BREAKING NEWS

Fillon sëpata e SPAK mbi familjarët e Berishës, Shkëlzeni thirret si dëshmitar për “Gërdecin”, ja faksimilet që e fundosin, zbardhen provat që tregojnë djalin e “non gratës” si pronar në hije të biznesit të vdekjes, si i vendosi ministrat nën urdhrat e...

Fillon sëpata e SPAK mbi familjarët e Berishës, Shkëlzeni
x
BREAKING NEWS

Deklarata e SHBA për “non-gratën” dhe kërcitja e prangave për familjarët e tij “tërbojnë” Sali Berishën, kreu i “Foltores” akuza, kërcënime dhe sulme ndaj SPAK

Deklarata e SHBA për “non-gratën” dhe kërcitja e
x
BREAKING NEWS

Fillon “hemorragjia” te grupi i dezertorëve të PD, Dash Sula, Lefter Gështenja dhe “rapsodi” Gjekmarkaj distancohen nga Sali Berisha pas ultimatumit amerikan

Fillon “hemorragjia” te grupi i dezertorëve të PD, Dash
x
BREAKING NEWS

Plas sherri në çetën anti-amerikane, Berisha i pret shpresat Bardhit për Sekretar të Përgjithshëm, deklaron se Noka është numri 2, “Foltorja” presion Gjykatës së Lartë për vulën para se të krijojë parti të re

Plas sherri në çetën anti-amerikane, Berisha i pret shpresat
x
BREAKING NEWS

Çfarë ndodhi në SHBA midis Yuri Kim dhe Edi Ramës, pse kryeministri shqiptar censuroi takimin me ish-ambasadoren amerikane?

Çfarë ndodhi në SHBA midis Yuri Kim dhe Edi Ramës, pse
x
BREAKING NEWS

Rëndohen pozitat e Edi Ramës në SHBA, McGonigal pranon akuzën e ryshfetit 225 mijë USD për lobimin e kryeministrit shqiptar, ish-agjenti i FBI rrezikon 5 vite burg për dosjen shqiptare

Rëndohen pozitat e Edi Ramës në SHBA, McGonigal pranon
x
BREAKING NEWS

Pagat 900 euro në shtet, zbardhet kalendari i rritjes së rrogave në sektorin publik, ja kur do ta përfitojnë shtesat mësuesit, policët, ushtarakët, mjekët dhe infermierët

Pagat 900 euro në shtet, zbardhet kalendari i rritjes së rrogave
x
BREAKING NEWS

McGonigal pranoi akuzat për lobim kundër PD-së, Basha del me reagimin e fortë: Sali...

McGonigal pranoi akuzat për lobim kundër PD-së, Basha del me
x

Politike

“Ishte shembulli i politikanit të urtë e të matur”/ Sot një vit nga ndarja nga jeta e Bujar Nishanit, deputeti Leskaj kujton ish-presidentin

“Ishte shembulli i politikanit të urtë e të matur”/

Me anë të një postimi në rrjetin e tij social ‘Facebook’, deputeti Bujar Leskaj ka kujtuar ish-presidentin Bujar Nishani, i cilu sot mbush plot një vit nga ndarja e tij nga jeta.

Sipas deputetit, Nishani ishte shembulli i familjarit model, shtetarit të ndershëm e atdhetar, politikanit të urtë e të matur, modest e punëtor.

“Po të jetonte akoma ky politikan i urtë, kontributi i tij për bashkimin e demokratëve do të kishte qenë parësor.” -shkruan deputeti Bujar Leskaj

Postimi i plotë:

I paharruar Presidenti fisnik Bujar Nishani!                      

Një vit pa Presidentin Bujar Nishani

Sot më 28 maj 2023 mbushen një vit nga ndarja nga jeta e Presidentit Bujar Nishani.

Presidenti  Nishani ishte shembulli i familjarit model; i qytetarit të përgjegjshëm, shtetarit të ndershëm e atdhetar, politikanit të urtë e të matur, modest e punëtor, të përgjegjshëm e largpamës në emër të demokracisë e prosperitetit, që e përfaqësoi Shqipërinë dhe kombin tonë në mënyrën më dinjitoze.

Gjatë gjithë karrierës së tij, zoti Nishani e tregoi veten një shërbestar i vërtetë i Shqipërisë. Edhe pse ishte Presidnti më i ri në moshën 45 vjeçare, në vitet e presidencës 2007-2012,  me maturinë dhe mençurinë e tij, ai i ngriti në një shkallë sipërore vlerat e institucionit të Presidentit të Republikës. Në mendimin tim modest, ka përfaqësuar Presidentin më të mirë të Shqipërisë në këto 33 vite tranzicion.

Ai diti të tregojë vëmendjen maksimale ndaj Kosovës dhe dha një mbështetje të çmuar për njohjen e Kosovës dhe mbështetjen e kauzave të saj në arenën ndërkombëtare.

Sot Presidentin Nishani shqiptarët, sidomos demokratët, e kujtojnë si një personalitet me vlera të rralla, si burrë shteti me integritet, vizion dhe konseguent në mbrotjen e vlerave të demokracisë.

Me ndarjen e tij nga jeta një vit më parë, Partia Demokratike humbi njërën prej figurave të saj më të rëndësishme, një politikan të matur e të përkushtuar, i cili edhe në muajin e fundit të jetës së tij u përpoq ndershmërisht e pa hezitim për më të mirën e PD dhe demokracisë.

Presidenti Bujar Nishan i mungon familjes, vendit, demokracisë dhe sidomos Partisë Demokratike, në këto kohë të vështira që ajo po kalon. Po të jetonte akoma ky politikan i urtë, kontributi i tij për bashkimin e demokratëve do të kishte qenë parësor.

I paharruar Presidenti fisnik Bujar Nishani!