Athina zyrtare ka përshkallëzuar reagimet e saj kundër mbajtjes në burg të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, i akuzuar për blerje votash.
Lidhur me këto akuza, analisti, Andi Bushati, thotë se kryeminsitri Edi Rama nuk mund ti tregoj Greqisë dhëmbët me Belerin kur nga ana tjetër përuron në Dropull bustin e personit që u ka bërë spastrim shqiptarëve.
Unë them se nga brenda kësaj çështje ka dy çështje që neve Greqia na vë veton. Do ta marrësh Edi Ramën nuk mund ti tregoj ai dhëmbët Greqisë, ndërkohë që ai përuron në Dropull bustin e Mitsotakis që u ka bërë spastrim shqiptarëve etnik.
Por si qytetar i Shqipërisë, pavarësisht se çfarë ka bërë ai, atij po i dhunohet e drejta dhe kjo çështje është e një qytetari të Shqipërisë. Po i shkelen të drejtat dhe në këtë pikëpamje, duhet të jemi mbrojtës i të drejtave të tij.
Beleri është i burgosur politik, i burgosur me urdhër të Edi Ramës, me spiunët e paguar dhe porositur nga Edi Rama. Kjo është një gjë që mund t’ja bëjë kujtdo.
Tjetër Greqia dhe tjetër qytetari që i dhunohen të drejtat.