
Gjykata amerikane “fundos” ish-agjentin e FBI McGonigal, Juria e Madhe në Nju Jork kërkon konfiskimin e pronave dhe zbulon fakte të reja tronditëse për Agron Nezën

SHBA thirrje qeverive partnere të izolojnë Sali Berishën, kërkohet bllokim vizash për “listën e zezë” të Amerikës

Fondet për rindërtimin pas tërmetit, ligji për tatimin mbi të ardhurat dhe gjendja ekonomike shkaktojnë debate të forta në Kuvend, opozita akuza qeverisë për mungesë transparence dhe shpopullimin e vendit

EMRI/ Arrestimi i Lefter Allës nga SPAK, zgjidhet kryetari i ri i bashkisë së Bulqizës

Po Adriatik Llalla ka marrë azil politik? Kreu i SPAK zbardh detajet: Po punojmë për...

Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e Alibeajt, koalicioni Meta-Berisha vijon garën për zgjedhjet e 14 majit, Celibashi kërcënon me sanksione ata që abuzojnë me simbolet e PD

Do përfshihet SPAK në hetimet për sulmin ndaj 'Top Channel'? E zbulon Altin Dumani dhe bën paralajmërimin e fortë

Ja si do bëhet rritja e pagave për punonjësit e administratës dhe 2 hapat që do ndiqen për të bërë realitet këtë premtim, zbardhen detajet

"Banda kriminale e drejtuar nga kryeministri...", Erisa Xhixho del me deklaratën e fortë: U janë vjedhur miliona euro shqiptarëve

Shkruar nga SOT.COM.AL 4 Shkurt 2023

Nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, tha se VKM që shpalli emergjencën mjedisore për t’i hapur rrugë aferës së inceneratorëve, nuk bazohej në ligj.
Përmes një deklarate nga selia e PL-së. Xhixho tha se kjo gjë pranohet sot edhe nga Ministria e Mjedisit, përmes një projekt-akti që synon shfuqizimin e detyrave të Komitetit Ndërministror për arsye se ato nuk kanë asnjë mbështetje në ligjet në fuqi për menaxhimin e mbetjeve. Xhixho shtoi se përmes kësaj afere, banda kriminale e drejtuar nga kryeministri Edi Rama i ka vjedhur shqiptarëve miliona euro.
Ajo shtoi se megjithëse ka 2 vite që provat për aferën e inceneratorëve ndodhen në SPAK, kryeministri ende nuk po hetohet dhe sipas saj, kjo është një provë e fortë për Strukturën e Posaçme për të treguar pavarësinë e saj.
Deklarata e plotë e Erisa Xhixhos:
Megaafera e inceneratorëve qe vjedh perditë taksat e qytetarëve shqiptarë eshte nje procedure totalisht e paligjshme. Faktet e e bera tashme publike tregojne mjaft qarte se VKM me nr .967 e vitit 2013, që shpalli emergjencën mjedisore ne vend duke i hapur keshtu rrugën kontratave të inceneratorëve ne Fier dhe Elbasan, nuk bazohej në ligj.
Kjo gjë pranohet sot nga Ministria e Mjedisit përmes një projekt-akti që synon shfuqizimin e detyrave të Komitetit Ndërministror per arsye se ato nuk kane asnje mbeshtetje ne ligjet ne fuqi per menaxhimin e mbetjeve.
Eshte ky vendim i Komitetit qe Kryeministri ne deklaratat e tij në komisionin hetimor e konsideronte “gurthemeli” per procedurat ligjore.
Vet Ministria a Mjedisit dhe Turizmit pranon hapur se :
“Referuar legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e mjedisit dhe atij për menaxhimin e integruar të mbetjeve, nuk është e parashikuar terminologjia e emergjencës mjedisore si dhe kriteret/kushtet ku mbështetet shpallja apo përfundimi i saj nga Komiteti”.
“Nuk gjejnë mbështetje në aktet ligjore apo nënligjore në fuqi, në fushën e mbetjeve”.
Pra eshte mjaft e qarte se vendimi i shkurtit te vitit 2014 i Komitetit Ndërministror për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve, i cili ka shpallur emergjencën mjedisore ne vend ka qene teresisht I paligjshem.
Kjo ka bërë që të gjitha procedurat qe kane ardhur ne mbeshtetje te ketij vendimi te jene te paligjshme, siç ne kemi denoncuar prej më shumë se dy vjetësh. Afera e shekullit me të cil?n u janë vjedhur shqiptareve qindar miliona euro eshte nje skeme e paster korrupsioni e ideuar dhe e zbatuar nga nje grup i strukturuar kriminial me ne krye Kryeministrin e vendit.
Ai është i përfshirë direkt në këtë abuzim galopant me paratë e shqiptarëve të varfër.
Droni qe monitoroi per 6 muaj veprimtarinë e Inceneratorit te Tiranes u tregoi të gjithë shqiptareve se aty nuk ndodh as diferencim as riciklim por vetem groposje te mbetjeve. Pikërisht për këtë groposje, qytetaret kane paguar deri me tani 54 milion dollarë dhe do të vijojnë të paguajnë miliona të tjera per një shërbim që nuk u jepet fare.
Sot Spak eshte I vonuar pasi po mbushen gati 2 vjet qe ne marsin e viti 2021 kur u depozituan 3 kallzimet per Inceneratoret e Elbasanit, Fierit dhe Tiranes. Faktet e reja si ky qe sot po bejme publike e vene perpara nje pergjegjesie shume te madhe Spakun i cili nuk mund ti shmanget me drejtesise se tij dhe venien perpara saj te gjithe zyrtareve qe kane shkelur ligjin dhe vjedhur parate e vendit me te varfer ne Europe.
Shqiptaret kane nevoje per drejtesi që nuk kursen shkelësit e ligjit, qofshin keta Kryeminister apo nenpunesi me I fundit. Dosja e inceneratorëve është prova më e fortë per Spakun për ti dhënë fund kultures se pandeshkushmerise e cila ka shkatuar pasoja katastrofike ne funksionimin e shtetit ligjor dhe ne demin e pallogaritshem qe I eshte bere interest public.
Ndaj me 11 shkurt qytetaret do te protestojne si kurre ndonjehere per largimin e mafies qe ka zaptuar qeverine duke filluar nga zyra e Kryeministrit. 11 shkurti eshte dita qe cdo qytetar pa asnje dallim do te protestoje kundra nje qeverie qe I vjedh perdite ata dhe qe detyron te rinjte te largohen nga vendi.
Më të lexuarat


Përfundon mbledhja e grupit të Partisë Demokratike/ Reagon menjëherë Açka dhe Agalliu dhe dalin me vendimin e prerë

Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e Alibeajt, koalicioni Meta-Berisha vijon garën për zgjedhjet e 14 majit, Celibashi kërcënon me sanksione ata që abuzojnë me simbolet e PD

“Ç’paskeni qenë o rubla që na i morët me rradhë motrat dhe vëllezërit...”/ Edi Rama kërkon hetimin e menjëhershëm të deputetes së njohur të Kuvendit

Ja si do bëhet rritja e pagave për punonjësit e administratës dhe 2 hapat që do ndiqen për të bërë realitet këtë premtim, zbardhen detajet

Agravojnë tensionet/ Digjen disa makina me targa të Kosovës, reagon menjëherë Haradinaj: Incidentet e fundit tregues se mund të ketë pengim të zgjedhjeve

“Duhet të gjendet pronari”/ Dumani zbardh prapaskenat e hetimeve për inceneratorët

Nuk përmbahet Berisha, sulmon ashpër Alibeajn: Po mbahet peng nga Rama, fshehu dënimin e vëllait kriminel...

Thellohet hetimi për Ahmetajn/ Reagon kreu i SPAK për çështjen e nxehtë dhe tregon lëvizjen që pritet shumë shpejt për Arben Ahmetajn: Janë gjetur prova në vilat e kontrolluara

“83% e shqiptarëve duan të largohen”/ Berisha reagon ndaj shkrimit të EU Observer: Shqipëria në një situatë dramatike, po përballemi...

Dikur deputete e PD, Lajla Përnaska zbulon arsyen pse vendosi të garojë për Bashkinë e Tiranës me siglën e një partie tjetër
