BREAKING NEWS

Ja “grushti i madh amerikan” në fytyrën e Sali Berishës, Ilir Metës dhe Edi Ramës, SHBA del në krah të Altin Dumanit, kërkon distancim të opozitës nga “non-grata” dhe jep mesazhin e fortë se keqqeverisja e korrupsioni duhen luftuar

Ja “grushti i madh amerikan” në fytyrën e Sali
x
BREAKING NEWS

Ja kontrata në duart e prokurorëve që po i bën “gropën” Ilir Metës dhe Monikës, roli i nënës së Kryemadhit dhe vëllait Drini që mori 360 milionë lekë nga SGS, 2 njerëzit që hapën dosjet e ish-presidentit në SPAK me kallëzimet që bënë nxjerrin faktet t...

Ja kontrata në duart e prokurorëve që po i bën
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta akuzon televizionin e Zenit se ka marrë urdhër t’i mbyllin dyert, Monika Kryemadhi sulmon bashkëshortin si shërbëtor të Edi Ramës

Ilir Meta akuzon televizionin e Zenit se ka marrë urdhër t’i
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho flet pa “doreza”, ja detajet nga sëmundja e vjetër e Ilir Metës, manovrat e tij me përjashtimin e Monika Kryemadhit dhe prapaskenat e forta që po ndodhin brenda ish-LSI, nga largimi i bashkëpunëtores së tyre të kasafortave, te shkërmoqja ...

Spartak Braho flet pa “doreza”, ja detajet nga sëmundja e
x
BREAKING NEWS

Gjyqtari që i dha PD Sali Berishës para vetingut, ja pasuria e “çmendur” e Agron Zhukrit, si u bë milioner nga gruaja e tij që nuk i justifikon dot të gjitha të ardhurat e saj me pagat dhe aktivitetin privat, zbardhen “flamujt e kuq” në KPK...

Gjyqtari që i dha PD Sali Berishës para vetingut, ja pasuria e
x
BREAKING NEWS

Lajme shumë të mira për pensionistët, ja çfarë po përgatitet me skemën e re të pensioneve, nga indeksimi, kompensimet, ndryshimet në fshat dhe qytet dhe deri tek kontributet për të vetëpunësuarit në bujqësi

Lajme shumë të mira për pensionistët, ja çfarë
x
BREAKING NEWS

Nuk ndalet Ilir Meta, vijon kërcënimet ndaj kreut të SPAK: Do t’i qepem Dumanit brez pas brezi, nëse është trim le të...

Nuk ndalet Ilir Meta, vijon kërcënimet ndaj kreut të SPAK: Do
x
BREAKING NEWS

Ja pse Europa ka mbyllur dyert e arratisjes së Metës dhe Kryemadhit, dosja e tyre e “e zezë” e pastrimit të parave drejt fundit të hetimeve, Altin Dumani dhe Sotir Kllapi po bëjnë gati fletë-arrestet, zbardhen provat dhe dëshmitarët që kanë plasur “bom...

Ja pse Europa ka mbyllur dyert e arratisjes së Metës dhe Kryemadhit,
x

Politike

Anëtarësimet e reja në Njësinë 9/ Veliaj: Krenar që familjes sonë i bashkohen më të mirët, ne jemi bashkë prej punës dhe pasionit, jo prej inatit

Anëtarësimet e reja në Njësinë 9/  Veliaj: Krenar

Gjatë fushatës së anëtarësimeve të reja në Njësinë 9 në Tiranë, Drejtuesi Politik i PS për Qarkun, Erion Veliaj dhe deputetja e zonës, Ogerta Manastirliu, u bënë thirrje të rinjve që t’i bashkohen të vetmes parti që punon çdo ditë për të çuar vendin përpara. Veliaj nënvizoi se përtej numrave, një rëndësi të madhe ka edhe cilësia e anëtarëve të rinj.

“Më bëhet zemra mal kur lexoj CV-të e atyre që po anëtarësohen. Një nga gjërat që më pëlqeu më shumë është se pothuajse të gjithë Presidentët e gjimnazeve janë anëtarë të Partisë Socialiste. Pra, kush është i mirë, shkon te më të mirët! Sigurisht, partia është e hapur për të gjithë, por jam posaçërisht i lumtur kur shikoj se studentët e ekselencës janë të gjithë me ne”, u shpreh Veliaj.

Mandej, ai tha se është shumë e rëndësishme që anëtarët e rinj të dinë se Partia Socialiste është si një familje e madhe, që është e bashkuar prej pasionit. “Pyetja për të gjithë anëtarët e rinj e të vjetër është: Nëse dikush ju pyet në rrugë, edhe kur nuk e keni mendjen fare: ‘Po ti, pse je socialist?’ Është shumë e rëndësishme ta dimë pse. Ne nuk jemi socialistë se kemi inat të tjerët - për shembull, kur dëgjon palën tjetër, ata janë një organizatë e mbushur me urrejtje, pra ajo që i bashkon ata është se kanë inat dikë tjetër – ne jemi socialistë se ne e duam njëri-tjetrin, duam Partinë Socialiste, duam Tiranën, duam Shqipërinë. Kemi komplet tjetër energji sepse bashkohemi prej pasionit, jo prej inatit”, tha ai.

Deputetetja e PS, Ogerta Manastirliu vuri në dukje punët e mira që ka bërë kryebashkiaku Veliaj për Tiranën. “Dua ta falënderoj Erionin, për sa shumë transformime janë bërë në Njësinë 9. Po të diskutonim dhe të flisnim sot, ndoshta do na duheshin orë të tëra për të thënë se sa kopshte, çerdhe, shkolla janë ndërtuar, sa qendra shëndetësore janë rikonstruktuar, sa punë të mira për komunitetin janë bërë për infrastrukturën. Por, nuk do të ndalemi këtu sepse ne duam të vazhdojmë dhe të bëjmë edhe më shumë. Këtë do ta bëjmë të gjithë së bashku, duke mbështetur njëri-tjetrin, duke mbështetur lidershipin e Partisë Socialiste, duke mbështetur Partinë Socialiste, për të mbështetur shqiptarët dhe për të vijuar së bashku planin e madh të transformimit të vijueshëm drejt ‘Shqipërisë 2030’”, tha Manastirliu.

 

Më të lexuarat