BREAKING NEWS

Ilir Meta ka porositur disa vrasje të bujshme, ja si ka bashkëpunuar me grupet kriminale për të asgjësuar armiqtë e tij, Idajet Beqiri nxjerr detajet e forta dhe zbulon ngjarjen e rëndë ku është implikuar edhe Monika Kryemadhi

Ilir Meta ka porositur disa vrasje të bujshme, ja si ka bashkëpunuar
x
BREAKING NEWS

Trondit Frrok Çupi: Ja planet e përbashkëta mes Sali Berishës dhe Izet Haxhisë, nga vrasja e Azem Hajdarit, urdhri për të eliminuar një ministër, deri te strehimi në Turqi

Trondit Frrok Çupi: Ja planet e përbashkëta mes Sali
x
BREAKING NEWS

Si u masakrua agjenti shqiptar në Himarë nga shërbimet greke, detajet nga dosja që fsheh politikanët që i shërbyen Sigurimit dhe dështimi i planit të jugosllavëve për të eliminuar Ramiz Alinë, ja rrëfimi i fundit “bombastik” i Bujar Hoxhës përpara se t...

Si u masakrua agjenti shqiptar në Himarë nga shërbimet greke,
x
BREAKING NEWS

Ambasadori dhe gjyqtarët britanikë në derën e SPAK, Londra aleancë me Dumanin për të goditur pushtetarët e lartë, gjurmim të parave të pista, llogarive bankare dhe sekuestrim pasurie, ja si britanikët do plotësojnë me materiale shtesë dosjet përvëluese...

Ambasadori dhe gjyqtarët britanikë në derën e SPAK, Londra
x
BREAKING NEWS

Komisioni për drejtësinë në udhëkryq, ja çfarë përmban projekti i Edi Ramës në bashkëpunim me Sali Berishën kundër SPAK dhe institucioneve të pavarura

Komisioni për drejtësinë në udhëkryq, ja
x
BREAKING NEWS

Plas sherri te Rithemelimi, grupi i Bardhit përplaset me përkrahësit e Sali Berishës, Shehu, Noka dhe Sula kundër komisionit të Edi Ramës

Plas sherri te Rithemelimi, grupi i Bardhit përplaset me
x
BREAKING NEWS

Lajme shumë të mira për administratën, në qershor hyn në fuqi rritja e re e pagave, orari i punës do të jetë 09.00 me 15:30, do të ketë edhe shpërblime, ja kategoritë që përfitojnë

Lajme shumë të mira për administratën, në qershor hyn
x
BREAKING NEWS

Kërcënohet me sms Altin Dumani, deputeti demokrat zbardh pazaret Rama-Berisha me amnistinë penale, ja si u liruan të korruptuarit dhe “puçi” që iu bë SPAK

Kërcënohet me sms Altin Dumani, deputeti demokrat zbardh pazaret
x

Politike

“Kallëzim në SPAK për bandën e Belinda Ballukut”/ PD zyrtare bën denoncimin e fortë: Ministrja e Infrastrukturës dhe ARRSH shpallën 200 milionë euro tendera, si përjashtuan nga gara kompanitë e huaja

“Kallëzim në SPAK për bandën e Belinda

Partia Demokratike zyrtare ka paralajmëruar padi në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) ndaj Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH).

Në një deklaratë për media, Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Indrit Sefa është shprehur se ARRSH shpallur të paktën 13 procedura tenderimi në një vlerë totale afërsisht 200 milionë euro, por Balluku, sipas tij, për të shmangur futjen në garë të kompanive të huaja, ka vendosur në kritere që kompanitë e huaja nuk e plotësojnë.

Sipas tij kjo është bërë që tenderat t’i përfitojë oligarkët e përhershëm.

“Përballë ketij skandali, Partia Demokratike do ta ndjekë në vazhdimësi e do të marrë të gjitha masat ligjore që kjo bandë hajdutësh të paravete të shqiptarëve, të cilët duan të vjedhin dhe të favorizojnë të njëjtët oligarkë me taksat e shqiptarëve, të përfundojnë pas hekurave të qelisë siç përfundoi dhe drejtori i tyre famkeq Ervis Berberi”, shprehet Sefa ndër të tjera.

Deklarata e plotë:

Të nderuar qytetarë!

Siç jeni njohur nga mediat, Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka shpallur të paktën 13 procedura tenderimi për ndërtim, zgjerim ose rehabilitim rrugësh, në një vlerë totale afërsisht 200 milionë euro.

Këto procedura janë publikuar edhe në media ndërkombëtare, ku natyrisht, qëllimi i shprehur është për të marrë oferta edhe nga kompani ndërkombëtare sipas përcaktimeve ligjore për tendera me vlerë të madhe monetare.

Por, Balluku me zgjatimet e saj në ARRSH me qëllim që të shmang futjen në garë të kompanive të huaja, për të favorizuar ata 5 oligarkët e përhershëm që marrin këto tendera ka vendosur në kriteret e tenderimit kushte dhe afate që asnjë kompani e huaj nuk ka mundësi t’i plotësojë.

ARRSH në kriteret e tenderimit kërkon domosdoshmërisht dhe ka vendosur si kriter përjashtues pikën si më poshtë:

Shoqëritë e huaja duhet të bëjnë ekuivalentimin e licencave profesionale që disponojnë të lëshuara nga vendi i origjinës, pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Republika e Shqipërisë. Mosparaqitja në këtë formë është kusht skualifikues.

Nga ana tjeter, çdo shoqëri e huaj që kërkon të bëjë ekuivalentimin e liçensave profesionale do të duhet t’i drejtohet portalit E-Albania për të bërë këtë proçedurë e cila kërkon minimalisht 40 ditë për të marrë përgjigje nga Ministria e Infrastrukturës e drejtuar nga Belinda Balluku.

Ndërkohë, të gjitha prokurimet publike që ka publikuar ARRSH kanë një afat për depozitimin e dokumentacionit që varjojnë nga 13 deri në 36 ditë.

Pra siç dhe shihet asnjë shoqëri e huaj ose shqiptare që kërkon të bashkëpunojë me shoqëri të huaja nuk ka mundësi të marrë pjesë në këto proçedura tenderimi për sa kohë nuk arrin dot që të plotësojë dokumentacionin ligjor sipas kritereve të vendosura nga ARRSH.

Qëllimi është fare i qartë, Balluku dhe zgjatimet e saj në ARRSH duan t’i japin të njëjtëve oligarkë tenderat që kanë vlerë mbi 200 milionë euro duke përjashtuar në mënyrë antiligjore kompani të tjera shqiptare apo të huaja që në bashkëpunim mes tyre të jenë pjesë e këtyre tenderimeve.

Përballë ketij skandali, Partia Demokratike do ta ndjekë në vazhdimësi e do të marrë të gjitha masat ligjore që kjo bandë hajdutësh të paravete të shqiptarëve, të cilët duan të vjedhin dhe të favorizojnë të njëjtët oligarkë me taksat e shqiptarëve, të përfundojnë pas hekurave të qelisë siç përfundoi dhe drejtori i tyre famkeq Ervis Berberi.

Për këtë arsye, brenda pak ditësh do të depozitojmë në SPAK një kallëzim penal të detajuar për këtë bandë hajdutësh të drejtuar nga Belinda Balluku si ministre e linjës dhe duke përfshirë çdo funksionar të ARRSH që ka firmosur kriteret për të përjashtuar kompani shqiptare apo të huaja për të marrë pjesë në garë.

Partia Demokratike i bën thirrje të gjithë qytetarëve si dhe kompanive private të cilët janë viktimë e padrejtësive dhe për shumë arsye nuk i drejtohen personalisht vetë organeve të drejtësisë, të paraqesin çdo informacion që ata disponojnë në Partinë Demokratike e cila do të vendosi në dispozicion të gjithë burimet njërëzore që ajo disponon për të çuar përpara drejtësisë çdo funksionar që abuzon me detyrën shtetërore në dëm të qytetarëve shqiptar.

Më të lexuarat