BREAKING NEWS

“Braktisi” Berishën, Agron Duka zbulon pse do të garojë i vetëm në zgjedhje

“Braktisi” Berishën, Agron Duka zbulon pse do të
x
BREAKING NEWS

Rritja e pëlqyeshmërisë për Alibeaj, pedagogia: Ty nuk mundet të të duket Edi Rama një njeri...

Rritja e pëlqyeshmërisë për Alibeaj, pedagogia: Ty nuk
x
BREAKING NEWS

U raportua për atentat, policia zbulon si qëndron e vërteta: Çfarë ndodhi në aksin Tiranë-Lezhë

U raportua për atentat, policia zbulon si qëndron e vërteta:
x
BREAKING NEWS

KQZ kërkon gjobitjen e tre kryebashkiakëve dhe disa zyrtarëve të tjerë (EMRAT)

KQZ kërkon gjobitjen e tre kryebashkiakëve dhe disa zyrtarëve
x
BREAKING NEWS

Aksident me vdekje/ Bie nga skela 53-vjeçari, dalin detajet e para

Aksident  me vdekje/ Bie nga skela 53-vjeçari, dalin detajet e para
x
BREAKING NEWS

Deputetja e PS ka 'dy fjalë' për patronazhistët

Deputetja e PS ka 'dy fjalë' për patronazhistët
x
BREAKING NEWS

Tronditet Lezha/ Të shtëna me armë zjarri, zbardhen dyshimet e para

Tronditet Lezha/ Të shtëna me armë zjarri, zbardhen dyshimet e
x
BREAKING NEWS

Berisha prezanton kandidatin për zgjedhjet e 14 majit dhe thumbon qeverinë: Kjo qeveri në 8 vite mori borxh 5 miliardë euro

Berisha prezanton kandidatin për zgjedhjet e 14 majit dhe thumbon
x

Politike

“Kemi PD, por jo demokratë”, analisti reagon për zgjedhjet e 14 majit: Ja pse PL do të ketë një peshë të madhe këto zgjedhje

“Kemi PD, por jo demokratë”, analisti reagon për zgjedhjet

Analisti Platon Nesturi është shprehur se Partia e Lirisë do të ketë një peshë më të madhe këto zgjedhje, pasi sipas tij, PL do të jetë strehë edhe për koalicionin e Berishës.

Komentet Nesturi i bëri teksa ishte i ftuar në Panorama TV, ku tha se fatkeqësia e PD-së është se me vendimin e gjykatës, PD zyrtare nuk ka elektorat.

Ai shtoi se të dy palët brenda PD-së duhet ta kishin gjetur vullnetin për t’u bashkuar gjatë këtyre muajve dhe të shkonin më të fuqishëm në zgjedhje.

“PD nuk ishte një shoqëri aksionare, dhe në kuadrin e letrave, letrat shkuan në favor të Alibeajt dhe KQZ nuk mund të bënte asnjë lloj ndërhyrje dhe ta përmbyste këtë situatë. Nuk është faji i askujt që PD është e përçarë. Është faji i atyre që e përfaqësojnë PD-në. PD u fut në një cikël të vazhdueshëm krize. Por bashkimi nuk është detyrim i askujt tjetër veçse i atyre që jenë pjesë e saj. Një forcë politike, mund të lindi, të zhvillohet dhe të shuhet, por nuk mund të shuhet pa vulë. Kemi PD por nuk kemi demokratë. Ta çosh diçka vetëm në një aspekt ligjor që të ndahet në gjykatë vetëm te ne ndodh. Unë nuk e shoh më si 6 marsi.

Edhe Partia e Lirisë do të luajë në një formë tjetër. Kemi të bëjmë me faktorë që janë përtej koalicioneve. Në aspektin zyrtar kur nuk rezulton “rithemelimi” si subjekt, kjo peshë do i shkojë Partisë së Lirisë. Meta po e shfrytëzon këtë gjë dhe po del më tepër se kushdo për të treguar forcën e koalicionit të tij. Unë nuk besoj se do të marrin të gjitha bashkitë e majta. Problemi qëndron sesi do të jetë skena politike pas zgjedhjeve. Kjo do të përcaktojë edhe zhvillimet politike të të ardhmes. Ato zhvillime nuk do të varen më as nga vula, as nga firma, por nga forca elektorale. Kemi shumë elementë, jo vetëm përçarja, por kemi edhe një amulli të platformave, etj.

Gjthë këtë kohë kandidatët e “Primareve” nuk e kanë përdorur për kushedi se çfarë. Sepse kriza e brendshme e PD-së e mbulonte gjithçka. Kritikat kanë qenë prej dy vitesh që kanë patur shanse të bashkohen. Një pjesë e deputetëve që janë te Alibeaj, nuk është se duan të jenë te Alibeaj, por te PD dhe nuk duan ta lidhin karrierën e tyre politike me një “non grata”. Nëse do të kemi një PD që do të ketë Berishën në krye, por që nuk do të bëhet asnjëherë alternativë qeverisëse, kjo varet si e mendon. Unë mendoj se edhe te “Rithemelimi” ka shumë që mendojnë se Berisha nuk duhet të vijojë me në krye të PD-së, por kanë ngecuë në atë qerththull. Është më e favorizuar PS në këto zgjedhje. Çështja McGonigal mendoj se nuk do të ndikojë fare në zgjedhjet e 14 majit. Ai çfarë kërkon, kërkon të ketë një lloj shprese, një lloj platforme. Zgjedhjet nuk mund t’i vijnë dot nga gjyqi i McGonigal.

Mirëpres çdo lloj hetimi si ky për kryebashkiakët. Është edhe një lloj frike për zyrtarët e tjerë. SPAK nuk ka të bëjë me vendimet e njërit apo tjetrit. Rama besoj se nuk i ndihmon dot edhe nëse do të donte këta kryebashkiakë dhe kujtojmë edhe nga koha e Berishës kur u akuzuan disa personalitete. Shpresoj që këto veprime të SPAK t’ju prishin gjumin të gjithëve”, u shpreh Nesturi.