Deputeti i Rithemelimit, Bledion Nallbati në një intervistë televizive u shpreh se vjedhja e të dhënave nga sistemi TIMS është një ngjarje kriminale dhe skandaloze.
Nallbati: Ne cdo javë përpara seancës plenare bëjmë një mbledhje të grupit për të diskutuar mbi rendin e ditës në seancën plenare dhe qëndrimet që ka PD në raport me projektligjet e propozuara.
Në këtë mbledhje do diskutohet përsa i përket seancës plenare të ditës së enjte, gjithashtu po diskutohet dhe për propozimet tona për reformën zgjedhore.
Bëhet fjalë për dy skandale të mëdha, si ai për koncesionet në Shëndetësi, po ashtu edhe për skandalin tjetër të parecedentë përsa i përket vjedhjes së të dhënave nga sistemi TIMS që është një ngjarje kriminale dhe skandaloze që do duhet patjetër që të zbardhet.
Ne jemi përgatitur që mazhoranca do bëjë gjithcka që ti dështojë këto komisione.
Ne jemi të vendosur që ti shkojmë deri në fund këtyrë cështjeve.