BREAKING NEWS

Ngrihen 5 klane në PD për t’i “ngrënë kokën” Sali Berishës, ja kush do i japë goditjen finale pas 23 qershorit, zbardhen prapaskenat e fundit nga SHQUP

Ngrihen 5 klane në PD për t’i “ngrënë
x
BREAKING NEWS

Vendimi i Home Office për ta shpallur “non-grata” Sali Berishën i bazuar në fakte dhe jo fjalë, u hetua dhe dokumentua çdo provë kundër kreut të PD që nga viti 1996, avokat nga Londra zbulohen detaje nga dosja e britanikëve

Vendimi i Home Office për ta shpallur “non-grata” Sali
x
BREAKING NEWS

Lulzim Basha zbardh detajet tronditëse nga marrëveshja sekrete e Edi Ramës dhe Sali Berishës, ja pse pjesë e pazarit për marrjen e vulës së PD ishte edhe Belinda Balluku

Lulzim Basha zbardh detajet tronditëse nga marrëveshja sekrete e Edi
x
BREAKING NEWS

Lidhja e Belinda Ballukut dhe pagesat e majme për inceneratorët, si KLSH zbardhi abuzimet e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, ja detajet nga raporti

Lidhja e Belinda Ballukut dhe pagesat e majme për inceneratorët, si
x
BREAKING NEWS

Një tjetër ministër i Ramës bie në rrjetën e drejtësisë, SPAK nis hetimet për Ogerta Manastirliun për vjedhjen e fondeve të pandemisë, ja çfarë përmban dosja

Një tjetër ministër i Ramës bie në rrjetën e
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha i korruptuar, i lidhur me bandat kriminale dhe me personazhe të skeduar për drogë e pastrim parash, i përfshirë në afera me Fazlliç dhe shfrytëzim pushteti për të pasuruar fëmijët e tij, “non-grata” nuk i hiqet, Londra vulos fatin e kreut ...

Sali Berisha i korruptuar, i lidhur me bandat kriminale dhe me personazhe
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha mbetet “non-grata” në Britaninë e Madhe, mediat e huaja e akuzojnë si të korruptuar dhe i përmendin dosjen që po heton SPAK se ka favorizuar dhëndrin kur ishte kryeministër, reagojnë dhe socialistët

Sali Berisha mbetet “non-grata” në Britaninë e Madhe,
x
BREAKING NEWS

Gjiknuri kthehet në bashkëpunëtor i drejtësisë, ja si u zbërthye para prokurorëve të SPAK dhe denoncoi aferat e Ahmetajt, nga takimet me “bosët” e inceneratorëve, te udhëtimet në Gjermani dhe fjetja në hotel me 5 yje, zbardhen detaje nga dosja...

Gjiknuri kthehet në bashkëpunëtor i drejtësisë, ja si u
x

Politike

Dhuna në stadiume, Balla dhe Duka nënshkruajnë marrëveshjen e rëndësishme

Dhuna në stadiume, Balla dhe Duka nënshkruajnë marrëveshjen

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi me kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka, që ka për qëllim bashkimin e forcave kundër dhunës në stadiume, përmirësimin e menaxhimit të turmës, mbrojtjen e të drejtave të të gjithë të pranishmëve që ndjekin aktivitetet sportive dhe kundër paracaktimit të rezultateve në garat sportive.

Gjithashtu Policia e Shtetit do të kujdeset për sigurinë e ekipit tonë kuqezi gjatë pjesëmarrjes në Kampionatin Europian.

Duke theksuar rëndësinë e këtij dokumenti, Ministri Balla gjatë kësaj ceremonie u shpreh se “dokumenti përmban masa konkrete për parandalimin dhe trajtimin e dhunës në stadiume, përmirësimin e menaxhimit të turmës dhe mbrojtjen e të drejtave të të gjithë të pranishmëve që ndjekin aktivitetet sportive.”

Sa i përket parandalimit dhe frenimit të fenomeneve të dhunës dhe sjelljeve antisportive, Balla vuri në dukje se “për fat të keq ndeshjet e futbollit, sidomos ato të kampionateve kombëtare, kanë qenë herë pas here dëshmitare të incidenteve të dhunshme dhe sjelljeve antisportive, që kanë cenuar imazhin e sportit dhe kanë rrezikuar jetën e tifozëve dhe lojtarëve. Ky memorandum synon të adresojë pikërisht këto probleme në mënyrë efektive dhe të qëndrueshme.”

Në memorandum parashikohet edhe bashkëpunimi në lidhje me trukimet e ndeshjeve apo fenomeneve të tjera të paligjshme.

“Nëpërmjet këtij memorandumi, Ministria e Brendshme dhe Federata Shqiptare e Futbollit angazhohen të bashkëpunojnë ngushtësisht për të hartuar dhe zbatuar politika gjithëpërfshirëse kundër dhunës dhe paracaktimit të rezultateve në garat sportive. Së bashku do të përqendrojmë forcat tona në masa parandaluese, iniciativa edukative dhe ndërgjegjësuese, si dhe në masa ndëshkimore të rrepta për shkelësit,” shtoi Ministri.

Ministri i Brendshëm është i njohur për pasionin e hershëm për sportin, e futbollin veçanërisht, dhe njihet si një ndër përkrahësit më të zjarrtë të ekipit kombëtar.

“Këtë vit, Shqipëria ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm duke u kualifikuar për Kampionatin Evropian. Ky është një moment krenarie për të gjithë vendin dhe një dëshmi e përpjekjeve të palodhshme të lojtarëve, trajnerëve dhe gjithë stafit të Federatës Shqiptare të Futbollit. Ky kualifikim na kujton rëndësinë e bashkëpunimit dhe përkushtimit të përbashkët për të arritur objektiva të mëdha”, nënvizoi Balla.

 

Më të lexuarat