Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Ilir Alimehmeti në një intervistë televizive u shpreh se bojkoti nuk është rruga e duhur.
Alimehmeti: Janë disa ndryshime statuti që priten të ndodhin.
Por patjetër cdo mbledhje e Këshillit Kombëtar paraprihet nga një mbledhje e Kryesisë së vogël pak më përpara.
Ajo cka pritet është integrimi brenda strukturave të PD i disa emrave që ka pasur një diskutim të madh janë jashtë janë brenda.
Kjo i vë kapakun diskutimit.
Përsa i përket emrave konkret dhe emrave të përvecëm, do duhet të presim deri nesër kur këto vendime të jenë zyrtare.
Patjetër aksioni opozitar dhe si do vijojë ai do jetë një pjesë e rëndësishme e axhendës dhe diskutimit.
Mendimet ndryshe në parti janë të mirëpritura.
Bojkoti nuk zgjidh, nuk ka zgjidhur kurrë. Për mua bojkoti nuk është rruga e duhur.