Ish-Presidenti Alfred Moisiu mbushi këtë të premte, 1 dhjetor, 94-vjeç. Në një intevistëtelevizive Moisiu tha se mosha bën të vetën, por ai ndihet ende mirë, pavarësisht virozave të stinës që qarkullojnë në këtë periudhë.
“Tani dihet mosha bën të vetën, aq më tepër kur është kjo periudha e gripit, sigurisht që ka probleme, por themi që mbahemi”, tha Moisiu.