burrat / Mbetën vetëm / Pa asnjë djalë
Poezia, “Iku Rinia, vuan pleqëria, shkruhet me mallëngjim.. “Te fshatarësia, të japësh pak lumturi / Sepse edhe atje, po vuan shumë pleqëria / Vetëm mbeti pleqëria / Po ikën rinia..
Në Librin me poezi “Më vodhët rininë”, Autori shkruan i pikëlluar jo vetëm për vehten e vet, por për të gjithë ata që emigruan në lulen e rinisë, sikur në vëndlindjen e tyre, në këtë vënd të mrekullueshëm, të mos kishte vënd e të mos kishte punë për ata bij e bija që janë larguar e vazhdojnë të largohen.
Ai, është I bindur që lumturinë, c ‘do kush, mund ta gjejë vetëm në Atdheun e vet, me të gjitha kushtet e nevojshme..


Në të dy librat me poezi përfundimi është mungesa e ndjeshmërisë njerrëzore, ajo na trëmb.Por Poeti, nuk i humb shpresat, optimizmin: “Këtë të keqe, mbetet ta përballojmë së bashku, si në luftë, dhe do ta përballojmë…
Lexuesi, në këto dy libra , në c ‘do varg të këtyre poezive, gjatë leximit, do të gjejë vetvehten. Urime Autorit Vangjel Pëllumbi në krijimtarinë e tij dhe i urojmë të tjera krijime të bukura në të ardhmen..