BREAKING NEWS

Ja lidhjet e Sali Berishës me Ervis Martinajn, Idajet Beqiri nxjerr për herë të parë detajin e bujshëm dhe tregon si do të hapet “Kutia e Pandorës” nga SPAK e shërbimet e huaja për krime, vrasje, afera dhe pazare të pista në Shqipëri

Ja lidhjet e Sali Berishës me Ervis Martinajn, Idajet Beqiri nxjerr
x
BREAKING NEWS

Kush është emri “VIP” që pritet të arrestohet në PS? Edi Rama i hap rrugën SPAK për emrat e zhytur në afera, ministrat, deputetët dhe kryebashkiakët paralajmërohen se s’do kenë mbështetje politike

Kush është emri “VIP” që pritet të arrestohet
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha armiku më i madh i të burgosurve politikë, ja si doli kundër lirimit të tyre në vitet ’90 dhe si mbrojti me zell vijën sektare të Partisë së Punës

Sali Berisha armiku më i madh i të burgosurve politikë, ja si
x
BREAKING NEWS

Ja provat që kanë britanikët në dosjen e Sali Berishës, si korrupsioni me Fazlliçin dhe lidhjet me bosin hasian të krimit në Londër alarmuan anglezët, zbardhet dokumenti

Ja provat që kanë britanikët në dosjen e Sali Berishës,
x
BREAKING NEWS

Eksperti Fatos Çoçoli jep lajmet e fundit për pensionistët, nga mënyra e vetme për të përfituar pension për të moshuarit që nuk figurojnë në regjistra gjatë kohës së kooperativave bujqësore, te skema e re për rritjen e më shumë të ardhurave për reziden...

Eksperti Fatos Çoçoli jep lajmet e fundit për
x
BREAKING NEWS

Dy zyrtarë të lartë kanë pastruar 3.7 milionë euro në prona, në skemë janë futur dhe familjarët, ja si tentuan të shpëtojnë disa pasuri, Agjencia e Inteligjencës Financiare nxjerr detajet e forta

Dy zyrtarë të lartë kanë pastruar 3.7 milionë euro
x
BREAKING NEWS

Ilir Demalia plas “bombën”, Sali Berisha do të lirohet, ja dy njerëzit që po përdor ish-kryeministri për të mbyllur pazaret e tij të pista, si po hidhen miliona euro në prapaskenë

Ilir Demalia plas “bombën”, Sali Berisha do të lirohet, ja
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara paralajmëron zhvillime të forta: Ja politikani i njohur që do të arrestohet nga SPAK, lidhjet e tij me personazhet e botës së krimit që u fundosën nga Prokuroria e Posaçme dhe detajet si ka pastruar pasuri marramendëse

Romeo Kara paralajmëron zhvillime të forta: Ja politikani i njohur
x

Politike

“Dëshmia e çmimit të lirisë dhe sacrificës”/ Tabaku kujton masakrën e 2 Prillit 1991: Historia është mësuesja jonë më e mirë

“Dëshmia e çmimit të lirisë dhe

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka përkujtuar në llogarinë e saj në rrjetin social ‘Facebook’ masakrën e datës 2 prill 1991, ku katër demonstrues u vranë nga regjimi komunist.

Krahas fotos së shpërndarë me familjarë të viktimave gjatë ceremonisë në Shkodër, Tabaku shkroi se ngjarja e 2 prillit është një ditë kujtese për çmimin e lirisë që është paguar në vite nga shqiptarët për të ndërtuar një Shqipëri jo të izoluar, por të lirë dhe demokratike.

Gjithashtu Tabaku u shpreh se kjo qe një “luftë që u fitua falë gjakut të tyre e të përndjekurve politikë, internuarve dhe viktimave të atij regjimi.”

Më pas ajo nënvizoi se historia duhet të jenë një mësim shumë i mirë për këdo dhe rrugë e ringritjes për të ndërtuar një Shqipëri më të mirë.

Postimi i plotë i Tabakut:

Heronjtë e 2 Prillit nuk mund të harrohen për sakrificën që treguan përballë regjimit totalitar dhe gjakatar që edhe në fund të jetës përdori dhunën dhe plumbin njësoj si në gjenezë të tij.

Ata janë dëshmia e çmimit të lirisë dhe sakrificës për një Shqipëri që nuk mund të jetë peng i të djeshmes totalitare dhe vrastare. Në nderim të tyre dhe në krah të familjarëve të tyre nderuam me respekt përpjekjen e atyre martirëve që vazhduan luftën kundër komunizmit. Një luftë që u fitua falë gjakut të tyre dhe të përndjekurve politikë, internuarve dhe viktimave të atij regjimi.

Historia është mësuesja jonë më e mirë dhe na tregon rrugën se si duhet të ringrihemi për të ndërtuar një Shqipëri më të mirë. Shqipëri si gjithë Europa.

 

Më të lexuarat