
Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra të njohur, ja pse drejtësia mund të hapë hetimet për aferën e tyre qindra milionëshe që po iu zhduk shqiptarëve 10 mln dollarë në vit

Fillojnë ditët e “tmerrit” për Shkëlzenin për aferën e Gërdecit, më 7 dhjetor del para SPAK sekretarja e Aldo Bumçit që mund ta çojë pas hekurave, djali i Berishës në GJKKO më 14 dhjetor

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali Berishën, prokurorët gati kërkesën për t’i kërkuar Kuvendit autorizimin që çon në pranga ish-kryeministrin

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga përfitimi i kontratave Bunkart 1, Bunkart 2, deri tek falja me firmën e kryeministrit për 20 vite prona publike me 1 euro qira, zba...

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve, më pas doli urdhëri për.."/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e ish-ushtarakut

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit vëllezërit Haklaj pas konfliktit me Berishën, kush janë 15 zyrtarët që rrezikojnë burgun, ja provat që po heton SPAK

Edi Rama sinjale të papritura për largim nga qeverisja, kryeministri heq dorë nga qëndrimi në pushtet deri në 2030, kush ia preu hovin?

Shkruar nga Elmas Bogdani 18 Nëntor 2023

Kryeministri Edi Rama ka dhënë kohët e fundit sinjale të papritura se në zgjedhjet e 2025 mund të tërhiqet nga politika. Edhe pse ai para disa kohësh theksonte dhe fliste për një tjetër mandat, pra do ta mbyllte qeverisjen e tij në 2029, duket sikur ka një ndryshim kursi. Kryeministri dilte nëpër takime me njerëz dhe jepte parashikime për jetëgjatësinë e tij të qëndrimit në pushtet, duke e thënë troç se ai do jetë në drejtimin e vendit të paktën edhe për 7 vitet e ardhshme. Rikujtojmë gjithashtu se në zgjedhjet e fundit të vitit 2021, Rama shpalosi për herë të parë vizionin për qeverisjen në Shqipëri. Ai u shfaq i sigurt në fitoren e Partisë Socialiste jo vetëm në këto zgjedhje por edhe për 10 vite të tjera. “Nuk kemi akoma 8 vite në qeveri, se kemi filluar në fillim të shtatorit të 2013. Ditët, javët dhe vitet tona janë mbushur me punë dhe kur të bëhen 8 do kemi bërë më shumë punë. Programi ynë është i ditur publikisht.
Ne kemi vendosur shtyllat, dhe vazhdojmë të punojmë. Ne do bëjmë publike një platformë me një program pune. Do jetë një vizion pune për Shqipërinë deri në vitin 2030. Që të jeni të qartë deri në 2030 do jetë PS në pushtet”, tha Rama në vitin 2021. Por mesa duket kryeministri ka hequr dorë nga qëndrimi në pushtet deri në 2030. Reagimi i fundit i Ramës për largim të parakohshëm nga politika ishte më 13 nëntor. “Jemi i vetmi vend në këtë lagjen tonë në Ballkan që kemi zero taksa për biznesin e vogël dhe ku qeveria është aleati strategjik i çdo njeriu që hap derën e një biznesi të vogël. Sepse nuk i kërkon asnjë taksë apo TVSH,. Taksa do të jetë zero deri në vitin 2029, jam apo nuk jam unë. Nëse nuk do jem unë, e vetmja arsye që mund të më rikthejë këtu tek ju t’ju them “çohuni t’i rrëzojmë këta (PS) është po prekën taksën e biznesit të vogël”, tha Rama.
Largimi i afërt i Ramës
Po ashtu dhe pak javë më parë ai ka dhënë mesazhe se jeta e tij në politikë nuk do të jetë e gjatë. Për herë të parë gjithashtu kreu i qeverisë ka zbuluar se nuk e ka marrë ende vendimin nëse do të kërkojë një mandat të katërt si Kryeministër i Shqipërisë. “Kurrë nuk kam menduar për mandatin e radhës, mendoj vetëm për atë që duhet të bëj në mandatin aktual. Nuk i marr këto vendime paraprakisht, sepse jeta më ka mësuar, herë me të keq e herë me zemërgjerësi, që është më mirë të kesh një vizion dhe destinacion, por të planifikosh dhe të punosh hap pas hapi. Nuk i dihet kurrë me këto gjëra që po ndodhin. Por edhe pa ndodhur diçka, sërish nuk i dihet,” është shprehur Rama në podcastin e krijuar nga vetë ai. Gjithashtu edhe në fillim të majit të këtij viti, Rama dha sinjale se largimi i tij do të jetë shumë afër, pasi kreu i qeverisë tha se fushata për zgjedhjet e 14 majit nuk ishte një parapërgatitje e tij për një mandat të katërt.
Kush ia preu hovin?
Pse ky ndryshim kursi i papritur i Ramës? Mos vallë kryeministri mund të japë dorëheqjen si kryeministër? Bashkëpunëtorët e tij më të rëndësishëm prej vitesh në Partinë Socialiste po bien një nga një në qeli. Rama është i vetmi kryeministër që drejton vendin me dy qeveri. Njëra brenda burgut dhe tjetra nëpër institucione. Në javët e fundit, SPAK ka çuar emra të njohur nga PS në qeli. Madje afera e inceneratorëve që fundosi aleatin e tij Arben Ahmetaj, një nga funksionarët më të lartë tek socialistët rrezikon dhe emrin e tij. Jo vetëm kaq, dosja McGonigal që mban emrin e tij vazhdon të hetohet. SHBA nuk e fal ndërhyrjen në punët e saj, për më tepër që u korruptua një zyrtar i FBI. Ndonëse kryeministri u distancua, dosja është shumë voluminoze dhe ka shumë çështje të pazbardhura. Për më tepër, gjatë vizitës së tij në SHBA, Kongresi ka kërkuar hapjen e dosjes. Gjithashtu në SPAK shumë ministra socialistë kanë dosje nën hetim.
Siç e kemi parë këto kohë, drejtësia e re në patronazh nga amerikanët nuk pyet për emra. Frida Krifca, Damian Gjiknuri, Ilir Beqaj, Olta Xhaçka, Ogerta Manastirliu, Niko Peleshi apo dhe Belinda Balluku i kanë punët keq me drejtësinë. Dosjet e abuzimeve me fondet e BE, tenderat, korrupsioni në shëndetësi, inceneratorët, po ziejnë në SPAK. Është çështje ditësh, apo javësh që Prokuroria e Posaçme të presë fletë-arrestet. Jo vetëm kaq, por Rama është nën rrethin e kuq amerikan dhe për bashkëpunimin me “non gratat”. Dalja e fundit e skandalit me oligarkët që financojnë Sali Berishën dhe familjarët e tij me projektet që firmos qeveria ka shtuar cunamin amerikan ndaj Ramës.
SHBA i ka vendosur “bllokadë” totale kryeministrit. Para pak javësh Rama kur drejtoi Këshillin e Sigurimit në OKB nuk u përfill nga askush. Sekretari amerikan i Shetit, Antony Blinken as nuk ia hodhi sytë dhe as nuk tentoi t’i zgjaste dorën. Ndryshe nga Rama, Bajram Begaj, por edhe Vjosa Osmani u takuan me presidentin Biden, zyrtarin e DASH Gabriel Escobar dhe me Zv. Presidentin e Komisionit Evropian, Josep Borrell apo presidentin e Zvicrës. Duket sikur amerikanët e bojkotuan “liderin global”. Nëse Rama nuk ka mbështetjen amerikane, ëndrra e tij për të qeverisur deri në 2030 është prerë në mes. Mbetet të shohim se çfarë do të ndodhë në javët në vijim, por zhvillimet tregojnë se pritet një “tërmet” i madh në politikën shqiptare.
Më të lexuarat


“Mbështetja e ish-kryeministrit e zbehtë nga deputetët e spikatur”, thumbon politologu i njohur: Argita u shfaq si pasardhëse politike e Berishës

“Kemi ngelur në fazën infantil shtetëror”/ Festimet e 28-29 Nëntorit, shpërthen Demaliaj: Cirk që i jepet popullit, ç’na duhen daullet kur tallemi nga fqinjët

“Shqiptarëve po i hiqet dhe dëshira për të jetuar në vendin e tyre”/ Qytetarëve i kanë marrë pronat me 7501-shin dhe investime strategjike, ish-Presidenti ironizon festimet e 28-nëntorit: Nuk janë as ku ishte Enver Hoxha, e veja e tij vdiq në pulari...

“Boll ka parë të tjerët”, Topi ‘parashikon' fundin e ish-kryeministrit: Ka ardhur dita që Berisha të futet në grevë urie si Pjetër Arbnori që rrezikoi jetën

“Komedi për PD-në, por dramë e madhe për shoqërinë” / Rikonfirmimi i Berishës, shpërthen Topi: Erdhi dita kur opozita të bëhet qesharake

Përfundon numërimi i votave në Kuvendin Kombëtar, Berisha sërish në krye të Rithemelimit

“Dështoi revolucioni se s’kishte si ndodhte ndryshe”, Elezi thumbon ish-kryeministrin: Berisha nuk ka më besueshmëri, s’bën dot mosbindje civile

“Lojë mafioze shumë e rrezikshme e Qeverisë”, deputeti i njohur bën thirrjen e fortë: SPAK të veprojë, po rrënohet ekonomia dhe qytetarët

“Nën ombrellën e Partisë së Lirisë”, analisti i njohur flet për mbledhjen e kuvendit: Kërkesa e Berishës për mosbindje civile është e pamundur, sfida më e madhe e PD është…

Argita Malltezi do të bëhet pjesë e politikës, ja si përgjigjet Berisha pas fjalimit të vajzës së tij në Kuvendin Kombëtar
