Në studion e emisionit “Open”, po diskutohet për kërkesën e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetaj.
Avokati Jordan Daci bëri deklaratën e fortë, ku tha se inceneratorët do të do djegin një pjesë të madhe të zyrtarëve, teksa shtoi se ‘ata që u morën me plehrat, do të digjen si plehrat’.
“Reforma në drejtësi nuk është imun. Drejtësia dhe policia e kanë bërë punën e vetë. Inceneratorët do djegin një pjesë të madhe të zyrtarëve. Ata janë marrë me plehrat, pritini të digjen vetë si plehrat”, tha ai.
Ndërsa, gazetari Elkier Bushkolaj tha se nëse Ahmetaj do kishte besim te drejtësia shqiptare do ishte përballur me të dhe nuk do kishte zgjedhur të arratisej.
“Edhe Ahmetaj e pranon që drejtësia ka dështuar në lidhje me statistikat. Po të kishte besim te kjo drejtësi…do të ishte përballë”, u shpreh ai.