Seanca plenare e Kuvendit ditën e sotme është shoqëruar me debate.
Ka qenë Sali Berisha i cili i është drejtuar Ministres Elisa Spiropali duke i cituar dhe Frojdin.
E menjëhershme ka qenë dhe përgjigja e Spiropalit, e cila i është drejtuar liderit demokrat duke i thënë se ai nuk duhet të ishte në Kuvend por i mbyllur në shtëpi me turp.
Më tej ajo i është drejtuar duke i thënë se Berisha është i zhveshur nga çdo moral dhe plot vese e dështim.
Sali Berisha: Do i them dy fjalë kësaj Elisës. Ke përdorur një term jo shumë të fisshëm. Po unë nuk do merrem më këtë, ti kërkon të biesh në vulgaritet, por unë nuk bie. Unë jam mjek dhe Zigmund Frojd ka gjetur se zhvillimi i njerëzve kalon në pesë faza. Faza e tretë është stadi falik. Shumica e kalojnë si një stad të pranuar. Disa mbeten aty dhe disa kanë kompleksin e Edipit. Ky kompleksi i stadit të tretë u ndodh edhe vajzave. Problemi është se Frojdi e quan këtë, zilia falike te vajzat.
Elisa Spiropali: Doktor kush të mori me qira sot. Nga pronar absolut i veseve të pushtetit dhe politikës për të mbajtur pushtet, tani je kthyer në një person që të marrin me qira nga njëri te tjetri dhe të hedhin ndonjë koc këtej dhe andej gardhit në mënyrë të përzgjedhur për t’u marrë me njërin ose tjetrin, Doktor unë ta kuptoj dhe moshën dhe hallin dhe është krejtësisht e paimagjinueshme që një gjysh që duhet të ishte i mbyllur me turp sot, del në foltoren e Kuvendit dhe formon jo Frojdin por problemet e tij të rënda se sigurisht je i pamundur. Të tjera biseda nuk mund të bësh.
Ti paguhesh nga pasanikët më të mëdhenj të Shqipërisë dhe vendos gjoba këtej dhe andej. Më vjen keq për katandisjen tënd doktor. Nga kryeministër snajperist në kat të dytë, je kthyer në një snajper me qira. Ata që të përdorin në oborrin tënd do të lënë ashtu siç je i zhveshur nga çdo moral dhe plot vese e plot dështim. Ke humbur Sali. Ti je dëshmia më e gjallë se si nuk duhet të jetë një burrë shteti, dhe tu japësh leksion të gjithëve se si është një monument i gjallë i turpit që mos ti afrohet kush.