30 minuta para seancës parlamentare, kreu i PD-së, Sali Berisha, do të mbledhë grupin parlamentar të PD.
Mbledhja do të zhvillohet në selinë blu, në sallën “Azem Hajdari” në orën 09:30.
“Në ora 09:30 mbledhje e Grupit Parlamentar në sallën “Azem Hajdari”. Fjala e kryetarit të PD, Sali Berisha do te jetë live”, thuhet në njoftim.
Sot në orën 10:00, do të mbahet seanca e radhës parlamentare. Sipas rendit të ditës, në Kuvend do të zhvillohet interpelanca me ministren Ogerta Manastirliu dhe seancë pyetjesh me ministren Evis Kushi.