BREAKING NEWS

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet hetimore për Arben Ahmetajn dhe i çojnë fletë-thirrje oligarkut që akuzohet për pastrim parash

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nuk i shpëton dot nga prangat dhe arsyeja e fortë që zyrtari i lartë i DASH Richard Nephew shmangu takimet në Tiranë me qeverinë ‘Rama’ dhe përfaqësuesit ...

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin Argitës dhe përgatitet ta kurorëzojë të bijën në fron me protestën e 12 korrikut, Gaz Bardhi përfundon si “limon i shtrydhur”

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin
x
BREAKING NEWS

Zbardhet dëshmia në SPAK që fundos Niko Peleshin për lidhjet e tij me Klodian Zoton, ish-drejtori i Ujësjellësit të Korçës e nxjerr zbuluar para prokurorëve specialë

Zbardhet dëshmia në SPAK që fundos Niko Peleshin për lidhjet
x
BREAKING NEWS

Mandati për deputet i Sali Berishës në “fije të perit”, do ketë përplasje për Nenin 71 të Kushtetutës, ja kush e ka në dorë “fatin” e “non-gratës”, flasin juristët

Mandati për deputet i Sali Berishës në “fije të
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi nxjerr “CV” e zezë të Sali Berishës në 30 vite, nga bashkëpunimi i tij me udhëheqësin e Serbisë, sulmet ndaj ambasadës së SHBA në Tiranë, grushti i shtetit ’98, vrasja e 4 protestuesve në 21 janar, te emrat e terroristëve që ka bashkëpunuar ...

Frrok Çupi nxjerr “CV” e zezë të Sali Berishës
x
BREAKING NEWS

Autoritetet zvicerane zbulojnë emrin e biznesmenit që doli garant për Arben Ahmetajn në Zvicër si i punësoi gruan me pagë 9 mijë franga në muaj, zbardhen detaje nga dosja hetimore

Autoritetet zvicerane zbulojnë emrin e biznesmenit që doli garant
x
BREAKING NEWS

Ilir Demalia nxjerr prapaskenat e forta: Ilir Meta dhe Sali Berisha po bëjnë gjithçka që të shpëtojnë pasurinë dhe të mos iu ndëshkohet familja, ja provat që mund të përdorë Altin Dumani për t’i çuar pas hekurave

Ilir Demalia nxjerr prapaskenat e forta: Ilir Meta dhe Sali Berisha po
x

Politike

Lulzim Basha shpalos programin e PD-së: Integrimi europian dhe përballja me sfidat e sigurisë janë në fokusin tonë

Lulzim Basha shpalos programin e PD-së: Integrimi europian dhe

Kryetari i PD, Lulzim Basha, trajtoi procesin e integrimit dhe planin e PD për këtë mision të Shqipërisë, gjatë takimit me grupin e punës për programin dhe ekspertë të fushës.

“Integrimi europian dhe përballja me sfidat e sigurisë që përballet sot rajoni dhe Europa janë prioritet të programit qeverisës së PD.  Me grupin e ekspertëve diskutuam finalizimin e programit tonë”, shprehet Basha në Facebook

POSTIMI I PLOTË:

Integrimi europian dhe përballja me sfidat e sigurisë që përballet sot rajoni dhe Europa janë prioritet të programit qeverisës së PD.

Me grupin e ekspertëve diskutuam finalizimin e programit tonë.

Ne do të kemi një plan të qartë veprimi, koordinimi dhe bashkëpunimi për të përmbushur detyrimet që rrjedhin në rrugën drejt integrimit.

Në këto kohë sfiduese për sigurinë, vendi ka nevojë për një strategji të qartë për mbrojtjen, modernizimin e forcave të saj të armatosura dhe bashkërendim me partnerët tanë për arkitekturën tonë të sigurisë, e cila do t’i kontribojë edhe shqiptarëve e jo vetëm në rajon.

Sfidat e sigurisë në rajon duhen adresuar me prioritet përballë kërcënimeve të vazhdueshme që vijnë nga Serbia. Shfaqja e presidentit Vuçiç me simbolin famëkeq të tre gishtave, të përdorur nga ata që shkaktuan krime e genocid në Ballkan, është një sinjal i keq për paqen dhe stabilitetin e rajonit tonë.

Projektet e botës serbe të artikuluara nga Vuçiç dhe Dodik synojnë ndarjen e Republika Srpska, destabilizimin e Malit të Zi dhe Kosovës, skenar i cili nisi, por dështoi në veriun e Kosovës më 24 shtator 2023.

Shqipëria duhet dhe do të luajë një rol më proaktiv në rajon dhe nuk do të ngurrojë në mbështetjen e saj ndaj Kosovës.

Atë që kam kërkuar për Kosovën, një financim vjetor në ndihma ushtarake, në vlerën e 50 milionë eurove do ta kemi pjesë të programit tonë.

Duhet t’i japim fund traditës së mbështetjes folklorike për Kosovën. Por të bashkërendojmë axhendat dhe faktorët politik shqiptarë në Kosovë, Maqedoni të Veriut dhe në Malin e Zi, për të garantuar paqen dhe stabilitetin e rajonit.