BREAKING NEWS

Ja “grushti i madh amerikan” në fytyrën e Sali Berishës, Ilir Metës dhe Edi Ramës, SHBA del në krah të Altin Dumanit, kërkon distancim të opozitës nga “non-grata” dhe jep mesazhin e fortë se keqqeverisja e korrupsioni duhen luftuar

Ja “grushti i madh amerikan” në fytyrën e Sali
x
BREAKING NEWS

Ja kontrata në duart e prokurorëve që po i bën “gropën” Ilir Metës dhe Monikës, roli i nënës së Kryemadhit dhe vëllait Drini që mori 360 milionë lekë nga SGS, 2 njerëzit që hapën dosjet e ish-presidentit në SPAK me kallëzimet që bënë nxjerrin faktet t...

Ja kontrata në duart e prokurorëve që po i bën
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta akuzon televizionin e Zenit se ka marrë urdhër t’i mbyllin dyert, Monika Kryemadhi sulmon bashkëshortin si shërbëtor të Edi Ramës

Ilir Meta akuzon televizionin e Zenit se ka marrë urdhër t’i
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho flet pa “doreza”, ja detajet nga sëmundja e vjetër e Ilir Metës, manovrat e tij me përjashtimin e Monika Kryemadhit dhe prapaskenat e forta që po ndodhin brenda ish-LSI, nga largimi i bashkëpunëtores së tyre të kasafortave, te shkërmoqja ...

Spartak Braho flet pa “doreza”, ja detajet nga sëmundja e
x
BREAKING NEWS

Gjyqtari që i dha PD Sali Berishës para vetingut, ja pasuria e “çmendur” e Agron Zhukrit, si u bë milioner nga gruaja e tij që nuk i justifikon dot të gjitha të ardhurat e saj me pagat dhe aktivitetin privat, zbardhen “flamujt e kuq” në KPK...

Gjyqtari që i dha PD Sali Berishës para vetingut, ja pasuria e
x
BREAKING NEWS

Lajme shumë të mira për pensionistët, ja çfarë po përgatitet me skemën e re të pensioneve, nga indeksimi, kompensimet, ndryshimet në fshat dhe qytet dhe deri tek kontributet për të vetëpunësuarit në bujqësi

Lajme shumë të mira për pensionistët, ja çfarë
x
BREAKING NEWS

Nuk ndalet Ilir Meta, vijon kërcënimet ndaj kreut të SPAK: Do t’i qepem Dumanit brez pas brezi, nëse është trim le të...

Nuk ndalet Ilir Meta, vijon kërcënimet ndaj kreut të SPAK: Do
x
BREAKING NEWS

Ja pse Europa ka mbyllur dyert e arratisjes së Metës dhe Kryemadhit, dosja e tyre e “e zezë” e pastrimit të parave drejt fundit të hetimeve, Altin Dumani dhe Sotir Kllapi po bëjnë gati fletë-arrestet, zbardhen provat dhe dëshmitarët që kanë plasur “bom...

Ja pse Europa ka mbyllur dyert e arratisjes së Metës dhe Kryemadhit,
x

Politike

A do të preket parku i Divjakës? Ministrja Kumbaro flet për ligjin e ri të zonave të mbrojtura dhe zbulon si qëndron e vërteta

A do të preket parku i Divjakës? Ministrja Kumbaro flet për

Ligji për zonat mbrojtura i ndryshuar së fundmi nga mazhoranca socialiste në pushtet ka shkaktuar reagime të shumta, ndërsa opozita ka paralajmëruar dërgimin e tij në Gjykatën Kushtetuese. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro e ftuar në emisionin “Kjo javë”, teksa mbron ligjin, nënvizon se drafti ka shumë përmirësime krahasuar me propozimin e deputetëve.

“Draft-ligji përfundimtar, i cili u votua ka pasur shumë përmirësim nga drafti që u iniciua sepse deputetët morën në konsideratë edhe mendimin e organizatave mjedisore të qeverisë, edhe duke gjetur një ekuilibër më të qëndrueshëm midis interesave të ekonomive lokale. Të gjithë duhet të kemi shumë respekt për botën e biznesit sepse janë ata që investojnë, krijojnë punësim dhe sjellin të ardhura për buxhetin e shtetit. Të anatemosh ata njerëz që investimet e tyre i hedhin në këto sektorë, do të thotë në radhë të parë të jesh dritëshkurtër ose nuk e duan këtë vend. Unë nuk besoj se ka shqiptar që nuk e do këtë vend, kështu që rrimë tek dritëshkurtësia”, thotë ajo.

Kumbaro u pyet edhe për ndërtime të mundshme në Parkun kombëtar të Divjakës. “Parku kombëtar i Divjakës që është një nga lagunat tona më të jashtëzakonshme. Madje në draft ligjin e ri është theksuar që ekosistemet në sipërfaqen ujore janë më të rëndësishme dhe nuk duhet të preken. Një ndër përmirësimet që sjell nënvizon nevojat për kërkesën më strikte për çdo zonë të mbrojtur.

Ligji i vitit 2017, vendosi për herë të parë rregulla, por realiteti duhet ta ndjekim nga pas për të gjetur balancën e duhur midis nevojës për zhvillim në disa zona me kritere të forta dhe mbrojtjes së mjedisit. Këto kritere do të kalojnë në katër filtra, agjencia e mjedisit, ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli Kombëtar i Territorit dhe më pas qeveria”, u shpreh ajo.

Opozita pretendon se me anë të ndryshimeve të ligjit do t’i hapet rrugë investimeve strategjike në këto zona.

Më të lexuarat