BREAKING NEWS

Ilir Meta ka porositur disa vrasje të bujshme, ja si ka bashkëpunuar me grupet kriminale për të asgjësuar armiqtë e tij, Idajet Beqiri nxjerr detajet e forta dhe zbulon ngjarjen e rëndë ku është implikuar edhe Monika Kryemadhi

Ilir Meta ka porositur disa vrasje të bujshme, ja si ka bashkëpunuar
x
BREAKING NEWS

Trondit Frrok Çupi: Ja planet e përbashkëta mes Sali Berishës dhe Izet Haxhisë, nga vrasja e Azem Hajdarit, urdhri për të eliminuar një ministër, deri te strehimi në Turqi

Trondit Frrok Çupi: Ja planet e përbashkëta mes Sali
x
BREAKING NEWS

Si u masakrua agjenti shqiptar në Himarë nga shërbimet greke, detajet nga dosja që fsheh politikanët që i shërbyen Sigurimit dhe dështimi i planit të jugosllavëve për të eliminuar Ramiz Alinë, ja rrëfimi i fundit “bombastik” i Bujar Hoxhës përpara se t...

Si u masakrua agjenti shqiptar në Himarë nga shërbimet greke,
x
BREAKING NEWS

Ambasadori dhe gjyqtarët britanikë në derën e SPAK, Londra aleancë me Dumanin për të goditur pushtetarët e lartë, gjurmim të parave të pista, llogarive bankare dhe sekuestrim pasurie, ja si britanikët do plotësojnë me materiale shtesë dosjet përvëluese...

Ambasadori dhe gjyqtarët britanikë në derën e SPAK, Londra
x
BREAKING NEWS

Komisioni për drejtësinë në udhëkryq, ja çfarë përmban projekti i Edi Ramës në bashkëpunim me Sali Berishën kundër SPAK dhe institucioneve të pavarura

Komisioni për drejtësinë në udhëkryq, ja
x
BREAKING NEWS

Plas sherri te Rithemelimi, grupi i Bardhit përplaset me përkrahësit e Sali Berishës, Shehu, Noka dhe Sula kundër komisionit të Edi Ramës

Plas sherri te Rithemelimi, grupi i Bardhit përplaset me
x
BREAKING NEWS

Lajme shumë të mira për administratën, në qershor hyn në fuqi rritja e re e pagave, orari i punës do të jetë 09.00 me 15:30, do të ketë edhe shpërblime, ja kategoritë që përfitojnë

Lajme shumë të mira për administratën, në qershor hyn
x
BREAKING NEWS

Kërcënohet me sms Altin Dumani, deputeti demokrat zbardh pazaret Rama-Berisha me amnistinë penale, ja si u liruan të korruptuarit dhe “puçi” që iu bë SPAK

Kërcënohet me sms Altin Dumani, deputeti demokrat zbardh pazaret
x

Politike

I dha firmen Rithemelimit kundër Olta Xhaçkës, deputetja e Bashës sqaron votën e saj në Kuvend

I dha firmen Rithemelimit kundër Olta Xhaçkës, deputetja e

Deputetja e PD-së zyrtare Eralda Tase Bano ka reaguar, pasi i dha firmën Rithemelimit kundër mandatit të Olta Xhaçkës.

Tase shprehet se është dhe ka qenë deputete në krah të Bashës, por se nuk mund të tolerojë dot ish-ministren, që ka mbi supe akuza nga drejtësia.

Reagimi i deputetes së PD zyrtare, Eralda Tase:

Ndjej të nevojshme që për herë të fundit të sqaroj pozicionin tim politik në Partinë Demokratike të Shqipërisë.

Në asnjë çast vota ime kundër zonjës Xhaçka nuk ka sesi të jetë pozicionim i imi në krahun e rithemelimit. Unë i përkas Partisë Demokratike zyrtare siç e quajnë disa, Partisë Demokratike të udhëhequr nga Lulzim Basha. Këtë zgjedhje e kam bërë që ditën e parë dhe sot jam më e bindur se kurrë për pozitën time.

Jam e detyruar të sqaroj këtë, pasi kam dhënë firmën timë kundër Olta Xhaçkës bashkë me deputetët e rithemelimit. Kjo ndodhi sepse në parim unë do të luftoj me çdo mjet një individ si ish ministrja e cila ka mbi supe akuza nga drejtësia, të cilat ja kam përmendur në parlament.

Përballja me të vërtetën e bëri zonjën Xhaçka ta kthente fjalën time në një vendeta personale ku më etiketoi si top lecke, kukull e kurdisur e sinonime të tjera të shemtuara të cilat më kanë shkelur rëndë në parim si njeri, si grua, si nënë dhe si politikane.

Unë jam e qartë në pozicionin tim sepse kam vendosur që në karrierën time politike, sado që ajo të zgjasë, të jem në krah të drejtësisë. Thënë kjo unë qëndroj krah të vetmit grupimi politik i cili ofron figura të papërlyera. Kjo nga ana tjetër më jep të drejtën të votoj kundër çdo figure të korruptuar, majtas e djathtas aq më tepër kur kjo figurë nuk ka guxim të kërkojë ndjesë për arrogacën dhe marrëzinë që ka treguar ndaj çdo shqiptari, duke i vendosur pseudonimin “ata nga mali”.

Qëndrimi im kundrejt zonjës Xhaçka tejkalon çdo lloj grupimi politik apo ndasie politike, kjo sepse demi që ajo i ka bërë shqiptarëve dhe Shqipërisë nuk ka të bëjë me pozicionim politik por ka të bëjë me të gjithë ne si qytetarë shqiptarë.

 

Më të lexuarat