Analisti Shpëtim Nazarko në studion e MCN Live ka komentuar lidhur me situatën në Partinë Demokratike dhe ngjarjen e fundit të shënuar në Kurbin. Ai tha se bashkimi i opozitës do të vijë vetëm për zgjedhjet dhe se sherret e tilla si ajo e mbrëmshmja nuk kanë asnjë vlerë.
Sipas tij bashkimi i PD-së me PL-në do të shkatërrojë demokratët, ndërsa shtoi se dështimi i këtij bashkimi do ti faturohet Bashës.
“E kam thënë PD është ajo që është pjesa zyrtare e saj dhe s’mund të gjykohet pa ardhur vendimi i gjykatës. Ndërsa manovrat që bëjnë këta me njeri-tjetrin si ajo e Kurbinit s’ka ndonjë vlerë, por ai që do mbajë vulën do ta forcojmë më shumë këtë si parti. Për një njeri që e sheh ngjarjen nga jashtë kupton që shumica opozitare në fund fare do gjejë vendin që diku të bashkojë votat, nga pikëpamja tjetër me rastin e dhënies së vulës atëherë duhet të jemi të qartë që do kemi këta bashkim përrenjsh kundër PS. Mendoj se këto sherre të vogla s’kanë asnjë vlerë sepse në një mënyrë apo tjetër do shprehin të përbashkëtën e tyre kundër PS. Në këtë pikëpamje është lojë e detyrueshme e Berishës pra vendimi i tij i fundit bashkimi me lsi do shohim shkatërrimin përfundimtar të dëmokratëve. Alibeaj bën lojën se ajo është parti e Bashës, por unë nëse do i jap epërsi historisë së opozitës, pavarësisht të ndarë të zënë, s’kanë rëndësi, këta do nisen si një lumë që diku- diku do bashkohen kundër PS, sepse kjo është normale, por theksoj se bashkimi i PD me PL do shkatërrojë demokratët dhe dështimi i saj do ti faturohet Bashës”, u shpreh Nazarko në fjalën e tij.
Më tej Nazarko theksoi se kjo linjë e Berishës mendoj se është totalisht e gabuar, aleanca me LSI, nuk bëri asgjë tjetër vetëm e çoi në rezultate dramatike.
“Nuk e quaj histori dramën e Kurbinit, por shoh se opozita do të vejë e bashkuar kundër Ramës, por mendoj se me arsye politike Berisha me aleancën e tij padyshim do çojë dhe në firimin e asaj pjese të PD që ka paguar më shumë se ç’duhet. Mendoj se linja e Berishës është totalisht e gabuar dhe se aleanca e tij me LSI-në nuk bëri asgjë tjetër vetës sa i çoi në rezultate dramatike”, theksoi analisti në fjalën e tij.