BREAKING NEWS

Frrok Çupi zbulon planin e errët që thurën Meta dhe Berisha një natë para vrasjeve në “21 janar”: Ja të fshehtat e ekzekutimit të Aleks Nikës që mund t’i hapë rrugën SPAK të zbardhë dhjetëra viktima që kanë ‘hequr qafe’ dy shefat kur ishin në pushtet...

Frrok Çupi zbulon planin e errët që thurën Meta dhe
x
BREAKING NEWS

Evi Kokalari tregon “puçin” e Ilir Metës për Sali Berishën, ish-presidenti fut në lojë kushëririn e tij, ja kush është politikani që po kërkon ta vendosë në krye të opozitës dhe posti që po synon të marrë vetë në fund kryetari i Partisë së Lirisë...

Evi Kokalari tregon “puçin” e Ilir Metës për Sali
x
BREAKING NEWS

Ja përmbysja që pritet të bëjë Rama me drejtuesit politik të qarqeve të PS, nga largimi i Peleshit, Ballukut dhe Gjiknurit, te zhvendosja e Taulant Ballës dhe afrimi i Erion Braçes, Benet Becit dhe Pjerin Ndreut, zbardhet lista me emrat e rrezikuar...

Ja përmbysja që pritet të bëjë Rama me drejtuesit
x
BREAKING NEWS

Dalin detaje të tjera për rritjen e pensioneve, zbulohet sa lekë do të përfundojnë në xhepat e tyre, nga shpërblimet dhe deri te mënyra se si do ta marrin pensionin, flasin ekspertët

Dalin detaje të tjera për rritjen e pensioneve, zbulohet sa lekë
x
BREAKING NEWS

Artur Meçollari zbardh detajet e forta: Ja si po qepen prej 3 vitesh nga SPAK dosjet e aferave me pronat në ushtri, emrat ‘VIP’ që po hetohen me themel, skandalet që rrezikojnë të fundosin Bajram Begajn dhe pse imuniteti nuk e shpëton dot nga prangat e...

Artur Meçollari zbardh detajet e forta: Ja si po qepen prej 3 vitesh
x
BREAKING NEWS

Industria e armëve mashtrim i madh, gjithë fabrikat janë shkatërruar në Shqipëri, Nasip Naço nxjerr blof Niko Peleshin dhe zbardh skandalet e Ministrisë së Mbrojtjes, si përfunduan për skrap uzinat e municioneve   

Industria e armëve mashtrim i madh, gjithë fabrikat janë
x
BREAKING NEWS

Zbulohet struktura re e Rithemelimit, ja ndryshimet drastike që do të ndodhi nga nënkryetarët deri te emërimet e mbështetësve që janë në pozicionin e anëtarëve të Kryesisë

Zbulohet struktura re e Rithemelimit, ja ndryshimet drastike që do të
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj urdhrat që mori Rama dhe Zelensky nga NATO, Samiti për Ukrainën nuk ishte reklamë për kryeministrin, ja plani amerikan që po thuret në fshehtësi të plotë për Shqipërinë

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj urdhrat që mori Rama dhe Zelensky nga NATO,
x

Politike

Drejtimi i Këshillit të Sigurimit të OKB nga Edi Rama, analisti i njohur: Sherri me ambasadorin rus ishte banal

Drejtimi i Këshillit të Sigurimit të OKB nga Edi Rama, analisti i

Neritan Sejamini ka folur për drejtimin e Këshillit të Sigurimit të OKB nga Edi Rama, të cilën e quajti një ngjarje pozitive për Shqipërinë, por pati disa kritika për kryeministrin i cili e përdori ngjarjen si një platformë për promovimin personal, ndërkohë që sherrin për procedurën me ambasadorin rus e quajti "banal".  

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Sejamini deklaroi se merita për kryesimin e përkohshëm nga Shqipëria të Këshillit të Sigurimit, nuk është e Edi Ramës por edhe e qeverisë paraardhëse, e cila ka aplikuar që në vitin 2007, për ta arritur këtë përfaqësim. 

"Në Këshillin e Sigurimit ka pesë vende anëtare të përhershme. Janë edhe gjashtë anëtare të përkohshëm çdo dy vjet. Të gjithë vendet e botës qarkullojnë. Shqipëria ka aplikuar që në vitin 2007, kur ishte zoti Berisha në qeveri, por frutet i nxorri zoti Rama. Pra, kjo nuk është meritë e zotit Rama, por një proces i gjatë.

Është gjë e mirë për Shqipërinë, është reklamë.  Kjo forcon marrëdhëniet tona me SHBA. Përtej kësaj nuk është ndonjë ngjarje e madhe, apo ndonjë ngjarje që do të ketë ndonjë ndikim për Shqipërinë.

Është gjë e mirë në kuptimin e emrit, pozitës ndërkombëtare. Edhe për zotin Rama që përvetëson çdo ngjarje, nuk ia njeh meritat qeverisë së mëparshme, është gjë e mirë, por çdo ekzagjërim që bëhet është pa vlerë. Askush në botë nuk e ka vënë re këtë gjë që ndodhi, por në Shqipëri është bërë si gjë e madhe.

Amabsadori i Rusisë është një milion herë më i rëndësishëm se Rama në OKB. Këshilli i Sigurimit nuk bën asgjë nëse nuk pranon dhe vendos edhe Rusia. Është ekzagjërim edhe roli që zoti Rama kërkon t’i japë vetes.  Ajo replika aty nuk është e këndshme dhe diplomatike.

Aty po zihej për diçka banale, ma dhe fjalën, s’ma dhë fjalën. Do të ishte më krenare, po të fliste kundër agresionit rus, etj", deklaroi Sejamini. 

 

 

Më të lexuarat