BREAKING NEWS

“Në mesnatë Alibeaj ndryshoi listat pa na pyetur”/ Dha dorëheqjen nga gara për kryetar Bashkie në Korçë, Gjata zbardh prapaskenat e forta

“Në mesnatë Alibeaj ndryshoi listat pa na pyetur”/ Dha
x
BREAKING NEWS

VIDEO/ Artan Hoxha publikon pamjet: Ja momenti kur ish-shefi i RENEAS merr 113 mijë eurot nga biznesmeni

VIDEO/ Artan Hoxha publikon pamjet: Ja momenti kur ish-shefi i RENEAS merr 113
x
BREAKING NEWS

"Dal unë në përgjime që flas me..."/ Artan Hoxha thirrje policisë: Shkoni te bandat, te ngjarjet e fundit kriminale në Tiranë makinat janë vjedhur në të njëjtin qytet

"Dal unë në përgjime që flas me..."/ Artan Hoxha
x
BREAKING NEWS

Deklarata ‘bombë’ e Artan Hoxhës: Pronarët e Top Channel kanë ndjerë rrezik, ata e dinë se nga vjen sulmi

Deklarata ‘bombë’ e Artan Hoxhës: Pronarët e Top
x
BREAKING NEWS

Të shtëna me armë zjarri, reagon policia

Të shtëna me armë zjarri, reagon policia
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh? Përçahen demokratët e Berishës në Sarandë

Çfarë po ndodh? Përçahen demokratët e Berishës
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet e 14 maji/ Ish deputeti reagon për tërheqjen e kandidatëve të PD-së: Bombën ia ka vënë Berisha

Zgjedhjet e 14 maji/ Ish deputeti reagon për tërheqjen e
x
BREAKING NEWS

Kush e ka radhën? Paralajmërimi i bujshëm i ambasadorit britanik: Këtë vit do ketë “non grata” të tjerë

Kush e ka radhën? Paralajmërimi i bujshëm i ambasadorit britanik:
x

Politike

Kryeministri Rama emëron në krye të SHISH njeriun e Baton Haxhiut dhe thellon konfliktin me lidershipin kosovar

Kryeministri Rama emëron në krye të SHISH njeriun e Baton Haxhiut

Vlora Hyseni është emri i ri, që kryeministri Edi Rama i ka propozuar ditën e djeshme Presidentit Begaj për emërimin si drejtore të Shërbimit Informativ Kombëtar.  Kreu i qeverisë i dorëzoi personalisht kandidaturën e Hysenit tek kreu i shtetit mëngjesin e sotëm, kur u takua në zyrën e presidentit për 30 minuta. “I paraqita Presidentit të Republikës propozimin për emërimin e Znj.Vlora Hyseni drejtore e Shërbimit Informativ Kombëtar, me besimin e plotë se përgatitja e spikatur, eksperienca e krijuar në vite dhe respekti që zonja Hyseni gëzon në komunitetin ndërkombëtar të inteligjencës, përbëjnë një garanci të plotë për reformimin e mëtejshëm të shërbimit inteligjent shqiptar”, shkroi dje Rama në Facebook. Vlerësimet e Kryeministrit Rama për të janë të shumta. Ai shkruan në postimin ku lajmëron propozimin e emrit të saj tek Presidenti se ka besim të plotë që përgatitja e spikatur, eksperienca e krijuar në vite dhe respekti që zonja Hyseni gëzon në komunitetin ndërkombëtar të inteligjencës, përbëjnë një garanci të plotë për reformimin e mëtejshëm të shërbimit inteligjent shqiptar.

Rama thellon konfliktin me lidershipin kosovar

Vlora Hyseni është nga Kosova, por me pasaportë shqiptare dhe prej 2 vitesh shërbente si këshilltare për Sigurinë e Kryeministrit Rama. Të gjithë tashmë e dimë se “ndërmjetësi” në këtë mes kur bëhet fjalë për Kosovën është Baton Haxhiu. Ai që nuk ndryshon dhe mbetet gazetari i preferuar i kryeministrit. Por ky vendim i Ramës thellon në mënyrë të panevojshme konfliktin me lidershipin kosovar, pasi Vlora Hyseni nuk është hera e parë që është zyrtare në Shërbimin Informativ. Për 4 muaj, deri në Korrik të vitit 2021, kur ajo u shkarkua nga kryeministri Kurti me dekret të Presidentes Osmani, drejtonte Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, si e komanduar, edhe pse emërimin e kishte si zv/drejtoreshë. Marrëdhëniet midis Shqipërisë e Kosovës janë vëllazërore e duhet të shkojnë drejt funksionimit të përbashkët dhe ky rast duket një provokim i panevojshëm nga Shqipëria karshi institucioneve të Kosovës.

Kryeministri shqiptar “trazon” Kosovën

Ky nuk është i vetmi rast që Rama thellon përplasjet me Kosovën. Politikanë, zyrtarë dhe qytetarë kosovarë janë irrituar shumë shpesh së fundmi sa i takon raporteve të mira që kryeministri Edi Rama ka me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç. Muajt e fundit kryeministri ka shfaqur një “kimi” dhe raporte të shëndosha zyrtare me presidentin Vuçiç, por me sa duket kjo strategji nuk është porositur mirë nga qytetarët kosovarë, të cilët njëzëri kanë kritikuar këtë qëndrime me standard të dyfishtë, për shkak të mbrojtjes që po i bën Serbisë, e cila ka masakruar popullin e Kosovës në vite. Teksa Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian i ka vendosur ultimatum të prerë Beogradit zyrtar që të njohë pavarësinë e Kosovës dhe ndërkohë t’i vendosë sanksione Rusisë, kryeministri Edi Rama ka marrë në mbrojte presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, i cili ka injoruar skajshëm këto dy porosi të SHBA-BE. Ditët e fundit kryeministri Rama është vënë në qendër të vëmendjes dhe akuzave, për shkak se ai ka mbështetur fuqishëm politikat serbe, sikundër është nisma “Ballkani i Hapur, iniciativë kjo që ka lënë jashtë saj Kosovën, por dhe që kundërshtohet fuqishëm nga Bashkimi Europian, veçanërisht nga qeveria gjermane e drejtuar nga kancelari, Olaf Scholz. Por këto reagime të forta, nuk kanë ndikuar aspak tek kryeministri shqiptar, i cili nga dita në ditë po dëshmon se ai do më shumë presidentin Vuçiç dhe serbët që kanë masakruar e vrarë vëllezërit dhe motrat tanë kosovarë.

Më të lexuarat