BREAKING NEWS

Ilir Meta ka lokal luksoz në mes të Londrës, ja politikanët dhe drejtorët që kanë shërbyer si transportues të parave të tij dhe detajet nga biznesi i tij i fshehtë me lidhje në Indi ku 1 gur i bardhë bën 400 euro, Idajet Beqiri nxjerr të fshehtat trond...

Ilir Meta ka lokal luksoz në mes të Londrës, ja politikanët
x
BREAKING NEWS

Hetimet e SPAK shkaktojnë përplasje të forta në kupolën e PL, ja lista me emrat “VIP” që rrezikojnë prangat, nga falsifikimi i formularëve, te pastrim parave, Ilir Meta përjashton Monika Kryemadhin dhe të gjithë mbështetësit e saj në nivel drejtues...

Hetimet e SPAK shkaktojnë përplasje të forta në kupolën
x
BREAKING NEWS

Edi Rama paralajmëron furtunë ndryshimesh në qeveri, iu mbyll derën e kandidimit në zgjedhjet e 2025 zyrtarëve të korruptuar dhe atyre që kanë llogari të hapura me SPAK, kryeministri sfidon amerikanët dhe shpërthen në sulme e akuza ndaj Gjykatës Kushte...

Edi Rama paralajmëron furtunë ndryshimesh në qeveri, iu mbyll
x
BREAKING NEWS

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”, janë grabitur informacione sensitive të klasifikuara sekret, ja si mund të shantazhohen deputetët, në skemë mafiozë të përfshirë shërbime inteligjente të huaja, në rrezik aksionet policore, Kreshnik Spahiut plas “b...

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”,
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për çiftin Meta-Kryemadhi, SPAK drejt përfundimit të hetimeve për dosjen e pastrimit të parave, pritet komunikimi i akuzës, po përgatitet dhe arrestimi i Argita Malltezit

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për
x
BREAKING NEWS

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon Rithemelimin dhe deklaron prishjen me Sali Berishën, ja akuzat për ish-kreun e PD

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon
x
BREAKING NEWS

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion Veliajt, kërkon zgjedhje të parakohshme në Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi kandidat i "Foltores", Edi Rama me "as nën mëngë"

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion
x
BREAKING NEWS

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen prapaskenat e një tjetër pazari të fshehtë Rama-Berisha, synohet goditja e Reformës në Drejtësi përmes njeriut të “non-gratës”

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen
x

Politike

“Arsyet se pse sot rinia largohet”/ Pas miratimit të buxhetit për 2024 reagon Tabaku: Askush nuk e kuptoi se çfarë votoi, goditje për shtresën e mesme

“Arsyet se pse sot rinia largohet”/ Pas miratimit të buxhetit

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka reaguar pas miratimit të buxhetit në seancën e sotme. Ajo shprehet se shumica e atyre që ngritën kartonat nuk e dinë se çfarë votuan.

“Jam e sigurtë që asnjëri nga ju nuk arriti të kuptojë se çfarë u votua sot mes zhurmës dhe rrëmujës. Jam e sigurt që dhe shumica e atyre që ngritën kartonat nuk e dinë se çfarë votuan. Sot u votua një tjetër buxhet socialist, i cili rriti taksat me 70 milion euro, kryesisht për shtresën e mesme.

Tre janë shifrat dhe faktet domethënëse për këtë buxhet. Së pari, Shqipëria do të vazhdoj të mbetet një nga vendet më të varfra të Ballkanit Perëndimor duke lënë pas vetëm Kosovën me 23% varfëri.

 

Shqipëria do të ketë mbrojtjen më të ulët sociale, të gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe do të ketë një buxhet prej pothuajse 11% të Produktit të Brëndshëm Bruto për mbrojtjen sociale.

Së treti, Shqipëria ka pagat më të ulta në të gjithë Ballkanit Perëndimor, me një peshë pothuajse 4.5% të Produktit të Brëndshëm Bruto.

Këto tre shifra tregojnë që asgjë nuk ndryshon në tendencën 10-vjeçare të buxheteve socialiste. Asgjë nuk ndryshon dhe asnjë mbështetje, asnjë stimul për shtresën e mesme, asnjë justifikim për të shpjeguar se çfarë ndodhë me ekonominë sot dhe pse kemi çmimet më të larta.

Por nga ana tjetër as edhe një rritje graduale për të shkuar të paktën drejt treguesve të Ballkanit Perëndimor.

Shqetësimi kryesor që kam ngritur në ketë muaj është e vështirë që të dëgjohet mes zhurmës, ka qenë që ky buxhet do vazhdojë që të mos mbeshtesë shtresën e mesme, te godasë shtresën e mesme.

Të formalizoj formalitetin, por nga ana tjetër të ketë një tendencë, e cila është kthyer në shqetësuse, për sa i përket mbështetjes së arsimit.

Nuk ka pse të shqetësohemi, as të çuditemi kur shohim shifrat e PISA që të rinjtë shqiptarë sot kanë rënien më të madhe në lexim, matematikë dhe shkencë.

Kjo lidhet me politikat e buxhetit, kur nuk buxhetojmë, kur nuk mbështesim arsimin, ekonominë e zhvillimit, teknologjinë e informacionit, kjo do ndodhë.

Ku nuk kemi asnjë model zhvillimi ekonomik, kjo do ndodhë.

Të gjitha këto shqetësime që kam ngritur gjatë këtij muaji dhe të gjitha këto duhet të ishin shqetësime edhe për qeverinë, janë problemet reale që ka ekonomia.

Janë arsyet se pse sot rinia largohet, pse nuk ka meritokraci. Në fund të ditës çdo gjë lidhet me vizionin për buxhetin dhe me vizionin që një qeveri ka për ekonominë.

Ndjesë të gjithë atyre që nuk kanë arritur që t’i transmetojmë atë që duhet përsa i përket buxhetit.

Është shumë e vështirë që argumentat dhe idetë të dëgjohen e të shikohen e të analizohen kur ka zhurmë. Fatkeqësisht edhe një tjetër buxhet socialist u miratua!”, shprehet ajo.

 

Më të lexuarat