BREAKING NEWS

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet hetimore për Arben Ahmetajn dhe i çojnë fletë-thirrje oligarkut që akuzohet për pastrim parash

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nuk i shpëton dot nga prangat dhe arsyeja e fortë që zyrtari i lartë i DASH Richard Nephew shmangu takimet në Tiranë me qeverinë ‘Rama’ dhe përfaqësuesit ...

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin Argitës dhe përgatitet ta kurorëzojë të bijën në fron me protestën e 12 korrikut, Gaz Bardhi përfundon si “limon i shtrydhur”

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin
x
BREAKING NEWS

Zbardhet dëshmia në SPAK që fundos Niko Peleshin për lidhjet e tij me Klodian Zoton, ish-drejtori i Ujësjellësit të Korçës e nxjerr zbuluar para prokurorëve specialë

Zbardhet dëshmia në SPAK që fundos Niko Peleshin për lidhjet
x
BREAKING NEWS

Mandati për deputet i Sali Berishës në “fije të perit”, do ketë përplasje për Nenin 71 të Kushtetutës, ja kush e ka në dorë “fatin” e “non-gratës”, flasin juristët

Mandati për deputet i Sali Berishës në “fije të
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi nxjerr “CV” e zezë të Sali Berishës në 30 vite, nga bashkëpunimi i tij me udhëheqësin e Serbisë, sulmet ndaj ambasadës së SHBA në Tiranë, grushti i shtetit ’98, vrasja e 4 protestuesve në 21 janar, te emrat e terroristëve që ka bashkëpunuar ...

Frrok Çupi nxjerr “CV” e zezë të Sali Berishës
x
BREAKING NEWS

Autoritetet zvicerane zbulojnë emrin e biznesmenit që doli garant për Arben Ahmetajn në Zvicër si i punësoi gruan me pagë 9 mijë franga në muaj, zbardhen detaje nga dosja hetimore

Autoritetet zvicerane zbulojnë emrin e biznesmenit që doli garant
x
BREAKING NEWS

Ilir Demalia nxjerr prapaskenat e forta: Ilir Meta dhe Sali Berisha po bëjnë gjithçka që të shpëtojnë pasurinë dhe të mos iu ndëshkohet familja, ja provat që mund të përdorë Altin Dumani për t’i çuar pas hekurave

Ilir Demalia nxjerr prapaskenat e forta: Ilir Meta dhe Sali Berisha po
x

Politike

"Ju jeni autorët e kapitullit të parë të demokracisë në Shqipëri", Berisha u drejtohet emigrantëve dhe diasporës: Nuk mund ta lejojmë Ramën të shkojë në ekskursion me patronazhistët dhe të thotë...

"Ju jeni autorët e kapitullit të parë të

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka komentuar mbrëmjen e sotme shpopullimin dhe ikjen masive të të rinjve nga vendi. Gjatë fjalës së tij në tubimin e përditshëm qytetar, Berisha shprehet se përgjegjës për këtë sipas tij është Rilindja.

Sipas Berishës krahasuar me kohën kur në pushtet ishte Partia Demokratike, shifrat e emigrimit janë rritur ndjeshëm. Berisha shprehet se qeveria e Ramës sipas tij e ka boshatisur Shqipërinë. Ai shton se vendi ynë po përballet me shpopullimin apokaliptik të 35% të popullsisë në 10 vite, ndërkohë që Rama deklaron se Shqipëria është në ditët e saj më të mira.


Pjesë nga fjala e Berishës:

Të dashur shqiptarë dhe shqiptare, në diasporë, emigracion dhe kudo që jeni. Flitet shpesh për rëndësinë e ndihmave, remitancave tuaja. Por nuk flitet aq sa duhet se këto remitanca janë vuajtje, gjaku, djersa, mundi dhe sakrificat tuaja. Sepse kjo ishte kosto që paguat kur morët përsipër largimin masiv nga dheu ynë në vitin 1991. Prandaj kur flitet për remitancat, ato nuk janë vetëm ndihma për të afërmit tuaja, ato janë një kontribut dashurie që i paguani Shqipërisë, sepse ndonëse keni ikur, keni ndërtuar jetët tuaja larg saj, ëndrra juaj vazhdon për një Shqipëri demokratike, për Shqipërinë, të bukurën e dheut.

Ëndrra vazhdon për një Shqipëri të integruar në BE. Ëndrra vazhdon për Shqipërinë që së bashku vizionuam 33 vite më parë. Një ëndërr kjo, që për hir të së vërtetës, në qeverinë e Partisë Demokratike, për të parën herë, u bë e prekshme. Propaganda e Edi Ramës, thotë se largim masiv të shqiptarëve ka patur edhe gjatë qeverisë së Partisë Demokratike. Por e vërteta është se ato vite, statistikat tregojnë një popullsi gjithmonë në rritje, ndonëse atë kohë njerëzit lëviznin lirshëm dhe vizat u liberalizuan.

E vërteta është se në ato vite, shumë shqiptarë që ikën me eksode, po ktheheshin. Shqipëria ato vite ishte e populluar, e re në moshë, besimplotë, energjike, e etur për fitore. Ndërsa sot Shqipëria me Edi Ramën në krye është e boshatisur, e plakur, e topitur dhe e dorëzuar. Qytetare dhe qytetarë shqiptarë, në diasporë, emigracion dhe kudo që jeni, mos harroni se fjala shpopullim, kryefjala e ditëve të sotme, nuk ishte dëgjuar ndonjëherë në qeverinë e Partisë Demokratike. Por pas vitit 2013, njësoj sikur nga varri të ishte ngritur fantazma e Enver Hoxhës, një valë tjetër eksodi nisi për shqiptarët. Vala më e madhe në gjithë historinë e kombit shqiptar. Në 10-vjeçarin e Rilindjes, si një sëmundje e egër që rishfaqet, u përballëm sërish me pamjet e gomoneve dhe refugjatëve. U përballëm me numrin më të lartë të të rinjve që largohen, pas Sirisë. U përballëm me shpopullimin apokaliptik të 35% të popullsisë në 10 vite. Të gjitha këto, në një kohë që Edi Rama me tallje dhe përbuzje, thotë se Shqipëria është në ditët e saj më të mira.