Në seancën e sotme plenare ka pasur tensione dhe debate mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës. Deputeti i PD-së Luçiano Boçi është shprehur kritik në seancë ku u diskutua projektrezoluta për gjenocidin në Srebrenicë.
Sipas tij gjuha e përdorur në Kuvend është e papranueshme, ndërsa drejtuar Kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, theksoi se seanca nuk mund të vijojë me dy standarde dhe duhet të mbajë qëndrim për përjashtimin e Taulant Ballës për përdorim të gjuhës fyese.
I menjëhershëm ka qenë edhe reagim i kreut të Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla ku u shpreh se mban përgjegjësi për çdo interpretim të tij në seancë.
Luçiano Boçi: Duhet të mbani qëndrim dhe për përjashtimin e zoti Balla për përdorimin e gjuhës fyese nga zotit Shehu dhe zotit Berisha. Me dy standard nuk mund të vazhdoni , kjo gjuhë këtu është e papranueshme..
Taulant Balla: Unë mbaj çdo përgjegjësi për çdo interpretim dhe le të thotë zoti Shehu se nuk ka qenë drejtor i kompanisë Shqiponja.