Është mbyllur procesi i numërimit të votave në Primaret e Bashkisë së Memaliajt ku kandidati Albert Malaj ka dalë fitues me diferencë të madhe votash kundrejt kandidatit tjetër, Bukurosh Ajdini.
Malaj ka arritur që të mbledhë 300 vota, kurse kandidati tjetër i cili garoi në këto Primare për Bashkinë e Memaliajt, Ajdini, ka marrë 20 vota, ndërsa katër vota të pavlefshme.
Primaret për kandidatët e PD-së për bashkitë në zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm, po mbahen në të gjitha degët e PD në vend, ndonëse disa prej tyre me probleme.
7 kandidatë raportohet se janë tërhequr nga gara deri tani.
Ndërsa në Kamëz, kandidatët kanë deklaruar se nuk do të njohin këtë raund votimesh, për shkak të pasaktësive të mëdha që janë hasur në listat e votuesve.