Vetëm 3 dite para zgjedhjeve për kreun e Rithemelimit në Lezhë ka ardhur një tjetër dorëheqje nga gara. Njoftimin e ka bërë përmes rrjetit social “Facebook” duke njoftuar se vendimi erdhi nga rrethanat e krijuara, por nuk saktëson se cilat janë rrethanat.
Postimi i plotë i kandidatit të dorëhequr Bardhok Ndreca:
Përshëndetje miq
E filluam këtë garë së bashku duke shpalosur platformën se si e duam PD në të ardhmen. Komunikuam dhe u takuam me shumë prej jush. Ju falenderoj shumë për inkurajimin dhe mbështetjen.
Në rrethanat e krijuara, gjatë këtyre ditëve jam konsultuar me shumë miq demokratë dhe kam vendosur
tërheqjen nga kandidimi për Kryetar të PD të rithemeluar dega Lezhë.
Kjo është një garë brenda PD dhe janë të natyrshme mendimet ndryshe dhe mbështetjet nga anëtarësia për kandidatë të ndryshëm.
E rëndësishme është që në përfundim të kësaj gare të fitojnë demokratët, të fitojë PD për të qenë : më e fortë, më e bashkuar, më e hapur dhe një forcë fituese në zgjedhjet e ardhshme.
Të nderuar demokratë,ju bëj thirrje që të merrni pjesë në votime të dt 6 Prill 2024.
Garantoj se do të vazhdoj edhe në të ardhmen të jem në krah të anëtarësisë së PD, dhe kudo ku të jetë i nevojshëm kontributi im në PD.