Analisti Ilir Demaliaj në një intervistë televizive foli për 101-vjetorit të Pavarësisë, 28-29 Nëntorit.
Në lidhje me paradën në kuadër të 101-vjetorit të Pavarësisë, Demilaj e quajti ‘cirk që i jepet popullit’. Më tej ai tha se më shumë rëndësi po i jepet formës sesa thelbit, ndërsa shtoi se shqiptarëve nuk ka për çfarë u duhen daullet (referuar paradës), kur tallet nga vendet fqinje, referuar Greqisë për rastin e Fredi Belerit.
“Më shumë rëndësi i japim formës sesa thelbit. Këto festa janë një cirk që i jepet popullit. Po ta shihnit nuk kishte shumë entuziazëm. Ne kemi ngelur në fazën infantil shtetëror. Unë nuk jam njeri që entuziazmohem nga këto parada. Pra nuk duhet i japim rëndësi formës, por përmbajtjen. Jemi vendi më i varfër, që s’kemi infrastrukturë. Jemi vend që tallemi nga fqinjët, siç është rasti i Fredi Belerit. Ç’më duhen mua daullet në paradë. Është e tmerrshme. Kjo sepse është përvjetori i pavarësisë. Vetë pavarësinë ne nuk e tregojmë siç është. Kemi problem të vërtetën dhe atë çka paraqesim. Nuk është ashtu, kemi fatin të kemi dokumente. A do të jemi seriozë ndonjëherë? E kemi bërë Isamil Qemalin sikur është Moisiu. Ne nuk kemi ballafaquar historinë.”, u shpreh Demaliaj.