Analistja Brizida Gjikondi, e ftuar në një program televiziv, komentoi zhvillimet e fundit politike në vend, mes tyre dhe diskutimet në Parlament për mandatin e Olta Xhaçkës.
Ajo u shpreh, se duke parë gjuhën politike nuk beson se mazhoranca do të votojë për ta çuar për vlerësim mandatin e Xhaçkës. Ajo theksoi se mazhoranca nuk duhet të bëjë rolin bllokues, por të vijojë të mbështesë pa kushte drejtësinë dhe këtë çështje ta vlerësojë vetë Gjykata Kushtetuese.
“Do të jetë një vendim që do të përmbushte vlerat e moralit në politikë, nuhas dhe ndjej se mazhoranca nuk pranon ta çojë për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese. Është mirë që këtë vendim ta marrë Gjykata Kushtetuese, nuk më pëlqen qasja dhe ligjërimi i sotëm. Kjo mazhorancë do duhet të vazhdoje në rrugën e besimit të drejtësisë shqiptare, që të shqyrtohet vlefshmëria e mandatit të Xhaçkës nga Gjykata Kushtetuese”, tha ajo.