Kryetari i Partisë së Lirisë, ilir Meta ka ndarë një raport i cili tregon se Shqipëria është e para në rajon për pagat dhe pensionet më të ulëta.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Meta ka shpërndarë postimin e deputetes së PL-së Erisa Xhixho krahas së cilit shkruan:
“Jemi të parët në rajon për pensionet më të ulëta, për pagat më të ulëta dhe për korrupsionin më të lartë sepse jemi të fundit për demokracinë dhe shtetin ligjor!”