BREAKING NEWS

“Braktisi” Berishën, Agron Duka zbulon pse do të garojë i vetëm në zgjedhje

“Braktisi” Berishën, Agron Duka zbulon pse do të
x
BREAKING NEWS

Rritja e pëlqyeshmërisë për Alibeaj, pedagogia: Ty nuk mundet të të duket Edi Rama një njeri...

Rritja e pëlqyeshmërisë për Alibeaj, pedagogia: Ty nuk
x
BREAKING NEWS

U raportua për atentat, policia zbulon si qëndron e vërteta: Çfarë ndodhi në aksin Tiranë-Lezhë

U raportua për atentat, policia zbulon si qëndron e vërteta:
x
BREAKING NEWS

KQZ kërkon gjobitjen e tre kryebashkiakëve dhe disa zyrtarëve të tjerë (EMRAT)

KQZ kërkon gjobitjen e tre kryebashkiakëve dhe disa zyrtarëve
x
BREAKING NEWS

Aksident me vdekje/ Bie nga skela 53-vjeçari, dalin detajet e para

Aksident  me vdekje/ Bie nga skela 53-vjeçari, dalin detajet e para
x
BREAKING NEWS

Deputetja e PS ka 'dy fjalë' për patronazhistët

Deputetja e PS ka 'dy fjalë' për patronazhistët
x
BREAKING NEWS

Tronditet Lezha/ Të shtëna me armë zjarri, zbardhen dyshimet e para

Tronditet Lezha/ Të shtëna me armë zjarri, zbardhen dyshimet e
x
BREAKING NEWS

Berisha prezanton kandidatin për zgjedhjet e 14 majit dhe thumbon qeverinë: Kjo qeveri në 8 vite mori borxh 5 miliardë euro

Berisha prezanton kandidatin për zgjedhjet e 14 majit dhe thumbon
x

Politike

Ambasadorja e BE “rrëzon” Ballukun dhe tregon për herë të parë se përse Brukseli anuloi grantin 28 mln euro për Portin e Durrësit, mungesa e transparencës nga qeveria alarmon ndërkombëtarët

Ambasadorja e BE “rrëzon” Ballukun dhe tregon për

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Christiane Hohmann ka folur në lidhje me anulimin e granteve të Fondit të Investimeve për Ballkanin Perëndimor për portin e Durrësit, duke rrëzuar kështu pretendimet e Ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku, e cila këtë të enjte nga foltorja u shpreh se i ka kërkuar me shkresë BE që të anulohej kredia prej 28 milionë euro në vitin 2019. Teksa ndodhej në Shkodër krah kryebashkiakut Bardh Spahia, ambasadorja Hohmann theksoi se në momentin që janë ndryshuar kushtet e investimeve, janë anuluar fondet. Për rrjedhojë, sipas saj, granti 28 milionë euro nuk do t’i jepet Portit të Durrësit. “Është një përgjigje shumë e thjeshtë, ajo që dhamë edhe disa ditë më parë, sa herë që ka ndryshim të kushteve të investimit, ndryshim të dhënies të granteve të investimit, atëherë kjo anulohet. Kjo nuk do të thotë se ne nuk jemi në komunikim për të kuptuar se ku mund të jenë investimet për tu bërë”, deklaroi ajo. Kjo deklaratë ambasadores së Bashkimit Europian në Shqipëri, Christiane Hohmann lë të nënkuptohet se mungesa e transparencës nga qeveria ka alarmuar ndërkombëtarët.

Çfarë ndodhi?

Më herët gjatë kësaj jave Bashkimi Evropian ka reaguar në lidhje me projektin për Portin e ri turistik të Durrësit. Përmes një reagimi për mediat shqiptare, delegacioni i BE në Tiranë ka deklaruar se si rezultat i modifikimit të projektit dhe ndryshimit të përdorimit të portit aktual, ka anuluar grantin prej 28 milionë eurosh që ishte vënë në dispozicion nga Fondi i Investimeve për Ballkanin Perëndimor, me qëllim rikonstruksionin e Kalatave 1 & 2, në Terminalin Perëndimor të Portit. Gjithashtu, bëhet e ditur se janë duke u zhvilluar konsultime me përfaqësuesit e qeverisë edhe për prioritetet e investimeve. Madje, Brukseli thotë se do të vazhdojë të monitorojë rëndësinë për MSA-në, sa i përket marrëveshjes tregtare ndërmjet Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe. “Si rezultat i modifikimit të projektit dhe ndryshimit të përdorimit të portit aktual, BE-ja ka anuluar grantin e mbetur të ËBIF për investimin për projektin e mëparshëm të portit. Ne jemi duke u konsultuar me përfaqësuesit e qeverisë edhe për prioritetet e investimeve. Sa i përket marrëveshjes tregtare ndërmjet Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, BE-ja do të vazhdojë të monitorojë rëndësinë për MSA-në dhe pajtueshmërinë me të, në dialog me institucionet shqiptare”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Ja si e mbrojti Balluku tërheqjen e fondeve të BE

Nga ana tjetër, ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku, u shpreh dy ditë më parë se i ka kërkuar me shkresë BE që të anulohej kredia prej 28 milionë euro në vitin 2019. Balluku në fjalën e saj tha se nuk mund të merrej borxh një shumë e tillë për të futur në Portin e Durrësit më shumë çimento dhe grurë. Më tej ajo theksoi se projekti i Portit të Durrësit do kushtojë 390 milionë euro. “Pranoj çdo lloj pyetje nga ana juaj por ju lutem mos mohoni faktin se këtu po ndërtohet një port modern. Thatë se porti do kushtoj 2 mld euro. Mos iu referoni shifrave të Sali Berishës. Porti do të ndërtohet dhe me buxhetin e shtetit. Porti kushton 390 milionë euro, dhe do të bëhet. Porti duhet të shpërngulet në një zonë industriale. Pse nuk u mor kredia e BE. Kredinë e BE e kam kërkuar unë me shkresë anulimin e saj, me përgjegjësi të plotë në vitin 2019, ku nuk flitej fare për projektin e Muhamet Alabarin, as se dinim  që Porti i Durrësit do të kishte interes nga të investitorët e huaj. E kam kërkuar unë në 2019 që kjo kredi të anulohej, pasi 28 milionë euro kërkoheshin të merreshin kredi nga BE, për të futur në portin e Durrësit më shumë çimento e më shumë grurë”, deklaroi Balluku.