
E qëlloi me pistoletë në sy të fëmijës, dalin pamjet nga sherri që solli dy viktima në Kavajë

A po e dëmton Alibeaj Partinë Demokratike? Analisti komenton situatën para zgjedhjeve: Berisha ka supërmacinë, por del i humbur se…

Analisti i njohur tregon "puçin" me të cilin mund t’ja marrë Alibeajt vulën dhe logon e PD-së: Ja kush është shpëtimi i Berishës

Kreshnik Spahiu plas deklaratën e fortë: Ja pse Berisha do braktisi partinë

Gazetari Hoxha parashikon çfarë do të ndodh me kandidatin e PD, Roland Bejko

Kreshnik Spahiu tregon arsyen e fortë: Ja pse largohen kandidatët nga Alibeaj

Gara për Tiranën në 14 maj, analisti zbulon sekretet në fushatën e Këlliçit

Kreshnik Spahiu flet me emra: Këta dy politikanë të fuqishëm do bashkohen në një parti pas 14 majit

Çështja “McGonigal"/ Bamir Topi del me akuzat ndaj kryeministrit: Rama i sheh institucionet si copa letre

Shkruar nga SOT.COM.AL 4 Shkurt 2023

Ish-Presidenti Bamir Topi ka komentuar çështjen “McGonigal” që ka trazuar politikën shqiptare gjatë ditëve të fundit, ku opozita akuzon kryeministrin Edi Rama se ka korruptuar ish-zyrtarin e FBI-së.
Në një intervistë për emisionin “Kjo Javë”, Topi u shpreh se kryeministri Rama ka frikë nga Parlamenti dhe nuk e përballon dot, duke iu referuar këtu refuzimit që kreu i qeverisë për të qenë i pranishëm në interpelancën e thirrur nga opozita.
Sipas Topit, kryeministri Edi Rama, duke pasur pushtetin në dorë i sheh institucionet si copa letre dhe nuk i respekton.
Topi: Kur vjen në rend të ditës një figurë e lartë e FBI-së, rritet interesi, shtohet toni politik dhe ka kuriozitet. E kam parë në dy plane, një që ka të bëjë ekskluzivisht në atë ku ai ka detyrimin për të dhënë të gjithë shpjegimet në SHBA. Atje është një problem politik dhe juridik. Pati refleksion dhe në SHqipëri ku këtu mbeti problem politik. Këtu janë komplikuar disi gjërat. Siç ndodh në terrenin e politikës shqiptare, këtu mungon transparencë. Gjërat precipitojnë dhe shkojnë në ekstrem.
Kur thashë që këtu është një situatë politike, kjo ka të bëjë me detyrimin që kryeministri, i përfshirë ose jo, unë këtë nuk e di, dhe kam durimin që gjithçka do të vijë në mënyrë të qartë nga SHBA. Në problemin politik ka dy anë, një kryeministri dhe anën tjetër opozita dhe opinioni publik. Përderisa kjo çështje po hetohet atje, presim nga drejtësia amerikane që të japë verdiuktin. Këtu është problem politik dhe është detyrim iu kryeministrit të bëjë transparencë. Pashë që këtë javë ai evitoi Parlamentin. Kjo është një sëmundje e vjetër që e karakterizon Ramën.
Pyetje: A duhej të zhvillohej një interpelancë e tillë?
Topi: Nuk kam nevoj ta them unë. Kur Kuvendi funksionon në bazë të rregullave. Kur kemi qenë në Parlament, kam qenë negociator për këtë punë. Kryetar Kuvendi ka qenë zoti Ylli Bufi. Ka qenë një proces i gjatë, i një diskutimi të gjatë për realizimin e rregullores së Kuvendit. Është rënë në konsensus për këtë rregullore. Përtej rregullores, Kuvendi është institucioni më i alrtë i politikës. Aty është zëri i opozitës. Në rast se një opozitë plotëson firmat për interpelancë, atëherë mendoj se është e drejtë që të zhvillohet. Por nëse vijojmë me praktikën e kartonit që mund të refuzohet interpelanca, atëherë mund të them që Parlamenti ka rënë nën thundrën e kryeministrit.
Pyetje: A e ka dobësuar kryeministrin kjo situatë?
Topi: Për hir të së vërtetës, unë nuk shoh ndonjë ndryshim në fizionominë e kryeministrit. Rama ka vite që është paracaktuar si një njeri që i sheh institucionet si copa letre. Ai për mendimin tim, ka bërë një hap të gabuar të radhës, duke anashkaluar Parlamentin për një çështje që ka një ndjeshmëri të lartë. Përderisa është një çështje me ndjeshmëri, s’duhet ta anashkalojë Parlamentit. Pas 2008-ës, Shqipëria sështë Republikë Parlamentare, por një Republikë Kryeministrore. Çdo kryeministër të jetë, do e vërtetojë se është shumë i fuqishëm. Më parë ishte mocioni për kryeministrin. Ku e kemi atë? Në 2008-ën është hequr.
Më të lexuarat


Analisti i njohur tregon "puçin" me të cilin mund t’ja marrë Alibeajt vulën dhe logon e PD-së: Ja kush është shpëtimi i Berishës

Alibeaj merr goditjen e radhës, demokrati i njohur jep papritur dorëheqjen

Deputeti demokrat ‘ndan mendjen’, i bashkohet grupimit të Sali Berishës (EMRI)

Kreshnik Spahiu plas deklaratën e fortë: Ja pse Berisha do braktisi partinë

Analisti tregon se çfarë e pret Kryemadhin nëse vërtetohen akuzat ndaj saj

"Këtu është ku thërret qameti", avokati zbardh arsyet e 'dështimit' të Alibeajt: Ka pasur një luftë të brendshme

Gazetari Hoxha parashikon çfarë do të ndodh me kandidatin e PD, Roland Bejko

Kreshnik Spahiu zbërthen deklaratat e Ramës: Ja çfarë i kërkoi SPAK-ut

Kreshnik Spahiu tregon arsyen e fortë: Ja pse largohen kandidatët nga Alibeaj

Gara për Tiranën në 14 maj, analisti zbulon sekretet në fushatën e Këlliçit
