BREAKING NEWS

A është ai politikani që përmendet në përgjime? Reagon për herë të parë Taulant Balla

A është ai politikani që përmendet në përgjime?
x
BREAKING NEWS

Vrasja e gruas shtatzënë, paralajmërohet vendimi drastik në qeveri, ministrja lëshon thirrjen e fortë

Vrasja e gruas shtatzënë, paralajmërohet vendimi drastik në
x
BREAKING NEWS

Karamuço plas deklaratën e fortë dhe ngre dyshime: Droga e Fierit ka lidhje me hakerimin iranian, porositësit përshkruanin...

Karamuço plas deklaratën e fortë dhe ngre dyshime: Droga e
x
BREAKING NEWS

Kokaina masive në Fier, gazetarja nxjerr detajet e pathëna për Çervanaku: E njihnin si bamirës

Kokaina masive në Fier, gazetarja nxjerr detajet e pathëna për
x
BREAKING NEWS

Gara për kreun e forumit rinor të PD, Kokalari ‘sulmon’ Berishën: Kur ke një biznes dhe gabon, fajtori është pronari, po bëheshin gjëra që...

Gara për kreun e forumit rinor të PD, Kokalari ‘sulmon’
x
BREAKING NEWS

“Ç’më duhet mua PD e Primaret, përgjigju”/ Plas sherri në studio, kandidati për Bashkinë e Tiranës i kthehet keq Fevziut: A ka mundësi, programin e ka partia

“Ç’më duhet mua PD e Primaret, përgjigju”/
x
BREAKING NEWS

Deklarata "shokuese" e kandidatit Gert Bogdani: Paratë e krimit...

Deklarata "shokuese" e kandidatit Gert Bogdani: Paratë e
x
BREAKING NEWS

“S’ do lejoj që të valëvitet flamuri i LGBT-së”/ Zotimi i pazakontë i kandidatit në Primaret e PD-së: Nuk shkel mbi...

“S’ do lejoj që të valëvitet flamuri i
x

Politike

“Ishte befasuese për këdo”/ Politologu Ilir Kalemaj komenton vendimin e Parlamentit Europian: Ky është lajmi i ditës

“Ishte befasuese për këdo”/ Politologu Ilir Kalemaj

Politologu Ilir Kalemaj në studion e MCN Live ka komentuar lidhur me rezolutën e Parlamentit Evropian i cili votoi kundër Ballkanit të Hapur.

Duke e cilësuar si lajmin e ditës, Kalemaj tha se sa i përket çështjeve të politikës së jashtme, ishte befasuese për këdo. Sipas tij, kjo shpreh një skepticizëm të fortë dhe udhëzon shtetet e BE që të kenë rezerva të forta ndaj Ballkanit të Hapur dhe iniciativa që ngushtohen në 3 vende si ky rast.

"Në fakt kundërshtimi i Parlamentit Evropian ndaj Ballkanit të Hapur është lajmi i ditës, sa i përket çështjeve të politikës së jashtme, ishte befasuese për këdo. Rezoluta e Parlamentit Evropian ka një rol të rëndësishëm sa i përket rekomandimeve dhe fakti që është me një shumicë të tillë duke parashtruar një rrugë tjetër për integrimin e 6 vendeve, shpreh një skepticizëm të fortë dhe udhëzon shtetet e BE që të kenë rezerva të forta ndaj Ballkanit të hapur dhe iniciativa që ngushtohen në 3 vende", u shpreh Ilir Kalemaj.

Lidhur me portin e Durrësit, Kalemaj tha se akuzat e Berishës ishin të pritshme dhe nuk ka asgjë të re, ndërsa shtoi se vetë qeveria po tregon një reflektim të ulët për kërkesat e grupeve të interesit.

"Natyrisht që kjo nuk është surprizuese nga Berisha, por duke përfshirë dhe oponencën teknike ndaj atyre që i quan megaafera, kështu që s’ka asgjë të re dhe natyrisht Bashën e ka akuzuar në vazhdimësi si peng jo vetëm të interesave me financimet ruse, por dhe të Ramës dhe në këtë kuadër është dhe deklarata e sotme e Berishës. Sa i përket portit të Durrësit qeveria nuk ka pse të marrë me procedura të përshpejtuar sepse kjo na kujton aferën  me inceneratorët, duket shumë absurde aq më tepër që sot diskutohet buxheti. Nga ana tjetër buxheti është në një kohë krize dhe është i rëndësishëm dhe ka pasur shumë pak diskutime lidhur me kërkesat e grupeve të interesit. Duke vazhduar me reflektim të grupeve të caktuara që janë rënduar nga kriza të gjitha këto duhet të gjejnë reflektim në buxhet dhe opozita këtë duhet të bëjë të denoncojë atje ku ajo sheh se ka afera duke marrë paratë e buxhetit për afera", thekson politolohu Ilir Kalemaj.