BREAKING NEWS

Frrok Çupi zbulon planin e errët që thurën Meta dhe Berisha një natë para vrasjeve në “21 janar”: Ja të fshehtat e ekzekutimit të Aleks Nikës që mund t’i hapë rrugën SPAK të zbardhë dhjetëra viktima që kanë ‘hequr qafe’ dy shefat kur ishin në pushtet...

Frrok Çupi zbulon planin e errët që thurën Meta dhe
x
BREAKING NEWS

Evi Kokalari tregon “puçin” e Ilir Metës për Sali Berishën, ish-presidenti fut në lojë kushëririn e tij, ja kush është politikani që po kërkon ta vendosë në krye të opozitës dhe posti që po synon të marrë vetë në fund kryetari i Partisë së Lirisë...

Evi Kokalari tregon “puçin” e Ilir Metës për Sali
x
BREAKING NEWS

Ja përmbysja që pritet të bëjë Rama me drejtuesit politik të qarqeve të PS, nga largimi i Peleshit, Ballukut dhe Gjiknurit, te zhvendosja e Taulant Ballës dhe afrimi i Erion Braçes, Benet Becit dhe Pjerin Ndreut, zbardhet lista me emrat e rrezikuar...

Ja përmbysja që pritet të bëjë Rama me drejtuesit
x
BREAKING NEWS

Dalin detaje të tjera për rritjen e pensioneve, zbulohet sa lekë do të përfundojnë në xhepat e tyre, nga shpërblimet dhe deri te mënyra se si do ta marrin pensionin, flasin ekspertët

Dalin detaje të tjera për rritjen e pensioneve, zbulohet sa lekë
x
BREAKING NEWS

Artur Meçollari zbardh detajet e forta: Ja si po qepen prej 3 vitesh nga SPAK dosjet e aferave me pronat në ushtri, emrat ‘VIP’ që po hetohen me themel, skandalet që rrezikojnë të fundosin Bajram Begajn dhe pse imuniteti nuk e shpëton dot nga prangat e...

Artur Meçollari zbardh detajet e forta: Ja si po qepen prej 3 vitesh
x
BREAKING NEWS

Industria e armëve mashtrim i madh, gjithë fabrikat janë shkatërruar në Shqipëri, Nasip Naço nxjerr blof Niko Peleshin dhe zbardh skandalet e Ministrisë së Mbrojtjes, si përfunduan për skrap uzinat e municioneve   

Industria e armëve mashtrim i madh, gjithë fabrikat janë
x
BREAKING NEWS

Zbulohet struktura re e Rithemelimit, ja ndryshimet drastike që do të ndodhi nga nënkryetarët deri te emërimet e mbështetësve që janë në pozicionin e anëtarëve të Kryesisë

Zbulohet struktura re e Rithemelimit, ja ndryshimet drastike që do të
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj urdhrat që mori Rama dhe Zelensky nga NATO, Samiti për Ukrainën nuk ishte reklamë për kryeministrin, ja plani amerikan që po thuret në fshehtësi të plotë për Shqipërinë

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj urdhrat që mori Rama dhe Zelensky nga NATO,
x

Politike

“Bomba” e Idajet Beqirit: Ja ku do të arratiset Sali Berisha pas vendimit të Strasburgut për ‘21 Janarin’, ish-kryeministri rrezikohet nga dëshmia e gardistit që ishte pjesë e grupit të zjarrit

“Bomba” e Idajet Beqirit: Ja ku do të arratiset Sali Berisha

Avokat i njohur, Idajet Beqiri ka reaguar sërish teksa ka shpërthyer në akuza dhe sulme të forta në adresë të ish-kryeministrit Sali Berisha. Gjatë një interviste tjetër për gazetën “SOT”, avokat Beqiri zbuloi se pas vendimit të Strasburgut për ‘21 janarin’, sipas tij, Sali Berisha po përgatit planin për arratisje. Madje ai ka treguara edhe dy shtetet ku po përpiqet të marrë azil sh-kryeministri Berisha i shpallur “non-grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe. Po ashru, avokati tregoi dhe kush është dëshmitari kyç që mund të burgosë Berishën për vrasjet e 21 janarit

-Avokat Beqiri, faleminderit që gjeni kohë për ne dhe audiencën tonë. Fillimisht doja t’ju pyesja lidhur me kërkesën e Gjykatës së posaçme drejtuar Kuvendit për marrjen në pyetje të Berishës?

Ai është person nën hetim dhe si person nën hetim që është ai do të pyetet për atë që ka kryer. Pastaj kjo është një e drejtë e personit të shkoj ose jo, por nëse nuk paraqitesh nuk të merr njeri me dhunë që të çojë atje. Nga ana tjetër, nëse SAPK do të konstatojë se ndaj këtij personi ka tentativa që mund të larohet jashtë vendit ose ka tentativa për të fshehur hetimet atëherë ndryshe. Por ekziston një dyshim se Berisha do të shkoj që të marr azil në Francë dhe nëse ata konstatojnë se këto janë qëllime serioze dhe kanë bazë për ta çuar më tej vendimmarrjen mund ti kërkohet Parlamentit leje për një masë tjetër sigurie politike.

-Keni informacion se po kërkon azil në Francë?

Po ai është duke bërë përpjekje. Sepse tani që u dha edhe vendimi i Strasburgut, po e bënë atë që të marrë masa të tjera. Francën e ka si atdhe të dytë ai po të parën ka pasur Serbinë.

-Po sa i përket vendimit të Strasburgut, a është hapur një dritare e re për 21 janarin?

Unë do thosha është hapur dera, sepse ishte një ngjarje madhore dhe e pazbardhur. Strasburgu ka dhënë një ndihmë të madhe, jo vetëm për Gërdecin por edhe 21 janarin dhe tha merreni gjykojeni, sepse është thënë se kush i dha urdhrat dhe çfarë duhet të bënte garda dhe çfarë bëri në të vërtetë. Autorët kryesor të kësaj vepre të rënde i kanë pranuar edhe vet, sepse kanë dal edhe kanë thënë edhe 300 ose 1000 mijë do kishin vrarë, madhe edhe kreun e opozitës mund ta qëllonin, nëse do të futeshin brenda kryeministrisë.

Në atë krim ka rolin kryesor të organizatorit sepse ai dha urdhrin për të vrarë, pasi nxori nga zyra të masakruar komandantin e Gardës. Ai tani duhet që të thotë të vërtetën, nëse ai thotë se urdhrin e mora nga Berisha atëherë nuk do ketë burgim të përjetshëm. Edhe Basha nëse thotë se kush e dha urdhrin do marr pafajësinë në të kundërt do të shkoj edhe ai në burg. Ato janë vrasje për të mbajtur pushtetin, me vrasje e mori pushtetin në 1992, vrau në 97 370 veta, vrau në Gërdec po ashtu.

-Po drejtësia shqiptare mund të reagojë përballë vendimit të Strasburgut?

Ka dy zgjedhje e para është në proces sepse familja e Aleks Nikës ja çojë provën e re SPAK, por SPAK e shkeli rëndë ligjin sepse ishte një çështje në kompetencë sepse janë subjekte të SPAK. SPAK ja çojë prokurorisë së Tiranës që atë dosje e kishte lënë të bënte gjumin e ariut dhe nuk ka bërë asnjë lloj hetimi. SPAK edhe provën e re që ne i çuam ja dërgoj Prokurorisë së Tiranës. Tani e kemi çuar në Gjykatën e Lartë.

-Çfarë ndodh me mazhorancën sepse ka një debat të madh, Rama është i paprekshëm nga drejtësia e re?

Nuk ka më të paprekshëm në këtë vend, përfshi edhe Ramën. Pasi paprekshmëria vdiq kur u mor Berisha nën përgjegjësi penale dhe dhëndri i tij u arrestua dhe do vdes përfundimisht edhe kur të çohet në arrest shtëpie edhe Ilir Meta. Paprekshmëria vdiq sepse tashmë SPAK ka krijuar precedentin për të gjithë ata që janë ose kanë qenë kryeministra ose edhe që do jenë në të ardhmen që çdo vendimmarrje e këshillit të ministrave nuk është në aspektin e përjashtimit nga përgjegjësia penale kolegjiale dhe që nuk të përgjigjesh për aktet që nxjerr. U krijua precedenti me vendimmarrjen e Berishës për të privatizuar kompleksin me atë vendim që ai mori, ai tha se e nxori këshilli i ministrave, por prapë ai nuk duhet që të ishte në atë mbledhje sepse ishte konflikt interesi, sepse në atë mes ishte dhëndri i tij, nuk mund ti japësh pasuri të shtetit ti familjes tënde. Kompleksi duhet që ti ngelte shtetit, ai dhe ministri i brendshëm duhet që të merren tani nga SPAK sepse ata të dy kanë qenë kryebarinjtë e qeverisë.

Ai nuk duhet të lejoj vendime antikushtetuese të këshillit të ministrave, dhe ministri i brendshëm duhet të thotë është në përputhje me kushtetutën. Ramën nuk mund ta akuzojmë me fjalë, inceneratorët janë në gjykim, nëse ke një çështje konkrete ço kallëzim penal dhe çoje atje ku duhet, kur bënë deklarata me thashetheme të tilla atëherë. Me atë po shkojmë në BE me atë, nëse ai do ishte më i korruptuari, si shkon ulet presidenti amerikan me atë si ulen kryetarët e shteteve të BE, ata nuk bëjnë marrëveshje më persona të korruptuar.

-Sa i përket procesit gjyqësor për PD, mendoni se duhet që të jap gjykata një vulë përfundimtare?

Njerëzit e Berishës thonë fituam ne, këta të Bashës thonë ata nuk kanë fituar gjë. Nuk ka ndodhur asgjë, por u pezullua shqyrtimi i çështjes. Edhe nuk ka ndodhur asgjë e re dhe PD është e regjistruar me kryetar Bashën dhe ka të drejtë të regjistrojë partinë. Ai është zyrtari sot për sot, kur të vij çështja nga Gjykata e Lartë dhe do filloj që të shqyrtohet do të shohim se çfarë vendimi do të merret.

 

Më të lexuarat