BREAKING NEWS

Zbulohet struktura re e Rithemelimit, ja ndryshimet drastike që do të ndodhi nga nënkryetarët deri te emërimet e mbështetësve që janë në pozicionin e anëtarëve të Kryesisë

Zbulohet struktura re e Rithemelimit, ja ndryshimet drastike që do të
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj urdhrat që mori Rama dhe Zelensky nga NATO, Samiti për Ukrainën nuk ishte reklamë për kryeministrin, ja plani amerikan që po thuret në fshehtësi të plotë për Shqipërinë

Kreshnik Spahiu: Ju tregoj urdhrat që mori Rama dhe Zelensky nga NATO,
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni zbardh arsyen pse Ilir Meta braktisi protestën e Rithemelimit dhe rrëfen të pathënat e 20 shkurtit 1991: Ja mashtrimet e Sali Berishës, bustin e Enver Hoxhës e bëri vetë gati për ta rrëzuar diktatura

Daut Gumeni zbardh arsyen pse Ilir Meta braktisi protestën e Rithemelimit
x
BREAKING NEWS

SPAK merr në pyetje për 7 orë Damian Gjiknurin, në skaner pasuritë e tij, udhëtimet, shtëpitë dhe dyshimet për llogari të fshehura bankare në Maltë, ja aferat që mund të fundosin deputetin, nga abuzimet në projektin e rrugës Tiranë-Elbasan, te dosja e ...

SPAK merr në pyetje për 7 orë Damian Gjiknurin, në skaner
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta vulos “divorcin” me Sali Berishën pas izolimit në shtëpi, “zbret” në terren dhe kërkon të marrë kreun e opozitës

Ilir Meta vulos “divorcin” me Sali Berishën pas izolimit
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e fshehta mes Ramës, Berishës, Metës dhe Gazment Bardhit, kodet e tyre mafioze për të kërcënuar njëri-tjetrin, lidhjet me oligarkët, prapaskenat e akuzave të fshirjes së serverëve në “21 janar” dhe detajet nga lufta e madhe që ka plasur për ...

Ja pazaret e fshehta mes Ramës, Berishës, Metës dhe Gazment
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Ja ‘Thembra e Akilit’ në drejtësi që mund të shpëtojë Sali Berishën nga ‘arresti në shtëpi’ dhe rasti i vetëm kur mund t’i digjet mandati si deputet, pse ish-kryeministri mund t'ia hedhë paq nëse hetohet dosja e ‘21 Janarit’...

Spartak Ngjela: Ja ‘Thembra e Akilit’ në drejtësi që
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ja të gjitha tentativat e Berishës për të mbuluar krimin e 21 Janarit 2011, skema për t’ia faturuar vrasjet opozitës, sajesa e plagëve nga afër dhe shpërblimi që iu dha gardistëve, gati të çojmë në SPAK një video që nuk e ka parë Prokuro...

Idajet Beqiri: Ja të gjitha tentativat e Berishës për të
x

Politike

Kërcënimet e Greqisë për Belerin, reagon ish-ministri i Jashtëm: Problemet duhet të zgjidhen në rrugë diplomatike, të dyja palët janë gabim

Kërcënimet e Greqisë për Belerin, reagon ish-ministri i

Gjatë një interviste televizive ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo tha se Greqia e ka deklaruar zyrtarisht se kushti i pranimit të Shqipërisë në BE është të lejohet Fredi Beleri e të betohet si kryetar i bashkisë së Himarës.

Lidhur me këtë çështje, Milo tha se ky qëndrim ishte paralajmëruar prej javësh nga kryeministri grek. Milo u shpreh se duhet kërkuar në rrugë diplomatike dhe jo në rrugë deklarative mundësia e gjetjes së një kompromisi për të zgjidhur problemet.

“Nuk  është një lajm i ri nëse sot ka një deklaratë zyrtare nga qeveria greke se është paralajmëruar prej javësh. Vetë kryeministri grek e ka paralajmëruar një qëndrim të tillë të Greqisë që kur ishte këtu në Tiranë, në një intervistë që dha patra disa javësh, po kështu dhe ministri i Jashtëm, dhe ministrat e Shtetit që kanë ardhur në Tiranë, e kanë bërë të qartë që do të ketë një qëndrim të tillë në Greqisë në përgjigje të moslejimit të betimit të Belerit.

Kjo është ngjatje që nuk duhej të ndodhte, gabimet janë të të dy palëve. Është nxitim i autoriteteve shqiptare për të arrestuar në të ashtuquajturën flagrancë Belerin dy ditë para zgjedhjeve, mund të ishte trajtuar ndryshe duke zbatuar ligjin siç është zbatuar në raste të tjera. E dyta është qëndrimi intransigjent që po mban Greqia në raport me integrimin e evropian të Shqipërisë dhe me hapjen e mundshme të negociatave të Konferencës së Dytë ndërqeveritare në muajin dhjetor.

Kemi të bëjmë me një reaksion zinxhir, që një veprim i nxituar emocional sjell pasoja po kaq emocionale politike nga pala tjetër. Duhet kërkuar në rrugë diplomatike dhe jo në rrugë deklarative mundësia e gjetjes së një kompromisi për të zgjidhur problemet sepse po shkojmë në një drejtim që s’është çështje inati personal e një lideri apo tjetri por është çështje që ka të bëjë me probleme të mëdha, si integrimi i Shqipërisë”, tha Milo.

Sipas Milos çështja Beleri është kaq e vogël përballë një çështje kaq të madhe siç është integrimi evropian i Shqipërisë sa s’ka pse të mos kërkohet një zgjidhje.

“Çështja Beleri është kaq e vogël përballë një çështje kaq të madhe siç është integrimi evropian i Shqipërisë sa s’ka pse të mos kërkohet një zgjidhje , nëse nuk e ka të qartë legjislacioni shqiptar të paktën nuk e përjashton sepse ka pasur dhe raste të tjera. Ky pingpong institucionesh për të gjykuar për këtë çështje nuk është serioz dhe i duhet dhënë një zgjidhje.

Nuk duhet të arrijmë që të bëhet çështje ndërkombëtare, dhe që Shqipëria të bëhet problem në forumet ndërkombëtare, qoftë edhe në Bruksel për një çështje që mund të ishte gjetur mirëkuptimi mes dy qeverive. Kokëfortësia nga të dyja palët për të vazhduar me qëndrimet e tyre është i  dëmshëm. Dëmton jo vetëm Shqipërinë në rastin konkret, jo vetëm marrëdhëniet 2 palëshe mes dy vendeve që janë konsideruar dhe si marrëdhënie të partneritetit strategjik, dhe nëse ky partneritet strategjik që bën fjalë dhe për çështje të mëdha që duhet të ballafaqohen të dy vendet nuk mund të zgjidhë këtë çështje, atëherë vihet në dyshim çfarë partneriteti është ky.

Kemi të vejmë me një problem të vogël që nuk meriton kaq shumë vëmendje dhe qëndrime intransigjente përballë një problematike të madhe që i lidh 2 vendet”, shtoi Milo.

 

Më të lexuarat