
Si ndodhi plagosja në Tiranë, policia jep detaje për ngjarjen

'Kërcet' thika në Tiranë, dalin detajet e para

Andi Bushati i kthehet Belind Këlliçit: Me frazën e fundit më tmerrove

Andi Bushati ka dy fjalë për Këlliçin dhe i tregon "skenarin" e fushatës: Më duket masë joshëse, sepse përballë një kandidati të pushtetshëm mediatikishit...

"E vrau me thikë, ai me pistoletë", flet dëshmitari i sherrit me dy viktima në Kavajë

Të shtëna me dy të vdekur në Kavajë, policia nxjerr detaje për identitetin e tyre: Viktimat kishin ndryshuar emrat

Ishin përplasur fizikisht ditë më parë, dalin detaje të reja nga të shtënat në Kavajë, ku humbën jetën dy persona

Tronditet Shqipëria/ Dy të vdekur në Kavajë, një në Elbasan dhe një në Mat, ç’po ndodh në vend?

I “shijon” ta quajnë “Zelensky shqiptar”, Jul Deda ironi me Bashën, aktori flet për përçarjen e PD-së dhe tregon planin: Nuk shkoj në Bashki për ta mjelë si lopë e nesër të jem kreu i PD!

Shkruar nga SOT.COM.AL 29 Nëntor 2022

Julian Deda, i cili mund të cilësohet ‘Zelensky shqiptar’, madje i shijon shume ky sinonim, duke qenë se si aktor komedie është futur në politikë dhe kandidat për të marrë drejtimin e Bashkisë së Tiranës. I ftuar në ‘5 pyetje nga Babaramo’ në Report Tv, Deda e quan veten ‘gati mjek’ duke qenë se është aktor komedie dhe shprehet se fjala është ajo që përdor herë në mënyrë satire, e herë në formë humori për të treguar çfarë nuk shkon me vendin.
Deda, pjesë e primareve të Sali Berishës për bashkinë e Tiranës shprehet se ka një vizion për kryeqytetin që do e shpalosë bashkë me stafin. Për këta të fundit premtoi se do i ketë gjithmonë pas për t’u konsultuar dhe nuk do të marrë vendime i vetëm. Teksa është në garën e primareve për bashkinë Tiranë, nuk kursen ironitë për Lulzim Bashën duke thënë se nuk ka qëllim që të marrë postin e kreut të PD.
“PD i jam bashkuar që kur doli në opozitë. Ky që kemi është marrë me mediat, bandat, shpifjen e çdo gjë tjetër veçse me punët e qytetit. Unë nuk kam vendosur ta bëj vetëm në këtë punë, nëse do jem kandidati i zgjedhur, s’jam gjithçka ditës e nuk flas për gjithçka, por do të mundohem të kem staf të shkëlqyer me të cilët do konsultohem për çdo fushë e më pas do marr vendimin.
Unë nga profesioni që vij, është tepër human, jemi gati si mjekë pavarësisht se nuk përdorim bisturi e stetoskop. Unë mendoj se jam një format tjetër, nuk nisem të shkoj në Bashki për ta zhvatur e ta mjel si lopë që nesër të jem kryetar i PD. Është një garë e pastër. Nuk ka garë në këtë vend pa gëc-mëc se dhe me gruan në çift, nuk të shkon vaj. Nuk ka gara të tipit Lul-Eduard dhe e gjithë partia punonte për Lulin. Është garë ndaj 7 personave me botëkuptime të ndryshme që i ofrohen si altenartivë demokratëve për ta çuar përballë socialistit që do të jetë ose jo Erion Veliajt”, tha Deda.
I pyetur për 6 rivalët që ka përballë në garën e primareve, Deda u tregua diplomat duke thënë se të gjithë kanë dashamirësit e vet dhe kanë nevojë për njëri-tjetrin.
“Nëse fitoj unë, të gjithë do i kem në krah të djathtë dhe vetë do qëndroj i fundit”, tha Deda.
Ndërsa për PD zyrtare flet me ironi duke ngritur pikëpyetje se kush janë dhe kush i mbështet ndërsa thotë se demokratët njohin Sali Berishën si kryetar.
“Kush janë këta? Ku e kanë selinë? Ku është selia e tyre? Në statut ka një seli, ku e kanë? Ish godina e SHQUP-it është selia e PD me kryetar Sali Berishën. Kush janë mbështetësit e këtyre të Alibeajt? Demokratët janë me Sali Berishën dhe kanë votuar në shumicë për Berishën. E kam thënë dhe diku tjetër, se quaj fare përçarje, s’mund të ketë demokrat e të dalësh në një betejë t’i prishësh punë partisë që përfaqëson. Nuk ka demokrat që del në betejë dhe i çon pikë kundërshtarit. PD është e bashkuar, ka një kryetar e kryesi. Thonë nuk mund të pranojmë që një ‘non grata’”, tha Deda.
Më të lexuarat


Gazetari i njohur kritikon ashpër Blendi Fevziun: Vjen kryeministri Rama, të bën një skandal, të fyen dhe denigron dhe prapë e thërras në emision se me rëndësi janë klikimet

“Transporti urban në Tiranë do të jetë falas”, Belind Këlliçi sqaron deklaratën e bujshme

Zgjedhjet e 14 majit/ Ekspertja e ekonomisë 'shuplakë' Ramës: U kujtua për qytetarët para zgjedhjeve, për tu blerë votën

Ambasadorja Kim ka një mesazh për shqiptarët: Në një stivë do gjesh një dru të shtrembër...

Gazetari i njohur zbërthen prapaskenat mes PD dhe kandidatëve të primareve: Ja ujditë që po bëjnë në veri

Deputeti i PD-së reagon ashpër mbi situatën në vend: Në qeverisjen e Ramës më lehtë porosit vrasje se kafe

Deputeti reagon për tërheqjen e kandidatëve të PD-së: Mund të gjendet një shteg për të dalë me një kandidat

“Ukraina dhe FBI, profilet në korrupsion”/ Media amerikane zbulon rolin e Dorian Duçkës me djalin e Joe Biden: Ishte lidhja e McGonigal me kryeministrin e korruptuar Edi Rama

Gazetari zbulon dy kandidatët e rinj që garojnë për Alibeajn

Zgjedhjet e 14 majit/ Koalicioni i Berishës dhe Metës prezanton një tjetër kandidatë, reagon deputeti me tone të forta ndaj qeverisë: Ai ha, pi dhe zhgërryhet si derrat bashkë me kryetarin e Bashkisë sot
