BREAKING NEWS

10 vite nga ndërhyrja në Lazarat, ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Diti që drejtoi operacionin nxjerr për herë të parë detajet “bombastike”, nga politikani që doli kundër, sekuestrimi i 71 ton kanabis sativa, te reagimi i Ramës, ...

10 vite nga ndërhyrja në Lazarat, ish-Drejtori i
x
BREAKING NEWS

Ja si SPAK po i shkon deri në “rrënjë” pasurive të fshehura të Ilir Metës, nga ditëlindja 500 mijë euro në Lalëz, 51 asetet që ka në Londër, 289 mijë euro operacione, mbi 100 mijë euro shpenzim vetëm për njërin fëmijë, deri te vrasjet ku është implikua...

Ja si SPAK po i shkon deri në “rrënjë” pasurive
x
BREAKING NEWS

Zyrtari i lartë i SHBA kundër korrupsionit global zbarkon sot në Shqipëri, DASH listë me “non-grata”, a do sanksionohen oligarkët që financojnë Sali Berishën si rasti i Dodik në Bosnje?

Zyrtari i lartë i SHBA kundër korrupsionit global zbarkon sot në
x
BREAKING NEWS

Ja si u përdor ARRSH për të kamufluar fondet nga Belinda Balluku, në skenë del dhe kompania e oligarkut rus Oleg Deripaska, KLSH liston shkeljet e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë

Ja si u përdor ARRSH për të kamufluar fondet nga Belinda Balluku,
x
BREAKING NEWS

Zbardhen detajet e forta nga dosja e SPAK, ja si gënjeu Ahmetaj para prokurorëve specialë për njohjen me Mërtirin dhe Zoton, tentativat e partneres së ish-zv/kryeministrit për të zhdukur dokumentin e rëndësishëm dhe shitjet fiktive të kryera me qellim ...

Zbardhen detajet e forta nga dosja e SPAK, ja si gënjeu Ahmetaj para
x
BREAKING NEWS

Gjykata Kushtetuese shfuqizon disa pika të Rregullores së re të Kuvendit, përjashtimin e deputetëve që ushtrojnë dhunë nga 30 ditë e zbret në 10, ja ndëshkimi i ashpër që do të jepet për ligjvënësit që përdorin tymuese gjatë seancës plenare...

Gjykata Kushtetuese shfuqizon disa pika të Rregullores së re të
x
BREAKING NEWS

Ngrihen 5 klane në PD për t’i “ngrënë kokën” Sali Berishës, ja kush do i japë goditjen finale pas 23 qershorit, zbardhen prapaskenat e fundit nga SHQUP

Ngrihen 5 klane në PD për t’i “ngrënë
x
BREAKING NEWS

Vendimi i Home Office për ta shpallur “non-grata” Sali Berishën i bazuar në fakte dhe jo fjalë, u hetua dhe dokumentua çdo provë kundër kreut të PD që nga viti 1996, avokat nga Londra zbulohen detaje nga dosja e britanikëve

Vendimi i Home Office për ta shpallur “non-grata” Sali
x

Politike

A e “trembi” qeverinë protesta e djeshme e opozitës? Mërtiri na habit me përgjigjen e tij

A e “trembi” qeverinë protesta e djeshme e opozitës?

Analisti Ergys Mërtiri në një emision televiziv, e cilësoi protestën e opozitës një ditë më parë si një reagim për të treguar forcë brenda vetes dhe jo për të trembur qeverinë.

Ai tha se kjo është një luftë brenda llojit për të treguar kush mbledh më shumë, pasi me atë lloj proteste qeveria nuk mund të rrëzohet.

Sa i përket “mospërfilljes” së opozitës nga ana e Sekretarit Amerikan të Shtetit Anthony Blinken në Shqipëri, i cili nuk takoi asnjë përfaqësues të tyre, Mërtiri tha se kjo është normale në një kohë kur opozita është në luftë mes vetes.

Ai shtoi gjithashtu se për sa kohë Berisha do të drejtojë një pjesë të madhe të opozitës, ajo nuk do të vijë kurrë në pushtet.

Gazetari: Si e vlerëson protestën e djeshme?

Mërtiri: Nga njëra anë protesta është ashtu siç e thonë vetë protagonistët e saj e suksesshme. Por e suksseshme për kë? Qëllimi përse u bë kjo protestë nuk u është për të dëmtuar qeverinë, për ta bërë atë më të dobët, pssi me protesta të tilla nuk dobësohet qeveria. Qëllimi përse u bë ishte për të rregullkuar punët e brendëshme të opozitës, djhe jo për të rregulluar punët e saj në raport me nevojat e saj të jashtme në përballjen me qeverinë. Opozita kur është tashmë prej kohësh në një përballje me veteveten, në një luftë civile brenda vetes, kjo lloj proteste ishte për t’i treguar publikut që unë jam opozita e vërtetë dhe e vetme. Po të shohësh retorikën e organizatorëve të saj ata thonë që opozita ishte e bashkuar në shesh. Pra ata thonë që ajo që nuk ishte në shesh, ishte jashtë saj nuk është opozitë.

Gazetari: Domethënë ja ka arritur qëllimit në një farë mënyre për të rregulluar punët e brendshme. Sot mund të thuhet se betejën dy vjeçare e ka fituar Berisha apo jo?

Mërtiri: Jo. Ajo është e suksesshme për t’i dhënë një goditje palës tjetër, por lufta e plotë nuk mund të fitohet kurrë. Unë mendoj se përçarje të tilla nuk mbarojën kurrë. Ajo do të vazhdojë deri sa njëra palë të shkrihet, apo të përfundojë në një marrëveshje midis palëve. Kështu ndodh përgjithësisht, është në natryrën e përçarjeve që të zhvillohen në këtë lloj forme. Goditjet janë për të nënshtruar palën tjetër, që në momentin kur të bëhet marrëveshja ajo të jetë në pozita inferiore. Është njëlloj si me luftrat. Lufta e II Botërore, zhvillohet lufta njëra palë del e humbur, por jo e asgjesuar totalisht dhe marrëveshja bëhet në disfavor të palës humbëse. Kështu ndodh dhe në politikë, konflikti konsumohet deri në momentin kur ai i cili fiton shfrytëzon situatën për të marrë pjesën e luanit dhe për t’i lënë një pjesë të vogël pjesës tjetër.

Gazetari: Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken nuk e përfilli opozitën, dihet roli dhe pesha që ka SHBA në Shqipëri. Çfarë mesazhi mendoni se ka dhënë me këtë sjellje Uashingtoni?

Mërtiri: Për mua Uashingtoni ka treguar se opozita nuk është akoma faktor. Duke qenë e përçarë, një pjesë e saj non-grata, duke mbajtur si lider një person që amerikanët nuk e konsiderojnë partner, e konsiderojnë të korruptuar, një person i cili nuk duhet të jetë më në politikë. Për këtë arsye Blinken e ka konsideruar opozitën si jo partner për amerikanët, prandaj nuk ka takuar asnjërën palë pasi nuk do të futet në konfliktin e brendshëm të PD. Por deri në momentin kur PD dhe gjithë opozita do zgjidhë problemin e lidershipit të saj, të zgjidhë pronblemet e brendshme, nuk do të futet në konflikt. Për momentin partneri i vetëm është qeveria.

Gazetari: Pas një viti do të jenë zgjedhjet e përgjithshme politike, si e parashikon paraqitjen e opozitës duke u nisur nga premisat që kemi sot?

Mërtiri: Nëse gjërat janë kështu siç janë, kjo është një gjë e keqe për opozitën, pasi opozita nuk fiton dot. Kjo protestë ka një problem të madh, krijon iluzionin e suksesit, krijon idenë se kjo opozitë po rregullohet, po forcohet dhe ajo do të mundë Edi Ramën. Unë mendoj se për sa kohë kjo opozitë do të ketë lider Sali Berishën kjo opozitë nuk mund të fitojë dot. Kjo është vërtetuar tashmë se ky popull me 1 milionë vota e rrëzoi nga pushteti 12 vite më parë kur Berisha ishte shumë herë më i pranueshëm publikisht se nga është sot, dhe atëherë nuk ishte as non-grat dhe as izolimin ndërkombëtar që është sot. Në kushtet ku jemi është oguri më i mirë për qeverinë të ketë përballë një opozitë që nuk është alternativë qeverisëse, dhe këtë po e tregojnë edhe nga mënyra se si po bëjnë opozitë. Por është thjeshtë një forcë politike që po përpiqet të kapet me thonj për të qendruar në politikë dhe jo për të mundur Edi Ramën.

 

Më të lexuarat